Lidhu me ne

Kryesore

INCENERATORI I TIRANËS nga skandali në skandal/ Si u zhytën institucionet shtetërore në një aferë korruptive

Raporti i performarncës kryer nga KLSH së fundi në lidhje me konçesionin  e inceneratorit të Sharrës ka nxjerë zbuluar Ministrinë e Mjedisit dhe ka faktuar një zinxhir skandalesh në këtë aferë korruptive ku janë përfshirë disa institucione shtetërrore.

Nuk pati konsultim

Sipas të dhënave zyrtare siguruar nga CNA.al, në raport theksohet se “pavarësisht ndërhyrjes post factum të organizatave mjedisore dhe organizatave të riciklimit në Shqipëri, mungesa e përfshirjes së tyre si palë interesi të lidhura ngushtësisht me objektin e koncesionit, nuk legjitimon veprimet e Ministrisë së Mjedisit për mos shqyrtimin dhe mos konsultimin e projektit koncesionar që në fazën e studimeve të fizibilitetit në trajtën e konsultimeve me publikun apo grupet e interesit”.

Raporti thekson faktin se Ministria e Mjedisit ka vepruar me nxitim duke gjetur zgjidhjen e inceneratorëve pa pyetur palët e interesura dhe pa marrë mendimin e plotë të tyre. Gjithashtu është konstatuar se kostot e incenerimit janë të larta dhe pasojat në buxhetin e shtetit mund të jenë me qindra milionë euro.

Institucionet shtetërore kundër

Institucionet qëndrore nuk janë dakordësuar dhe nuk kanë kthyer përgjigje pozitive tek Ministria e Mjedisit kur kjo ka kërkuar mendim. Gjithashtu kjo ministri ka çuar sërish shkresa për të bërë të munduar marrjen e mendimit pozitiv, kjo tregon qartazi se pas refuzimit apo heshtjes një urdhër tjetër ka detyruar shumë institucione të ndryshojnë mendim.

KLSH raporton se, “Mungesa e dakortësisë se institucioneve qendrore, fushëveprimtaria e të cilave lidhet ngushtesisht më objektin e projektit koncesionar, devijon procesin e rregullt të miratimit mbi këto nisma duke sjellë mungese eficience dhe identifikim të risqeve potencial”.

Dy milionë euro kosto shtesë për shpronësime

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show
Klodian Zoto

Një problematikë tjetër e konstatuar është edhe statusi juridik i pronës ku do investohet. Qeveria më pas është detyruar të paguajë mbi 2 milionë euro për shpronësime në këtë zonë.

Në raport theksohet se, “mungesa e informacionit paraprak mbi statusin juridik të prones ku do të investohet projekti koncesionar për ndertimin e landfillit, inceneratori dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë, propozuar nga operatori ekonomik “Integrated Energy B.V”, sjele rritje të kostos”.

Kontrata u shkel nga palët

KLSH konstaton në raportin e performancës se “Si pasojë ë veprimeve dhe mos veprimeve si dhe shmangies nga detyrimet e përcaktuara në kontratë si nga AK ashtu edhe nga Koncensionari, janë shkaktuar vonesa të konsiderueshme në afatin e fillimit dhe vijimit të punimeve të projektit.

Edhe pas fillimit të punimeve, pjesa më e madhe e Loto-eve janë jashtë afateve të përcaktuara në Grafikun e Punimëve, si pasojë e të cilave ende nuk kemi në pordorim një implant për trajtimin e mbetjeve dhe prodhimin e energjisë“.

KLSH në një raport me mbi 50 faqe ka mundur të zbulojë shkelje ligjore dhe abuzime të cilat fillojnë që nga propozimi, gara dhe deri tek situata aktuale ku qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë paguar 40 milionë dollarë për incenerimin e mbetjeve dhe incenerator nuk ka./CNA.al

MË TEPËR

Kryesore10 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix10 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix10 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix10 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix10 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix10 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix10 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix16 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix16 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix16 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook