Lidhu me ne

Temporal

Dokumentet/ Sigurimi torturon deri në vdekje një vajzë 20-vjeçare

“I shkulën dhëmbët, e torturuan derisa e çmendën, dhe në fund, trupin ia hodhën në një gropë…”

Një punonjës i Sigurimit të Shtetit ka lënë dëshmi me shkrimin e tij, mbi një varg torturash makabre që janë ushtruar mbi një vajzë të pafajshme, deri sa ajo ka dhënë shpirt. Dëshmia e tij përforcohet edhe nga një dëshmitar tjetër okular, i cili e përforcon më tej përshkrimin e të parit me aktin e përdhosjes së trupit të vdekur.

Kujto.al i sjell për lexuesit këto dy dokumente, të marra nga fondi 14 në AQSH.

Dokumenti i parë, drejtuar me 20 janar 1949, komitetit Qendror të Partisë Komuniste,  është shkruar nga një punonjës i strukturave të Sigurimit të Shtetit, i quajtur Anastas Dushku. Ai dëshmon me detaje, se në sytë e tij është torturuar deri në vdekje, një vajzë e pafajshme nga oficerët e Sigurimit.

Ai dëshmon si më poshtë:

“…nga muaj Prill-Maj 1945, në ish Batalionin e IV të Brigadës I M.P. (ish Kuestura e vjetër, në rrugën e Barikadave), silleshin të burgosun prej Drejtorisë së Sigurimit dhe mbaheshin në birucat, të cilat i kishte krijuar që me kohë fashizmi. Atëhere kanë sjellë aty të arrestuar dhe një shoqe, për të cilën mësova që ishte anëtare Partie. Vinin nga Drejtoria. e Sigurimit çdo natë oficera dhe e mernin në pyetje duke e torturuar gjithë natën. Kështu vazhdoi mjaft kohë dhe dukesh se kjo shoqe nuk tregonte gjë, sepse torturat vazhdonin gjithnjë, deri sa një ditë ajo u çmend fare. Në këtë gjendje e merrnin përsëri në pyetje dhe nga jashtë dhomës së pyetjeve digjonja që ajo të përsërisë dendur emnin e Partisë.

Kështu të çmendur e mbanin në një birucë të tmerrshme. Atëhere më ishte dhënë rasti t’a shoh, ishte katandisur në një gjendje që unë nuk jam në gjendje t’a përshkruaj këtu në letër. Dhëmbët e para i kishte të thyera, pastaj nga që nuk ishte në mënt, ndyente vetvetene dhe kështu ishte mbushur plot morra dhe krimba nga ndyrësira. Nuk mund t’i afroheshe nga era e qelbur që nxirrte. Me këtë pamje ajo i përgjiste një shtrige dhe jo një vajze 18-20 vjeçare.

Por oficerat e Sigurimit vazhdonin t’a mernin në pyetje edhe në këtë gjendje, por me sa mësova ajo nuk kish treguar gjë me gjithë torturat barbare që i bënin, kështu që ata u siguruan që ajo ishte e pafajshme…

Pjesën tjetër të historisë tragjike të kësaj gruaje të dhunuar barbarisht, e gjejmë në dokumentin tjetër të nënshkruar nga një tjetër dëshmitar, Hamdi Sollaku. Ai zbulon se gruaja e dhunuar quhej Hatlije Tafa dhe ishte arrestuar pa asnjë provë. Në letrën e tij dëshmitari i dytë shkruan ndër të tjera: 

“Hatlija u pyet dhe ngaqë ajo thoshte se s’dinte asgjë dhe mohonte çdo akuzë me këmbëngulje, u torturua. Hatlija është torturuar jashtëzakonisht rëndë, sa s’ngrihej dot nga krevati. Këtë e ka parë nga dritarja një ditë e ëma tek i shpinte ushqimin. Hatlija i kishte hedhur nga dritarja dhëmbët e shkulura nga torturat, të cilat e ëma i ruan akoma sot dhe i kishte thënë: “Nënë, do të vdes nga torturat pa ditur shkakun … aman çfarë kam bërë që më rrahin kështu … më janë ngjitur plagët e trupit pas çarçafit të krevatit”.

Një ditë Hatlijen e dërguan në spital: kishte pirë helmin për t’u mbytur, por arritën ta shpëtonin. Rrugës tek e shpinin nga spitali në burg, ajo ishte hedhur nga karroca në vendin që kryqëzohet me rrugën që të shpie në shtëpinë e saj (udhëkryq): Rruga e Dibrës, Shenasi Dishnica, Siri Kodra. Ishte ulur në tokë dhe duke qarë kërkonte ta shpinin në shtëpi. Kjo tregonte se ishte bërë krejt anormale.

Pasi e shpien ku ishte më parë, e torturojnë prapë, thuhet se një ditë e morën në pyetje lart në zyrën e katit të tretë (ish-kuestura në Rrugën e Barrikadave) dhe Hatlija duke parë dritaren hapur u hodh vetë nga ajo poshtë. Nga e rëna theu një krah dhe një këmbë dhe i humbi fare ndjenjat. E shpunë në spital ku i prenë krahun dhe këmbën, por thuhet ngaqë iu bë gangrenë vdiq. Kufomën nuk ia dorëzuan së ëmës, por e futën në thes dhe e varrosën vetë. E ëma e diktoi varrin vetëm pas një jave…..

Të dy dëshmitë e mësipërme kanë rëndësi të veçantë për detajet që japin rreth mjeteve të torturës, detaje që i ndeshim pothuajse në të gjithë dëshmitë gojore të ish të burgosurave politike të regjimit, apo ato që u mbajtën të mbyllura në kampet e internimit me tela me gjemba. Këto dy dokumente faktojnë plotësisht aktet ekstreme të dhunës ndër birucat e Sigurimit, ku të qenit femër nuk përbënte stepje për këta “burra” që përdornin torturat më të përbindshme, si armë për të mbërritur qëllimet e regjimit të Hoxhës./Kujto.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook