Lidhu me ne

Mix

Nuk e keni gjetur ende dhuratën për Shën Valentin, ja disa ide

Libri: Bliji të dashurit/es një libër me poema dashurie në dyqanin më të afërt të librave. Nuk ka rëndësi nëse ju zgjidhni sonetet shekspiriane, poezi dashurie nga Rumi, poetët persian të shekullit të XIII apo vëllime më të kohës. Një libër me poezi dashurie mund ta transformojë blerjen tuaj të minutës së fundit në një dhuratë të bukur dhe të përjetshme.

Darkë romantike: Çfarë mund të jetë më mirë se një darkë romantike në ditën e Shën Valentinit? Por meqë po flasim për zgjedhjet e minutës së fundit, rezervimi mund të kthehet në një mision të pamundur. Meqë ju duhet të vendosni me shpejtësi, një piknik do të ishte zgjidhja ideale. Zgjedhja e ushqimeve dhe pijeve nga dyqanet tuaja të preferuara do të ishte perfekt. Por në qoftë se moti nuk është shumë favorizues për piknik, ka një zgjidhje tjetër. Merrni makinën tuaj ose një të marrë me qira, gjeni një pamje të bukur ku mund të shikoni dritat e qytetit, batanije për të mos pasur ftohtë, dhe ju sigurojmë se do të jetë shumë romantike, dhe partnerit do t’i pëlqejë me siguri.

Bizhuteritë: Si një ditë e cila i dedikohet të dashuruarve bizhuteritë mbeten një dhuratë klasike, dhe në minutën e fundit mund të gjesh një shumëllojshmëri të tillash. Një varëse të bukur, ose një palë vëthë për të apo një byzylyk i bukur? Çfarëdo që ju zgjidhni, bizhuteria është një dhuratë e Shën Valentinit dhe është e sigurt që partneri mbetet i kënaqur.

Mesazh dashurie: Përdor kamerën tende për të regjistruar një mesazh dashurie ku t’i tregosh të dashurit/ës të gjithë thellësinë dhe intensitetin e dashurisë suaj. Është një dhuratë e minutës së fundit që mund të mbetet si një thesar, që t’i e sheh dhe e sheh përsëri gjatë gjithë jetës.

Fotografi: Nëse një fotografi vlen sa njëmijë fjalë, atëherë përse të mos i dërgosh të dashurit/ës mesazhin tënd të dashurisë në një fotografi, në një kornizë të bukur? S’ka rëndësi se çfarë foto do të zgjidhni, ku jeni bashkë apo një kur je vetëm, mjafton të zgjedhësh të duhurën dhe kjo mund të kthehet në një dhuratë të përsosur.Ditari: Blej një bllok të bukur dhe shkruaj në faqen e parë diçka romantike. Pastaj zotohuni të dy se do të mbushni faqet e ditarit me nga një shënim të përbashkët, çdo ditë të vitit deri në ditën e Shën Valentinit të ardhshëm.


Rezervo një dhomë: 
Nuk është e thënë që të fluturoni për në Paris për të kaluar një natë romantike. Hidhini një sy hoteleve rreth e rrotull dhe rezervoni një dhomë. Është një zgjidhje ideale e minutës së fundit. Shkurti është një muaj jo shumë i përshtatshëm për të udhëtuar, ndaj gjetja e një dhome të tillë mund të ishte e përshtatshme edhe për buxhetin tuaj.

Tatuazhet: Jini spontan! Bëni një deklaratë të përhershme të dashurisë tuaj me një tatuazh që ju bashkon. Mund të jetë një zemër, ku gjysmën e vizatoni ju dhe gjysmën tjetër partneri. Ose në një rast tjetër mund të mos jenë të tillë, bëni një tatuazh që ka kuptim jo vetëm për ju por edhe për personin që doni dhe së bashku bëni një zotim që koha s’mund ta fshijë.

Argëtohuni: Kalojeni ditën e Shën Valentinit duke i dhuruar partnerit/es një gjë që ai/ajo pëlqen ta bëjë. Nëse ju zgjidhni një biletë filmi, një vizitë në muze, biletë për teatër, ndjekjen e një ngjarje sportive apo vajtjen në një kantinë vere, s’ka rëndësi, do të jetë gjithsesi diçka e ëmbël sepse është diçka që mund ta bëni të dy bashkë.

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix22 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix22 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix22 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix22 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix22 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix22 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix22 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix22 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar22 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook