Lidhu me ne

Mix

Gatimi në soba me dru, shkaku i sëmundjeve të mushkërive?

Njerëzit që gatuajnë me dru në vend të mënyrave të tjera në përdorim, mund të rrezikojnë nga dëmtimi i mushkërive për shkak të ndotësve dhe toksinave bakteriale që po marrin me frymë, sugjeron një studim i vogël.

Studiuesit studiuan ndikimin e ndotësve të sobave të gatimit në 23 njerëz në Thanjavur, Indi, të cilët përdorin gaz të lëngshëm të naftës ose biomasë druri (dru ose mbetje drursore) për të gatuar.

Ata matën përqendrimet e ndotësve në shtëpitë e pjesëmarrësve dhe përdorën teste, përfshirë spirometrinë dhe skanimet CT të avancuara, për të studiuar funksionin e mushkërive të individëve. Për shembull, ata morën një skanim kur një person thithte dhe një tjetër pasi ai nxirrte frymën, pastaj matën ndryshimin për të parë se si funksiononin mushkëritë.

Studiuesit zbuluan se njerëzit që gatuanin me dru kishin ekspozim më të madh ndaj ndotësve dhe endotoksinave bakteriale dhe një nivel më të lartë të bllokimit të ajrit në mushkëri, e cila shoqërohet me sëmundjet e mushkërive.

“Bllokimi i ajrit ndodh kur një pjesë e mushkërive nuk është në gjendje të shkëmbejë në mënyrë efikase ajrin me mjedisin, kështu që herën tjetër kur të merrni frymë, nuk do të merrni mjaft oksigjen në atë rajon dhe duke eleminuar dioksidin e karbonit”, tha bashkëautorja e studimit Abhilash Kizhakke Puliyakote, një studiuese postdoktorale në Universitetin e Kalifornisë, Shkolla e Mjekësisë në San Diego. “Kjo pjesë e mushkërive ka dëmtuar shkëmbimin e gazit.”

Një nëngrup më i vogël i atyre që gatuanin me dru kishin nivele shumë të larta të bllokimit të ajrit dhe probleme të tjera të mushkërive. Në rreth një të tretën, më shumë se 50% e ajrit që thithën ishte bllokuar në mushkëri. Mund të ketë një predispozitë gjenetike që disa individë të jenë më të ndjeshëm ndaj mjedisit, tha Kizhakke Puliyakote.

Shkalla e dëmtimit nga lëndët djegëse të biomasës nuk kapet mirë nga testet tradicionale. Ju keni nevojë për teknika më të përparuara, të ndjeshme si imazhi CT. Avantazhi kryesor në përdorimin e imazheve është se është aq e ndjeshme sa të mund të zbuloni ndryshime delikate, rajonale para se të kalojnë në sëmundje të plotë dhe ju mund të ndiqni progresin e sëmundjes për periudha të shkurtra koha .

Gjetjet janë planifikuar të prezantohen në takimin vjetor të Shoqërisë Radiologjike të Amerikës së Veriut, që po mbahet në internet 29 nëntor- 5 dhjetor.

Në të gjithë botën, rreth 3 miliardë njerëz gatuajnë me dru. Kjo  lloj djegieje është një kontribues i madh në vlerësimin e 4 milion vdekjeve në vit nga sëmundjet e lidhura me ndotjen e ajrit.

“Është e rëndësishme të zbulohen, kuptohen dhe identifikohen ndryshimet e hershme që zhvillohen në përgjigje të ekspozimeve kronike ndaj biomasës,” tha Kizhakke Puliyakote në një njoftim për shtyp.

Kërkimi u drejtua nga Eric Hoffman, një profesor i radiologjisë në Universitetin e Ioëa-s në Ioëa City, në bashkëpunim me Periyar Maniammai Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë në Vallam, Indi.

Mungesa e emfizemës në pjesëmarrësit e studimit sugjerojnë që biomasa e drurit ndikon në rrugët e vogla të frymëmarrjes. Mushkëritë mund të kenë lëndime dhe inflamacion që nuk zbulohen dhe zgjidhen edhe tek ata që nuk kanë vështirësi të dukshme në frymëmarrje.

Ndërsa studimi u përqëndrua në gatimin me dru, zbulimet kanë implikime të rëndësishme për ekspozimin ndaj tymit të djegies së drurit nga burime të tjera, përfshirë zjarret .

Kërkimet e paraqitura në takime zakonisht konsiderohen paraprake derisa të botohen në një ditar të vlerësuar nga kolegët.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix2 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix2 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix2 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix2 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix2 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix2 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix2 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix2 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix2 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook