Lidhu me ne

Mix

Përplasje me produksionin e BBV? Binjakët Veshaj bëjnë veprimin e papritur ndaj motrave Hoxha dhe Arbana Osmanit

Përplasje me produksionin e BBV? Binjakët Veshaj bëjnë

Aktori Donald Veshaj edhe pse nuk arriti të fitojë çmimin e madh të “Big Brother Vip”, gjatë qëndrimit në shtëpi ka marrë shumë surpriza, ku më e rëndësishmja është projekti  për të zhvilluar emisionin “Më lër të flas”, së bashku me vëllain e tij Romeo Veshaj. Megjithatë nuk dihet nëse ky projekt do të realizohet pasi po qarkullojnë lajme, që emisioni i binjakëve nuk do të fillojë, pas disa përplasjeve me produksionin. Dyshimet janë shtuar më shumë nga veprimi i fundit i vëllezërve Veshaj në rrjetet e tyre sociale.

Përplasje me produksionin e BBV? Binjakët Veshaj bëjnë

Donald dhe Romeo Veshaj kanë vendosur të fshijnë nga lista e ndjekësve të tyre produksionin e BBV, motrat Sara dhe Lori Hoxha madje edhe moderatoren Arbana Osmani, duke shtuar kështu dyshimet se mund të ketë pasur një përplasje të mundshme pas finales së të premtes.

Përplasje me produksionin e BBV? Binjakët Veshaj bëjnë
Përplasje me produksionin e BBV? Binjakët Veshaj bëjnë
Përplasje me produksionin e BBV? Binjakët Veshaj bëjnë
Përplasje me produksionin e BBV? Binjakët Veshaj bëjnë

Një detaj tjetër që është vënë re ditën e djeshme është se Romeo Veshaj, ka fshirë nga “bio” e llogarisë së tij zyrtare në Instagram emisionin “Më lër të flas”.

Kujtojmë së pas daljes nga “BIG Brother Vip”, aktori Donald Veshaj ka bërë reagimin e parë ditën e djeshme përmes një videoje që publikoi në Instagramin e tij.  Ai tha se ka vendosur që ato 100 mijë euro që nuk i fitoi,  t’i verë nga vetja e tij dhe do të ndërtojë 4 shtëpi për familjet në nevojë.

Donaldi u shpreh se dy shtëpi do të ndërtohen në Kosovë dhe dy në Shqipëri, në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij.

Nuk e di si mund ti falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur, kanë qenë realisht shumë. Nuk e di si t’jua shpreh mirënjohjen është ndjenjë fantastike. Asnjëherë nuk e kam përjetuar ndjesinë e njerëzve që të mbështesin duke harxhuar lekët e tyre, eurot e tyre për të më dhënë mua një fitore që nuk e mora.

Unë vërtet nuk e mora çmimin e madh 100 mijë euro, por unë kam vendosur që ato 100 mijë euro t’i vendos nga vetja ime për të ndërtuar 4 shtëpi për njerëzit në nevojë, dy në Kosovë dhe dy në Shqipëri. 100 mijë euroshin do ta vendos nga vetja ime, sepse është më e  pakta që unë mund të bëj për njerëzit që më kanë përkrahur”, shprehu Donald Veshaj.

Pasi uroi Ilir Shaqirin për fitoren në BBVIP, Donaldi e fton që të bëhet pjesë e nismës për të kontribuar për 4 familje në nevojë. Ai thotë se kjo nismë është diçka e mirë që mund të bëhet për një komb që i ka mbështetur.

“Do kisha dëshirë të ftoja edhe fituesin, që i uroj fitoren, që të më bashkohet në këtë nismë për këtë komb që na ka mbështetur. Unë do ta bëj, kështu që nëse do edhe ti mund të vish me mua. Ju përshëndes të gjithëve dhe ju dua shumë”, tha ai. /Panorama Plus/

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook