Lidhu me ne

Radar

Basha çudit dibranët/ Mbyll fushatën me luftën në Ukrainë

Lulzim Basha ka qenë në Dibër në krah të kandidatit të tij, për bashkinë Dibër, Luan Haka.

“Në zemër të Dibrës, në një ditë kur dielli po shndrit dhe më fort shkëlqimi i tij na duket dhe më i madh se sheshi është mbushur plot e përplot me nëna e baballarë dhe me rininë dibrane që e keni zgjedhur të jetë zëdhënësja e Dibrës.

Ja tek jemi mbledhur për një vendim që do merret të dielën.

Shumë gjëra kanë ndodhur nga takimi ynë i fundit. Dibra ka dekada që mbahet e izoluar, por dibranët e ndodhur kudo anembanë botës kurrë s’kanë qenë të izoluar nga ngjarjet anembanë botës”, është shprehur Basha.

Ky i fundit është ndaluar më tej tek lufta në Ukrainë, ku ka folur gjërë gjatë për këtë temë, ndonëse ishte në Dibër për mbyllje të fushatës.

Sipas Bashës pushtimi që po i bën Rusia Ukrainës, është një kërcënim për mbarë botën demokratike.

Ngjarjet që ndodhin në Ukrainën e largët mund të destabilizojnë edhe Ballkanin përmes atyre aleatëve të agresorit të Ukrainës, të atyre që siç e thotë edhe kënga, lanë shapkat në pyjet e Lurës dhe brigjet e Drinit.

Aleatit që u nda nga bota demokratike dhe refuzoi ta dënojë agresionin rus. Por shqiptarët janë të bekuar me një aleat si SHBA-të, Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe askush nuk ka guximin të na sulmojë sinoret tona. Pasi çdo sulm ndaj NATO-s, është sulm ndaj Shteteve të Bashkuara dhe ndaj NATO-s, jemi të mbrojtur në çdo rast.

Ndaj është detyrë e Partisë Demokratike që qëndrojë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo situatë do të ndikojë edhe në ekonominë tonë, nafta po vijon të rritet. Siç e keni dëgjuar edhe më parë, thirrja ime ndaj kësaj qeverie është të marrë masat e nevojshme dhe të ndale pagesat për koncesionet.

Çdo qeveri po merr masa për qytetarët, po siguron rezerva karburanti dhe ushqimesh si dhe po shënjestrojnë zonat më në vështirësi ekonomike, Dibra është një prej tyre dhe taksat e vjedhura të qytetarëve duhet të kthehen tek qytetarët”, është shprehur Basha.

MË TEPËR

Mix5 minuta më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix9 minuta më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar13 minuta më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar20 minuta më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix26 minuta më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix1 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix1 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix1 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix1 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix1 ditë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Facebook