Lidhu me ne

Radar

Vazhdimi i luftës në Ukrainë, po e rrit rrezikun e një lufte bërthamore aksidentale

Shkruar nga Greg R. Lawson

Vazhdimi i luftës në Ukrainë, po e rrit rrezikun e një lufte

“Ne mund të krahasohemi me dy akrepa brenda një shisheje, ku secili është i aftë të vrasë tjetrin, por vetëm duke rrezikuar jetën e tij”

Paranoja e Rusisë është shumë e vjetër. Ajo i ka rrënjët tek një histori pushtimesh, nga komonuelthi Polako-Lituanez në vitet 1600, Suedia në vitet 1700 dhe Napoleoni në vitet 1800 deri tek Gjermania e shekullit XX-të. Këto ngjarje, kanë diktuar sjelljen tejet mbrojtëse të Rusisë, dhe kanë vështirësuar përpjekjet e Perëndimit për të parashikuar përgjigjet e Moskës ndaj përshkallëzimeve ushtarake.

Sa herë që bën parashikimet e tij mbi Rusinë, Perëndimi nuk arrin që t’i kuptojë plotësisht këto dallime historike dhe kulturore, duke çuar kësisoj tek një lojë e rrezikshme supozimesh. Kjo është veçanërisht e vërtetë, kur kihet parasysh se aktualisht vetëm Rusia, mund të shkaktojë Apokalipsin në Shtetet e Bashkuara dhe t’i japë fund ekzistencës së saj brenda 30 minutash.

Ndërsa shumë nga shqetësimet aktuale në lidhje me përshkallëzimin e situatës drejt një lufte bërthamore në kontekstin e Luftës Rusi-Ukrainë, përqendrohen tek retorika e presidentit rus Vladimir Putin mbi bërthamore ruse dhe rishikimin e kohëve të fundit të doktrinës bërthamore të Moskës, rreziku i vërtetë qëndron diku tjetër.

Strategjia e parandalimit, ka të ngjarë të funksionojë lidhur me aktet e politikës së qëllimshme. Por nuk vlen në rastin e keq-perceptimit apo aksidenteve, të cilat lidhen me komunikimin e gabuar. Dhe zakonisht aksidentet ndodhin në mesin e krizave të sotme. Ndërsa vendimmarrësit përballen me sasi shumë të mëdha informacioni, duket i madh rreziku i keqinterpretimeve me pasoja katastrofike.

Defektet teknologjike, sidomos në sistemet e paralajmërimit të hershëm bërthamor rus relativisht të vjetruar, e shtojnë akoma më shumë këtë rrezik. Një shembull i kohëve të fundit, është sulmi me dron i Ukrainës ndaj sistemit të paralajmërimit të hershëm të Rusisë në maj të këtij viti.

Droni ukrainas udhëtoi mbi 1800 kilometra për të goditur stacionin e radarit Aramvir. Incidente të tilla, mund të përshkallëzojnë pa dashje tensionet, duke ofruar informacione mashtruese. Edhe pse në parim nuk ka shumë gjasa, potenciali për një kundërpërgjigje bërthamore nga Rusia nuk mund të hidhet tërësisht poshtë.

Sepse historia na ka treguar se sa shumë i është afruar bota katastrofës bërthamore, pikërisht për shkak të keqkuptimeve dhe gabimeve teknike. Për shembull kujtojmë pak historinë e Vasili Arkhipov në vitin 1962. Gjatë Krizës së Raketave Kubane, Arkhipov gjendej në bordin e nëndetëses sovjetike B-59, e cila ishte e autorizuar të lëshonte një silur bërthamor nëse sulmohej. Në një moment presioni të jashtëzakonshëm, Arkhipov e bindi kapitenin ta vononte vendimin, duke shmangur një luftë të mundshme bërthamore. Përballë kaosit, gjykimi i tij i qetë dhe i arsyetuar e shpëtoi botën nga katastrofa. Ndërkohë në vitin 1979, një alarm i rremë në Komandën e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD), gati sa nuk çoi në një sulm bërthamor të SHBA-së ndaj Bashkimin Sovjetik. Një gabim i thjeshtë – një mesazh trajnimi i futur gabimisht në një kompjuter – për pak sa nuk shkaktoi një katastrofë. Gabimi u kap në kohën e duhur, duke parandaluar katastrofën dhe shërbyer si një kujtesë e vrazhdë se sa afër mund t’i afrohemi humnerës.

Javën që kaloi u mbushën 41vjet nga dita kur oficeri sovjetik, Stanislav Petrov u përball me një situatë të ngjashme, dhe e shpëtoi botën nga e keqja. Sistemi i paralajmërimit të hershëm që po monitoronte ,tregoi befas një lëshim rakete nga ana e SHBA-së. Duke i besuar instinkteve të tij mbi protokollin, Petrov e identifikoi alarmin si një alarm të rremë, dhe zgjodhi të mos e raportonte tek eprorët si një sulm.

Edhe pse ishte një shkelje e protokollit sovjetik, ai shmangu një sulm hakmarrës dhe një konflikt të mundshëm bërthamor. Pastaj ishte Incidenti i Raketave Norvegjeze i vitit 1995, ku Rusia ngatërroi një lëshim paqësor të një rakete për qëllime shkencore mbi Norvegji me një sulm me raketa bërthamore.

Pavarësisht alarmeve fillestare, lidershipi rus vendosi të mos hakmerret, falë edhe besimit mes presidentëve Yeltsin dhe Clinton, diçka që mungon dukshëm në klimën gjeopolitike aktuale. Këto incidente, nënvizojnë pasigurinë që ka parandalimi bërthamor, dhe kur vetëm vendimet individuale dhe fati e ka parandaluar katastrofën.

Legjenda e Prometeut, i cili sfidoi Perënditë për t’i sjellë zjarr njerëzimit, shërben si një metaforë prekëse për dhuratën e rrezikshme të teknologjisë bërthamore. Ajo është potencialisht e dobishme, por e mbushur plot me rreziqe. Ashtu si dhurata e Prometeut që pati pasoja të padëshiruara, edhe fuqia e armëve bërthamore qëndron mbi ne si Shpata e Demokleut, siç u shpreh dikur presidenti John Kennedy.

Edhe i ndjeri Henry Kissinger e kishte theksuar prej kohësh interesin e përbashkët për të shmangur luftën bërthamore. Puna e tij mbi kontrollin e armëve bërthamore, e vuri theksin tek rëndësia e të kuptuarit të ndërsjellë të rreziqeve, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Këshillat e Kissinger mbeten të rëndësishme edhe sot, duke na kujtuar që të menaxhojmë me kujdes arsenalet atomike për të shmangur përdorimin aksidental ose të paautorizuar.

Ndërsa vazhdon lufta në Ukrainë, mundësia e një komunikimit të gabuar apo e ndonjë defekti teknologjik, nxjerr në pah nevojën urgjente për kërkimin dhe arritjen e një zgjidhje diplomatike. Rreziku i një lufte bërthamore, qoftë edhe aksidentale është shumë i madh, dhe ai shtrihet përtej Ukrainës.

Mjerisht, kjo çështje nuk po diskutohet aq sa duhet dhe me seriozitet në publik. Shumë amerikanë ka të ngjarë të jenë tërësisht të pavëmendshëm ndaj kërcënimit të shkatërrimit që u qëndron mbi kokë çdo minutë të çdo dite, si dhe për lojërat që po bën qeveria e tyre në raport me një kundërshtar si Rusia.

Ndoshta ata kanë nevojë të lexojnë librin e fundit të Annie Jacobsen “Lufta bërthamore:Një skenar”. Edhe pse ajo skicon një ndërthurje disi të pamundur të ngjarjeve, nuk flitet për fantazi. Konflikti bërthamor është shumë i mundshëm, dhe rezultatet e tij do të ishin apokaliptike. Për më tepër, ai ka më tepër gjasa që të ndodhë në kuadër të mjegullës së Luftës së Ukrainës, sidomos tani që Kievi ka nisur të kërcënojë se do të përdorë një raketë balistike të prodhuar vetë. Ndaj është koha për të arritur sa më shpejt një marrëveshje.

Kandidati për zëvendëspresident të SHBA-së J.D.Vance, ka folur së fundmi mbi elemente të një skenari realist, nëse ai dhe ish-presidenti Trump fitojnë në nëntor. Ndërsa rezultati nuk ka gjasa të kënaqë të gjithë, rreziqet e katastrofës vetëm sa do të rriten me vazhdimin e mëtejshëm të kësaj lufte. Nëse diku shfaqen re të mëdha në formë kërpudhe, nuk do të ketë aspak rëndësi se cilat janë argumentet morale për luftën në Ukrainë.

Siç u shpreh dikur një nga arkitektët e bombës bërthamore J.Robert Oppenheimer: “Ne mund të krahasohemi me dy akrepa brenda një shisheje, ku secili është i aftë të vrasë tjetrin, por vetëm duke rrezikuar jetën e tij”. Kjo thënie, përshkruan më së miri ekuilibrin delikat të mekanizmit të parandalimit bërthamor, dhe domosdoshmërinë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, qoftë edhe me koston e heqjes dorë nga e drejta dhe morali.

/ “National Interest”

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Pse uthulla e mollës është e rëndësishme për shëndetin

Uthulla e mollës ka një histori të gjatë përdorimi për shëndetin dhe mirëqenien. E njohur për vetitë e saj të...

Mix22 orë më herët

Bronkiti dhe pneumonia – Dallimet dhe të përbashkëtat

Bronkiti është një sëmundje që shkaktohet nga infeksioni ose irritimi i rrugëve të frymëmarrjes. Ai shkakton ngushtimin e rrugëve të...

Kioske22 orë më herët

Edhe Shqipëria do të ndryshojë!

Luçiano Boçi E masakruan, e hetuan, i ngritën kurthe e procese gjyqësore pa fund, donin ta vrisnin dhe ja tani...

Radar23 orë më herët

“Në bjeshkët e Tropojës” – Rama e Kumbaro fshijnë postimin me arinj, fotoja s’ka lidhje me Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro shpërndanë ditën e sotme një foto me arinj sikur...

Mix23 orë më herët

A është e sigurt të bësh dush me lente?

A është e sigurt të bësh dush me lente? Mbajtja e lenteve të kontaktit mund t’i bëjë aktivitetet e përditshme...

Mix23 orë më herët

Çfarë i bëjnë stomakut dhe kockave, antibiotikët?

Organizmi i njeriut është strehë e të paktën e triliarda baktereve të cilat janë shumë të rëndësishme për organizmin. Ato...

Mix23 orë më herët

Ju ka marrë malli? Ja disa detaje (dhe foto) nga “Peaky Blinders”

Filmi i shumëpritur “Peaky Blinders” ka nisur xhirimet dhe fotot nga sheshxhirimi duket se japin një ide paksa më të...

Kioske23 orë më herët

The Telegraph: Pse fitoi Donald Trump?

Trump e ka bërë përsëri. Sondazhet kishin të drejtë: Trump përballë Harris ishte një garë e ngushtë me një epërsi...

Mix23 orë më herët

Në 43-vjetorin e saj; Ivanka Trump ndan 16 këshilla jete që s’duhen humbur!

Ivanka Trump javën e kaluar festuar 43-vjetorin dhe me anë të një postimi në Instagram, teksa ka publikuar disa nga...

Mix24 orë më herët

Pyetja e çuditshme që Olivia Rodrigo u bën djemve në takimin e parë!

Të gjithë kanë sekrete ose këshilla të vogla se çfarë të bëjnë ose të thonë në një takim të parë....

Facebook