Radar
I vetëm në kufi me një lodër pellushi në qese, vogëlushi ukrainas lë pas shtëpinë mes lotësh
![I vetëm në kufi me një lodër pellushi në qese, vogëlushi ukrainas lë pas shtëpinë mes lotësh](https://external.ftia1-1.fna.fbcdn.net/safe_image.php?d=AQEj8LZlmFwjWasQ&w=780&h=407&url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fwp-content%2Fuploads%2F2022%2F03%2Fpage-41-780x439-1.jpg&cfs=1&ext=jpg&_nc_oe=6fb24&_nc_sid=06c271&ccb=3-5&_nc_hash=AQHYbA67otJPDlzE)
Në më shumë se 10 ditë nga Ukraina janë larguar të paktën 1.5 milionë njerëz, kryesisht fëmijë dhe gra. Fotoreporterë nga e gjithë bota sjellin pamje të momenteve të dhimbshme nëpër kufij apo stacione treni ku familje ndahen duke mos e ditur nëse do të mund të ribashkohen sërish.
Së fundmi është publikuar një tjetër video prekëse. Një djalë i vogël shihet ndërsa kalon kufirin në Poloni, i vetëm duke qarë.
Vogëlushi është i veshur trashë pasi janë të ftohta këto ditë lufte në Ukrainë dhe në dorë mban një qese në të cilën ka një lodër pellushi.
Nuk dihet nëse djali i vogël është i vetëm apo i shoqëruar nga të afërm të tij. Shumica e refugjatëve kanë ikur nga Ukraina në Poloni, ndërsa të tjerë kanë kaluar në Hungari, Sllovaki, Moldavi dhe Rumani.