Lidhu me ne

Radar

Rama i dha statusin investitor strategjik bashkëshortit të Xhaçkës, plazhi në Dhërmi u përfitua nga kunata e ministres

Rama i dha statusin investitor strategjik bashkëshortit të

Këshilli i Ministrave miratoi më 2 mars vendimin për dhënien e një zone bregdetare në Dhërmi për Qeveria vendosi më 2 mars t’i japë statusin e investitorit strategjik për shfrytëzimin e një zone bregdetare në Dhërmi, një kompanie që rezultoi në pronës të bashkëshortit të ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi.

Kompania në fjalë ‘AGTÇ Hotel Management’ në pronësi të Tawni Lin Grzych-Sutton, një 31-vjeçare e lindur në Masaçusets të Shteteve të Bashkuara që rezulton të jetë kunata e ministres Xhaçka, e përfitoi të drejtën e investimit strategjik, nëpërmjet një marrëveshje me kompaninë  AG.TÇ Sh.p.k – në pronësi 100% të Artan Gaçit, ish-deputet socialist dhe njëkohësisht bashkëshort i ministres Xhaçka.

Një investigim i BIRN, konstatoi se lidhja familjare e investitorit me ministren Xhaçka, pra me pushtetin, ngre shqetësime për konflikte interesi.

Kompania e Gaçit mori statusin ‘investitor strategjik’ nga qeveria Rama, për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe me kapacitet prej 106 suitash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”.

Bashkëshorti i ministres Gaçi, tha për BIRN më 3 mars, se kishte gjetur një kompani amerikane për të administruar dhe menaxhuar investimin në projekt. por nga të dhënat që BIRN ka mbledhur rezulton se administrimi kufizohet sërish në rrethin familjar.

Kompania ‘AGTTC Hotel Management’ në pronësi të Sutton është regjistruar në QKB me 25 qershor 2021. Veprimet e regjistrimit janë bërë me prokurorë nga juristja Iris Erebara, e cila është gjithashtu juriste e kompanisë  ‘AG.TTC’ Sh.p.k në pronësi të Artan Gaçit.

Pas regjistrimit në QKB, dy kompanitë kanë nënshkruar një marrëveshje për operimin e strukturave turistike në projektin “Dreamades Luxury Suites”, ku përfshihet dhe operimi i stacioneve të plazhit përballë hotelit.

Pas marrëveshjes,  ‘AG.TTC’ Sh.p.k i ka kërkuar Komitetit të Investimeve Strategjike reflektimin e saj në vendimin e shpalljes së investimit strategjik.

Më 15 korrik 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike i kryesuar nga kryeministri Edi Rama e miratoi kërkesën dhe i njohu kompanisë së sapokrijuar nga Sutton masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të brigjeve të detit si dhe zonën përkatëse të plazhit përballë kompleksit për një afat 30-vjeçar.

Në dy vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike përcaktohen edhe lehtësi të tjera për dy kompanitë në pronësi të familjarëve të afërt të ministres Xhaçka, të tilla si asistencë dhe procedurë e përshpejtuar për çdo akt administrativ, funksionimin e shërbimeve mbështetëse të furnizimit me ujë, lidhjen në rrjetin elektrik, kanalizimet e ujërave dhe infrastrukturë rrugore për objektin.

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix2 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix2 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Radar2 orë më herët

VIDEO: Ilir Meta pa koment

Në Skoci, Selltik është shpallur kampion në futboll pasi fitoi në derbi ndaj Rejnxhërs. Në Tiranë ndërkohë, një ultras i...

Sport3 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix3 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix3 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix3 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix3 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix3 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Facebook