Lidhu me ne

Kryesore

€di Rama i fal Plazhin e Gjeneralit një kompanie private


Nga Klodian Tomorri

Qeveria vijon tjetërsimin masiv të pronave publike në zonat më të lakmuara të bregdetit për llogari të biznesve afër saj duke përdorur ligjin kontrovers të investimeve strategjike. Këtë herë kthetrat e grabitjes kanë rënë mbi Plazhin e Gjeneralit, një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar.

Përmes një vendimi në Komitetin e Investimeve Strategjike, qeveria ka vendosur t’i japë falas 635 mijë metër katrorë tokë publike, praktikisht të gjithë atë që njihet si Plazhi i Gjeneralit një kompanie private të quajtur Mediterranean Wave. Kjo është një kompani e krijuar vitin e kaluar dhe zotërohet 100 për qind nga Shijaku shpk e Shpëtim Shijakut.

Mbi pronën e falur shtetërore kompania do të investojë sipas saj 50 milionë euro për të ndërtuar një resort turistik. Sipas vendimit, resorti do të ketë në përbërje hotele, vila (fshat turistik), shërbime të hotelerisë, parqe, hapësira për aktivitete dhe sistemime të vijës  bregdetare. Por favoret nuk përfundojnë vetëm me faljen tokës në bregdetit.

Kompania ka marrë statusin e investitorit strategjik dhe përmes tij qeveria i ka dhënë asaj edhe të drejtën ekskluzive të shfrytëzimit të plazhit ranor për 30 vjet. Paralelisht shteti ka marrë përsipër të ndërtojë të gjithë infrastrukturën rrugore, ujësjellësin, impiantin e ujërave të zeza si dhe nënstacionin e energjisë elektrike. Të gjitha këto vepra që do të shërbejnë ekskluzivisht vetëm për resortin dhe të pasurit që do të blejnë vila aty do të ndërtohen me paratë e qytetarëve.  

Ky është një vendim, ku me një të rënë të lapsit i fallen një kompanie private minimalisht 60 milionë euro prona publike. Por privatizimi falas i Plazhit të Gjeneralit nuk është prona e parë publike që i jepet kompanisë Shijaku.

Dy vjet më parë qeveria i dha asaj po falas, kundrejt çmimit simbolik 1 euro edhe 140 mijë metër katrorë tokë publike, pjesë e vendkomandës qendrore të Ushtrisë në zonën e Saukut. Ndërsa vetëm pak muaj më parë, kjo kompani arriti të marrë lejen për të çmontuar Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, që ndryshe njihet si Uzina e ARMO-s.  

E klasifikuar si sektor Strategjik, legjislacioni në fuqi e ndalonte në mënyrë kategorike falimentimin apo çmontimin e ARMO-s. Kjo ishte arsyeja se pse një numër i madh tentativash të mëparshme nga shumë kompani private për të çmontuar ARMO-n kishin dështuar. Deri pak muaj më parë, kur kompania Shijaku arriti ta shtinte në dorë këtë pasuri dhe të siguronte lejen për çmontimin e saj duke e shitur për skrap.

 MCN TV

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix16 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix16 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix16 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix16 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook