Lidhu me ne

Kryesore

Përgjimet aksidentale zbuluan komplotin ndaj Elisabeta Imerajt


“Jo, çdo gjë ia kanë sajuar more. Po ta hetojnë rastin…më fal…po ta hetojnë rastin shkojnë në burg, ai Xhekobs ka bërë namin kundër saj, aty flitet bile që e kanë paguar shumë këtë Xhekobsin se ngaqë është drejtuese në Tiranë edhe duan t’ia marrin postin.”

Ky pasazh rezulton nga disa përgjime të realizuara më 23 gusht 2021 në një telefonatë të vetme prej rreth 7 minutash. Siç mund të kuptohet aty flitet mes dy personave, një prej të cilëve subjekt nën përgjim, për situatën e krijuar me rastin e Elisabeta Imerajt dhe qëndrimet e drejtuesit të ONM-së, Teo Jackobs, i cili aty përflitet edhe si zyrtar që vepron nën lobim financiar të palëve të treta. Nuk dihet sesi qëndron çështja këtu, por një ndër personat nën përgjim është i afërt me rrethet e gjyqësorit në Shqipëri, nga ku ka qenë dhe motivi i përgjimit.

Çdo gjë ia kanë sajuar, – fjalia është një akuzë direkte për montim në procesin e famshëm të vettingut, që duket se ka prodhuar klimë të madhe mosbesimi dhe ka të dhëna se përdoret për pastrim në sistemi, më shumë sesa kontroll dhe verifikim.

Është me interes dhe një pasazh ku flitet për rolin e ambasadores amerikane, Yuri Kim, apo të tjerë persona të rëndësishëm që pretendohet “se merret me këtë punë”.

“Ku di unë, ai i thërret në zyrë

thuhet në transkript.

Edhe ambasadorja e ka thirr këtë Ballhysën dhe anëtarët e trupës për shkarkim

vijon më tej transkripti.

E gjitha duket një konfirmim i dyshimeve të hedhura me kohë se me vettingun po bëhet lojë politike, e ca më keq, lojë e disa personave me pushtet të cilët nën konfortin e konfidencialitetit duket se po shndërrojnë një sistem të tërë dhe po bëjnë ndoshta edhe gjueti shtrigash.

Këto janë vetëm disa pjesë nga përgjimi i bisedës, por që ilustrojnë mjaftueshëm se çka po ndodh në këtë proçes të “reformimit të drejtësisë”…

 MCN TV

MË TEPËR

Kioske19 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar19 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore20 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix20 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix20 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar20 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix20 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix20 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix20 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook