Lidhu me ne

Radar

SKANDALET nuk kanë fund/ Anëtarja e vettingut: Ta heqim Elisabeta Imerajn se është maloke nga Tropoja! (Në KPA dhe një dokument i falsifikuar i Kadastrës)

Ne foto: Theo Jacobs i ONM – Elisabeta Imeraj – Genta Bungo e vettingut

Procesi i vettingut për kryeprokuroren e Tiranës Elisabeta Imeraj, është kthyer në një proces të mbushur me skandale. Në shkallën e parë Imeraj u përballë me përfaqësuesin e ONM Theo Jacobs, pasi ky i fundit kishte dorëzuar një dokument të rremë të një shtetasi të quajtur Rrahim Shehu. Pas verifikimeve nga KPK, doli se ky shtetas nuk ekzistonte fare dhe Imeraj u konfirmua në detyrë.

Me kërkesë të ONM, Komisioneri Publik ankimoi konfirmimin në detyrë dhe prej tre ditësh Elisabeta Imeraj po përballet me shkallën e dytë të vettingut, Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Por edhe këtu skandalet nuk kanë fund. Imeraj ka nxjerr dje mesazhet e anëtares së KPA Genta Bungo, e cila i i thotë koleges se Elisabeta Imeraj është “maloke nga Tropoja” ndaj duhet të shkarkohet.

Mesazhi i lexuar në seancë nga prokurorja Imeraj: “Ça të duhet, -ajo qeshi- ça të duhet, një maloke më pak? Pupupupu! Unë u largova se ajo ishte eprorja ime.”

Prokurorja Imeraj e ka cilësuar ketë një rast të pastër diskriminimi, duke theksuar se nuk mund të penalizohet prej origjinës.

“Më ka ndodhur të përballohem me situata të ndryshme, një stigmatizim të tillë të bërë për qëllime politike e kuptoj. Komisioneri për Diskriminim ka një raport për stigmatizimin dhe paragjykimin tim për prejardhjen nga Tropoja. Si mund të vendoset një stigmatizim i tillë për origjinën, dhe për më tepër nga brenda institucionit. Kjo është e papranueshme ndaj kujtdo, jo vetëm për mua”- u shpreh me tej gjatë seancës prokurorja Elisabeta Imeraj.

Seanca e kryeprokurores së Tiranës ka vazhduar për disa orë dje, dhe Elisabeta Imeraj ka treguar fakte për disa kallëzime të tjera që janë provuar se kanë qenë të rreme, por në vetting janë paraqitur për ta penalizuar atë.

“Në lidhje me këtë pretendim, ILD ka vendosur për pushim, për mos gjetje të elementeve faktik. Jecobs e nisi e-mailin e njëjtë në SPAK, me pretendimet e Valentino Ymerajt dhe paska patur edhe korrupsion. Nga hetimet e strukturës anti korrupsion, nuk u gjet asnjë lloj indicie për të kryer hetime të mëtejshme. Ajo që më shqetëson nuk janë hetimet, por perceptimi i gabuar dhe shqetësues i ngritur nga OMN në raport me të gjithë sepse është shpërndarë gjithandej. Në dukje të paktën, procesi im ishte normal.

Nëse procesi im nuk do kishte filluar në mënyrë të afektuar për shkak të konfliktit të interesit (me konisioneren Etleda Çiftja), ne nuk do të ishim në këto kushte. Në Prokurorinë e Tiranës, në komisariat fillimisht, një shtetase A.M, bën një kallëzim penal, për kanosje. Në këto akte, pasi është marrë vendimi i pezullimit nga prokurori që ka ndjekur hetimi, më shton bindjen që procesi i rivlerësimit është filluar keq nga ish komisionerja e përjashtuar. Do duhej që vëzhguesi ndërkombëtar të rishikonte edhe të drejtat ndaj subjektit të rivlerësimit, se ish- bashkëshorti i subjektit në 1999 ka pasur një konflikt me të.

Jam e pajsiur me çertifikatë sigurie të nivelit të lartë, e për ta bërë këtë duhet bërë një hetim i thelluar nga një sërp institucionesh. Pse të gjitha këtyre institucioneve iu paraqitet presion për tu pajisur me çertifikatë. I kërkoj kësaj trupe gjykuese që gjithë dokumentacioni i kërkuar ndaj meje të merret në cilësinë e provës që gjithçka të qartësohet.

Në një pasazh të mesazheve nga subjekti A.M, pasi është marrë në pyetje dhe ka qëndruar në polici për një kohë të gjatë. “Çfarë pune kam unë që po më ngatërron me Elisabeta Imeraj? Tentativat e saj për të penguar komisioneren i dinë edhe muret e komisionit”. – ka thënë Imeraj.

Një tjetër moment që u evidentua gjate seancës ishte edhe paraqitja e një dokumenti, sipas të cilit prokurorja Elisabeta Imeraj rezultonte bashkëpronare në një pronë në qytetin e Durrësit. Por ky moment shënoi një tjetër skandal, pasi si Kadastra e Durrësit mohoi ekzistencën e një dokumenti të tillë.

Sipas përgjigjes së Kadastrës së Durrësit, ai dokument nuk ishte lëshuar prej tyre dhe se Prokurorja nuk rezulton pronare e asnjë prone në Durrës, duke shtuar kështu edhe një tjetër dokument të falsifikuar në kërkesën e ankimimit.

Kryeprokuroja Elisabeta Imeraj ka treguar dhe përballjet me përfaqësuesin e ONM Theo Jacobs. Ka folur për ndarjen nga bashkëshorti, spekulimet për arrestimin e tij në Itali dhe përgjigjen e pastër të Interpol, si dhe kallëzimin për lidhje familjare me një grup kriminal në Shkodër, vetëm se ish-burri i Elisabeta Imerajt kishte të njëjtin mbiemër me ta. Kryeprokurorja ka sqaruar se nuk kishin asnjë lidhje fisnore, familjare apo njohje me fisin “Bajri”, thjesht ata kanë të njëjtin mbiemër me ish-bashkëshortin e saj.

“Që nga nisja e zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe komisioneve të rivlerësimit, në rolin e drejtueses së prokurorisë Tiranës, komunikimi me ONM, ishin gjëra normale, dhe pse një komunikim i iniciuar nga ju duhet parë si normale dhe i zbatuar në ligj, dhe pse një email që shpreh një shqetësim, qenka i tepruar. Kam pritur dhe mirëpritur në zyrë për të marrë a dhënë informacione çdo përfaqësues të ONM. Edhe Jacobs ka ardhur në prokurori për një tjetër subjekt, dhe nuk i ka gjetur në vitin 2017, një procesverbal të hyrjeve dhe daljeve në prokurori, kohë kur unë se kisha marrë këtë.

Unë vetë i jam drejtuar Prokurorisë për të kërkuar hetim edhe për momentin e dorëheqjes së zonjës Çiftja. Vetë kjo e fundit pranon se s’ka pasur asnjë lloj ndikimi apo ushtrimi presioni. Por, përderisa disa individë bëjnë deklarime të tëra kundër subjektit të rivlerësimit, edhe unë kam të drejtë të mendoj se nuk shkon kështu. Problemi është se nuk mund të mbajë njeriu veprime që nuk i ka bërë.

Një gjetje për zgjidhjen e martesës, në kundërshtim me parimin e ruajtjes së privatësisë. Është bërë objekt jo vetëm shqyrtimi, por edhe diskutimi, parashtrimi, mediatizimi në mënyrë të panevojshme. Situata faktike është zhvilluar në përputhje me praktikat ligjore. Nuk dua të tregoj detaje mbi arsyet e zgjidhjes së martesës sepse është individuale. Ka sjellë dy pasoja, kujdestarinë e fëmijëve dhe detyrimin ushqimor. Nuk shoh asnjë lloj praktike për të treguar se nëse është bërë pagesë për detyrimin ushqimor apo jo, për pagesat e shkollës etj. Me vullnet të lirë, pagesat është dakordësuar të bëhen njëherë në vit, për çdo vit.

Nëse kjo është shkelje e ligjit, atëherë unë ngre duart, e s’kam ça të them. Edhe në raport me këtë gjetje, unë kam marrë të dhënat nga banka me dokumentacion të plotë, është bërë çdo vit në të njëjtin afat kohor, për ushqyerjen dhe pushimet verore, përfshirë edhe nevojat shtesë që mund të kenë. Në Gjykatën e Tiranës, është një proces tjetër duke u zhvilluar, të gjitha aktet që lidhen me këtë kriter, ndodhen në fashikullin për zgjidhjen e martesës, dhe e kam nisur në cilësinë e provës.

Kriteri i figurës, do doja që dokumentacionin dhe pretendimet e mia që janë në dispozicion të trupës gjykuese të merren si prova. E gjen veten jo shumë rehat dhe komod, si në rastin e znj.Bungo, duhej të mbaja mend konfliktin, por ajo nuk duhej ta mbante mend në 1999. Mbaj përgjegjësi unë sot për një fakt që nuk ka ndodhur. Në departamentin e policisë kriminale, më është kthyer përgjigje për shtetasin Adrian Kadiu, ku pasqyrohet se nuk figuron asnjë shtetas me këtë emër dhe asnjë informacion rreth tij.

Për Agron Tahir Bajri, rezulton kjo përgjigje, “nuk ka qenë i dënuar, i kërkuar për kryerjen e ndonjë vepre penale”. Kam kërkuar nga ky departament informacione për shtetasin A.B, dhe kam marrë përgjigje se nuk ka shtetas të regjistruar në këtë emër, as nuk ka informacion.

Rrahim Shehi, ish-bashkëshortin tim, për shkak të mbiemrit, e lidh me një grup kriminal, më konsiderojnë si nuse të këtij fisi, Bajri. Edhe ky perceptim është krijuar dhe hedhur gjatë procesit tim të rivlerësimit, gjë e cila nuk është e vërtetë dhe nuk ka asnjë lidhje, as fisnore, as familjare e as njohje. Për shtetasin Agron Bajri, Interpol më është përgjigjur se nuk ka të dhëna për arrestim, ndalim apo procedim të tij në ndonjë shtet tjetër. Kur jam martuar në 2007 mund të më shkonte ndërmend të kërkoja dëshmi penaliteti, por edhe po ta kisha bërë nuk do kishte rezultuar asgjë”, ka thënë Imeraj.

MË TEPËR

Kryesore2 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix3 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix3 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook