Lidhu me ne

Radar

Endrit Habilaj akuza Vjolla Hoxhës dhe Sokol Ballës: Po u venë gjoba bizneseve


Endrit Habilaj ka akuzuar pronaren e Top Channel për gjobvënie ndaj biznesmenëve.

Reagimi i Habilajt vjen pas një kronike të Top Channel për mbylljen e emisionit e cila thotë se kanë larguar “gjobëvënësit”.

Përveç pronares, Habilaj akuzon edhe Sokol Ballën për gjobëvënës ndaj një kompanie vezësh.

Më tej ai pyet Vjollca Hoxhën nëse ka vënë gjobë ndaj Samir Manes për heqjen e emisionit për “Kadastrën e Vlorës”.

Ai më pas rendit arsye të tjera në mënyrë që të kundërshtojë kronikën e Top Channel (lexo këtu).

Reagimi i Endrit Habilajt:

Një sqarim për publikun!

Ky shkrim është i turpshëm dhe që nuk i bën nder jo Top Channel, por askujt.

Tani le të marrim me radhë disa fakte:

– E para, unë kam dhënë dorëheqjen në 28 shkurt 2022. Nga ajo ditë, nuk kam patur fare akses për emisionin Top Story.

– E dyta, emisioni “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, është realizuar nga Esmeralda Keta, fituese e dy çmimeve të BE. Tema është realizuar fare pa ndërhyrjen time. Dhe kjo mund të provohet lehtësisht duke kontaktuar Esmeraldën. Emisioni është anulluar dje, në 30 Mars 2022.

– E treta, emisioni i Rilindjes Urbane, ishte raportuar tek Bashkimi Europian, një projekt  që e fitoi nëpërmjet aplikimit tim dhe FES. Unë sot e kësaj dite, këtë temë nuk e kam parë.

– E katërta, një pyetje për Vjollca Hoxhën, a ke vënë gjobë ti ndaj Samir Manes, duke anulluar emisionin “Kadastra e Vlorës”?!

– E pesta, një pyetje për Sokol Ballën, a po i vë gjobë fabrikave të prodhimit të vezëve dhe çfarë gjobash i ke premtuar Vjollca Hoxhës, me ardhjen në Top Channel.

– E gjashta, zonja Hoxha, përse po i bie Kadastrës përditë, a ke kërkuar legalizimin e objektit Folie Marine dhe më pas ndërtimin e një kulle aty?

– E shtata, faqja e facebook, është krijuar nga ekipi i Top Story dhe me ardhjen e Sokol Ballës kjo faqe u kërkua ti kalohej atij. I sugjerojë të ngrejë një faqe vet, siç ka ngritur shumë gjëra.

– E teta, ekipi i Top Story, nuk është njoftuar për ndërrimin e emrit dhe që emisioni politik i Sokol Ballës do të merrte këtë emër.

– E nënta, thirrje për kolegët, ky është TOP CHANNEL!

Vijon….

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix13 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix13 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix13 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix13 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix13 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar14 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport14 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix14 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix14 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook