Lidhu me ne

Radar

“Ke ikur për lesh”/ Rama përplaset me qytetarët për çmimet

Kryeministri Edi Rama ka dalë në terren këtë të diel për të parë se si zbatohet vendimi i bordit për përcaktimin e çmimeve të shportës.

Video e publikuar prej tij në rrjetet sociale ka marrë me qindra komente ku nuk mungojnë edhe kritikat. Disave prej tyre Rama u është përgjigjur vetë.

REPLIKAT

Komentues: Ke ikur per lesh Zoti Rama ne baze te rogave duhet te jen dhe cmimet

Edi Rama: Ne komunizem keshtu thuhej, por ne kapitalizem cmimet i vendos tregu, nderkohe qe ne kushtet e nje situate krejt te pazakonshme kur cmimet rriten nga lufta, detyra jone eshte te frenojme abuzimet se vete rritjes se cmimeve nuk ka cfare i ben Shqiperia, kur e tere bota nuk i ben dot asgje!

Komentues: Mire beni qe dilni vet se tregoni vigjilenc, por duhen strukturat ne terren qe te duket tamam prezenca e shtetit!!

Edi Rama: Strukurat e bejne ate pune, ne s’kemi dale te zevendesojme strukturat po te sensibilizojme tregtaret dhe informojme qytetaret per situaten, per masat e per nevojen per solidaritet!

Komentues: Bravo Z.Kryeminister👏, une do te isha i mendimit qe buka te peshohet dhe ti vendoset etiketa e peshes siper, sic veprojne supermarketet.

Edi Rama: Mjafton ta kene gramaturen ne listen e cmimeve!

Komentues: Isha shume e bindur qe shteti duhet te nderhynte per ti vene nje tavan cmimeve. Gjurulldine e krijove vete me deklaraten qe bere” jemi ne lufte , cmimet do rriten zgubthi dhe shteti nuk mund te beje nderhyhrje ne tregun e lire “. Here tjeter para se te flasesh mati fjalet sepse njerzeve ju hyn ankthi me mendimin qe nuk ja dalin dot per te jetuar.

Edi Rama: Jam i bindur edhe sot qe nderhyrja e shtetit ne treg per tavane cmimesh eshte nje cmenduri te cilen mund ta justifikoje vetem nje cmenduri me e madhe, sic eshte lufta apo nje krize humanitare dhe po te mos ishim ne lufte, as cmimet nuk do ngriheshin zgupthi as do ishte bere kurresesi nderhyrja qe po bejme! Sa per gjullurdine qe paska krijuar deklarata ime, cmimet u ngriten zgupthi ne tere boten per shkak te luftes dhe vetem shqiponjat qorre e shurdhe te internetit nuk duan t’ia dine per kete fakt, ndersa e verteta nuk matet, po i thuhet popullit sepse po nuk ditem te verteten nuk fitojme dot asnje sfide!

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook