Lidhu me ne

Radar

Analiza/ Sa ushtarë ka humbur realisht Rusia në Ukrainë

Kanë kaluar 3 javë që kur Rusia dha për herë të parë dhe të fundit numrin zyrtar të vdekjeve në pushtimin e saj të Ukrainës. Nga ajo kohë mbetet e hapur pyetja se sa prej ushtarëve të saj janë vrarë ose plagosur.

Në fillim të marsit, ministria ruse e mbrojtjes pranoi se 498 ushtarë të saj ishin vrarë në aksion ndërsa 1500 ishin plagosur, një numër i madh ky pas vetëm 10 ditësh luftime.

Kritikët thanë se shifrat zyrtare duhet të trajtoheshin me skepticizëm. Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas këmbëngulin se Rusia ka pësuar 10, 20 ose 30 herë më shumë viktima duke nënvizuar se humbjet ruse mund të jenë të ngjashme me luftërat në Çeçeni ose Afganistan. Mes një vakuumi informacioni në Rusi, thashethemet thonë se qindra ose mijëra të tjerë janë vrarë në javët që pasuan.

“Është pothuajse një sekret shtetëror” – tha një komentator ushtarak rus i cili i kërkoi “The Guardian” të mos citohet me emër për të diskutuar këtë çështje. “Ne nuk e dimë saktësisht [sa njerëz kanë vdekur]… Në këtë moment është më mirë të diskutojmë tema të tjera.

Mediat ruse të lajmeve që vazhdojnë të transmetojnë kanë ndaluar raportimin për numrin e të vdekurve në luftë. Censura ka ndaluar çdo lajm që e quan konfliktin një “luftë” ose “pushtim”.

Të hënën, tabloidi rus “Komsomolskaya Pravda”, i cili shpesh poston lajme pro-Kremlinit, publikoi një informacion bombastik: “Sipas të dhënave të ministrisë ruse të mbrojtjes… 9 861 ushtarë rusë janë vrarë në aksion dhe 16 153 janë plagosur.”

Pak minuta më vonë, lajmi u zhduk. Asnjë agjenci tjetër ruse e lajmeve nuk e raportoi këto lajm dhe nuk ishte e qartë pse vetëm “Komsomolskaya Pravda” kishte akses në atë informacion.

Pamja e lajmit të fshirë u bë shpejt virale pasi kritikët e nxorën në pah se kjo ishte dëshmi se Kremlini po vuante humbje katastrofike në luftën 1-mujore. Më vonë gazeta pretendoi se faqja e saj ishte hakuar.

Gazetarët kanë analizuar njoftimet lokale të funeraleve ose kanë kontaktuar drejtorët e morgjeve, por zyrtarët kanë akuzuar për dezinformim këdo që flet për këtë temë.

“Perëndimi po përpiqet të përçajë shoqërinë tonë. Spekulimi për humbjet ushtarake apo pasojat socio-ekonomike të sanksioneve bëhen për të provokuar një rebelim civil në Rusi. Po përdorin kolonën e pestë për të arritur qëllimin… shkatërrimin e Rusisë” – tha Vladimir Putin në një fjalim në fund të javës së kaluar.

BBC Russian publikoi të hënën një raport që thoshte se kishte konfirmuar vdekjen e 557 ushtarëve. Ai raport konfirmonte emrin dhe mbiemrin e çdo ushtari të vrarë në luftime.

Në fillim të kësaj jave, Radio Evropa e Lirë, agjencia e lajmeve e financuar nga SHBA raportoi se spitalet bjelloruse ishin mbushur me të vdekur nga lufta. Citohej një punonjës i spitalit klinik rajonal të qytetit bjellorus Homel, i cili thoshte se më shumë se 2500 kufoma ushtarësh ishin dërguar në Rusi që nga 13 marsi.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane thanë këtë javë se më shumë se 7 000 ushtarë rusë ishin vrarë që nga fundi i shkurtit.

Ndërsa zyrtarët ukrainas thonë se më shumë se 15 000 ushtarë rusë janë vrarë, një numër i afërt me ushtarët sovjetikë të vrarë në luftën 10-vjeçare në Afganistan. Ajo luftë shënoi një rënie të konsiderueshme të prestigjit të ushtrisë sovjetike jashtë vendit dhe tërheqja erdhi vetëm disa muaj para rënies së Bashkimit Sovjetik.

Në një tjetër artikull të redaktuar, “Komsomolskaya Pravda” fshiu gjithashtu një rresht që thoshte se “ministria ruse e mbrojtjes mohon raportet ukrainase për humbje të supozuara masive në Ukrainë”.

Në Rusi është një moment i rrezikshëm për të raportuar mbi këtë temë, pasi autoritetet kërcënojnë të gjithë botuesit që japin informacione për luftën. Disa analistë ushtarakë dhe OJQ nuk pranuan të komentojnë as çështjen e “Komsomolskaya Pravda”.

Gjithsesi ka indikacione se Rusia po pëson humbje të mëdha gjatë luftimeve.

“Oryx Blog” një faqe që gjurmon humbjet e pajisjeve ushtarake ka raportuar se Rusia ka humbur 1 666 automjete në Ukrainë. Ato të konfirmuara përfshijnë 111 tanke, 74 automjete të blinduara luftarake, 123 automjete luftarake të këmbësorisë dhe 312 kamionë, automjete dhe xhipa.

“Kjo listë përfshin vetëm automjete dhe pajisje të shkatërruara për të cilat ka prova fotografike ose video. Ndaj, sasia e pajisjeve të shkatërruara është dukshëm më e lartë se sa është filmuar” – shkruajnë blogerët. ©The Guardian

MË TEPËR

Kryesore2 orë më herët

Programi premtues i PD-së dhe zotimi i Bashës për arsimin e lartë e të rinjtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi sot në Parkun Olimpik programin e PD për zgjedhjet e ardhshme parlamentare me...

Mix10 orë më herët

Joe Jonas, këngë për ndarjen nga Sophie Turner

Joe Jonas me sa duket po përdor muzikë të re për t’u dhënë fansave njohuri mbi divorcin e tij nga...

Mix10 orë më herët

Sa duhet ta keni tensionin e gjakut sipas moshës që keni?

Jo më kot hipertensioni njihet ndryshe si vrasësi i heshtur, pasi presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë dëmtimin...

Radar10 orë më herët

Rrëfimi prekës i Berat Buzhalës për luftën në Kosovë: Më morën familjen, unë dhe vëllai u arratisëm

Berat Buzhala ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në një rrëfim mbi jetën e tij....

Kioske10 orë më herët

A ka Shqipëria më shumë kriminelë apo të çmendur?

Nga Kreshnik Spahiu Atentati i realizuar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është pasqyra e një shoqërie në degradim.Padyshim që disa mund...

Mix1 ditë më herët

Nigeria ka një himn të ri kombëtar dhe askush nuk e di pse

Presidenti nigerian Bola Tinubu bëri një lëvizje e cila befasoi shumicën e qytetarëve, ai ndryshoi himnin kombëtar pa ndonjë arsye...

Mix1 ditë më herët

Thyen rekordin kitara e humbur e John Lennon, shitet në ankand më një shifër marramendëse

SHBA- Një kitarë e përdorur nga këngëtari anglez John Lennon është bërë instrumenti më i shtrenjtë i Beatles i shitur ndonjëherë...

Mix1 ditë më herët

“Si e fala tradhtinë e ish-bashkëshortit”/ Shania Twain: Pesha e fajit rëndon mbi të!

Tradhtia mund të falet, por jo të harrohet, sipas këngëtares Shania Twain, e cila, rrëfeu pabesinë që tronditi martesën e...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner flet si rrallëherë për marrëdhënien me ish-shoqen e ngushtë, Jordyn Woods

Kylie Jenner dhe Jordyn Woods kanë pasur një shoqëri të gjatë e të bukur, para se gjërat të shkonin në...

Mix1 ditë më herët

Fotoja e fundit e Kate Middleton tronditi rrjetin!

Në imazhin e ri, i cili po qarkullon në rrjetet sociale, Princesha e Uellsit mban veshur një shami një detaj...

Facebook