Lidhu me ne

Radar

Mbështetja e amerikanëve për Joe Bidenin bie në shifra rekord/ SONDAZHI


Amerikanët janë edhe më të zhgënjyer me performancën e Joe Bidenit si president në mes të konfliktit në Ukrainë dhe pak kanë besim në aftësinë e tij për t’u përballur me krizën. Të paktën kështu ka zbuluar një sondazh i ri i “NBC News”.

Sipas këtij sondazhi që u publikua të dielën, vetëm 40% e të rriturve miratojnë performancën e punës së Bidenit, nga 43% që e mbështesnin në janar. Vetëm 16% e të anketuarve thanë se “e miratojnë fuqimisht” presidentin, krahasuar me 42% që “nuk e miratojnë fuqishëm”.

Anketimi i Marsit shënon një ulje të re të të gjitha kohërave në sondazhet e “NBC”-së për Bidenin. Kujtojmë se vlerësimet për të ishin rreth 60% menjëherë pasi ai mori detyrën në janar 2021.

Presidenti amerikan me sa duket nuk ka fituar shumë votues deri më tani me trajtimin e tij të krizës në Ukrainë. Sondazi tregoi se vetëm 12% e amerikanëve kanë “shumë besim” në aftësinë e tij për të menaxhuar situatën, krahasuar me 44% që kanë “shumë pak” besim. Një tjetër 27% thanë se kishin “vetëm pak” besim, ndërsa 16% raportuan “mjaft” besim, citon RT.

Po ashtu, rreth 36% e të anketuarve thanë se janë të shqetësuar se SHBA do të përfshihet shumë në konflikt, ndërsa 21% thanë se qeveria e tyre nuk do të përfshihet aq sa duhet. Një 57% befasuese e amerikanëve besojnë se vendi tashmë është në luftë me Rusinë ose do të jetë në luftë me Rusinë brenda vitit të ardhshëm.

Biden siç duket ka dështuar në përpjekjet e tij për të bindur votuesit amerikanë se presidenti rus Vladimir Putin është fajtori për normën më të lartë të inflacionit në SHBA në 40 vjet. Sondazhi zbuloi se 38% e amerikanëve besojnë se Biden dhe politikat e tij janë më së shumti fajtorë për rritjen e çmimeve. Fajtorë të tjerë të perceptuar përfshijnë pandeminë Covid-19 (28%) dhe korporatat (23%). Vetëm 6% thanë se sulmi rus në Ukrainë ishte shkaku më i madh i krizës së inflacionit.

Vetëm 33% e amerikanëve miratojnë mënyrën se si Biden po e trajton ekonominë, nga 47% në gushtin e kaluar, tregoi sondazhi. Vetëm 6% thanë se të ardhurat e tyre po rriten më shpejt se kostoja e jetesës, kundrejt 62% që thanë se familjet e tyre po mbeten prapa ekonomikisht. Rreth 71% e shohin vendin në “rrugën e gabuar“, ndërsa 22% thanë se “është duke shkuar në drejtimin e duhur“, një shifër e pandryshuar nga rezultati i janarit.

Sondazhi i “NBC”-së tregoi se 83% e amerikanëve janë të shqetësuar se konflikti Rusi-Ukrainë do ta përkeqësojë inflacionin, duke përfshirë këtu edhe 56% të cilët janë “shumë të shqetësuar“. Shqetësime të tjera përfshijnë frikën se konflikti do të përfshijë armë bërthamore (82%) dhe se administrata e Bidenit do të dërgojë trupa amerikane për të luftuar në Ukrainë (74%).

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook