Lidhu me ne

Radar

Bardh Spahia betohet si kryebashkiak i Shkodrës

Bardh Spahia betohet si kryebashkiak i Shkodrës

Bardh Spahia, i cili u shpall fitues në zgjedhjet e 6 marsit, është betuar sot si kryetar i ri i Bashkisë së Shkodrës.

Pas betimit Spahia ka deklaruar sërish se ai do të jetë kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve, edhe i atyre që nuk e votuan në 6 mars.

Kujtojmë që mandati i Spahisë do të jetë vetëm një vit, pasi vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet lokale në të gjithë vendin.

Fjala e Bardh Spahisë:

Sot është një ditë shumë e veçantë për mua. Nisim sot së bashku një mision për t’i shërbyer Shkodrës dhe shkodranëve, pasi ata më mbështetën e votëbesuan me 6 mars 2022.

Vij sot para jush me përgjegjësinë e besimit që më dhanë banorët e Shkodrës nga Shala në Velipojë, nga Ana e Malit në Gurin e zi, në qytet dhe njësitë administrative.

Falënderimi im është për të gjithë pa përjashtim, ata që më votuan dhe ata që për një arsye apo tjetër nuk votuan për mua. Unë kam bërë një premtim para banorëve të Shkodrës gjatë fushatës elektorale dhe e përsëris sërish para jush edhe sot: Do të jem kryetar i gjithë shkodranëve, pavarësisht zgjedhjes së tyre me 6 mars 2022.

T’i shërbej Shkodrës është nder por mbi të gjitha përgjegjësi e madhe për mua.

Është e vërtetë që ky mandat që nis sot, është i shkurtër në kohë, por Ne do të japim maksimumin tonë, të gjithë bashkë, që jo vetëm të realizojmë projektet e prioritetet tona por të kërkojmë e të gjejmë edhe mundësi të tjera për të shtuar investimet dhe vëmendjen ndaj Shkodrës.

Kohën që kemi në dispozicion, duhet ta shfrytëzojmë në maksimum, siç edhe duhet të bashkëpunojmë të gjithë bashkë, pa asnjë dallim, për Shkodrën e shkodranët. Tani është momenti të nisim punën për shtëpinë tonë të përbashkët, për të ndërtuar të sotmen me veshtrimin nga e ardhmja.

Të nderuar të pranishëm,

Nga dita e sotme, unë si kryetar i bashkisë dhe ju si këshilltarë bashkiakë, nisim së bashku një rrugëtim me synimin t’i shërbejmë sa më mirë Shkodrës e shkodranëve. Përpara se të jemi në këto detyra, para se të jemi përfaqësues të një subjekti të caktuar politik që na ka propozuar a mbështetur, jemi shkodranë.

Nëse bashkojmë përpjekjet tona, zërat tonë për Shkodrën, jam i sigurtë se jo vetëm do të dëgjohemi më shumë e më larg, por edhe bashkia jonë do të ketë më shumë vëmendje, investime e zhvillim.

Të dashur bashkëqytetarë,

Dera e Bashkisë Shkodër, do të jetë e hapur për çdo shkodran, do të jetë një qeverisje me shkodranët e për shkodranët, pa asnjë dallim për askënd.

Mandati që nis sot, është i shkurtër, i mbushur me sfida e shumë punë. Unë shpresoj se në mbyllje të tij, kur të bëjmë një bilanc, të gjithë bashkë, të jemi krenar për atë që kemi bërë për Shkodrën, për familjet tona e sidomos fëmijët tanë.

Në këtë stafetë të pandalshme, është mundësia, privilegji e përgjegjësia jonë  që me përkushtim e ndershmëri, të japim kontributin tonë duke mësuar nga e kaluara dhe me vizion për të ardhmen. Ia kemi borxh të parëve tanë por edhe detyrim ndaj të ardhmes të fëmijëve tanë.

Sot është kënaqësi të falënderoj publikisht të gjithë kryetarët e bashkisë që ka patur Shkodra deri më sot sepse kontributi i tyre është tepër i çmuar në shërbim Shkodrës e të shkodranëve.

Unë besoj më shumë tek puna, tek rezultatet e saj se tek fjalët, të cilat sigurisht kanë rëndësinë e tyre në këtë fjalë të parë si kryetar i bashkisë Shkodër.

Uroj me zemër që në këto muaj të këtij mandati të shkurtër, të dalim faqebardhë të gjithë bashkë, duke lënë gjurmën tonë për të bërë Shkodrën ashtu siç i takon dhe i ka hije.

Na u  priftë e mbara të gjithëve bashkë, në shërbim të Shkodrës e shkodranëve!

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook