Lidhu me ne

Temporal

DISFATA MË E THELLË EDI RAMËS DO T’I VIJË NGA SHKODRA

Bardh Spahia

May be an image of 1 person and text

Me Preç Zogaj e Lorenc Vangjelin në studion e “Java në RTSH” fola mbi fushatën elektorale në Shkodër ku përcolla erën e ndryshimit që fryn në qarkun tonë e ku disfata e kësaj mazhorance ka për të qenë aq e thellë sa do të kujtojë fitoren e 22 Marsit 1992.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj në këtë qark kanë një listë fitimtare me njerëz me eksperiencë dhe kontribute që përfaqësojnë shpërndarjen gjeografike të qarkut. Listë që garanton një rezultat të jashtëzakonshëm.Shkodra është injoruar nga Edi Rama në 8 vitet e mandatit të tij dhe provë kokëfortë janë projektet që I janë dërguar nga Bashkia Shkodër, por që janë refuzuar prej qeverisë. 35 kërkesa për projekte kanë marrë përgjigje negative.

Janë 60 të tjera që presin vendimin e qeverisë për financime, por ka zero vëmendje. Bashkia Shkodër është në vendet e fundit të listës së bashkive për nga investimet. Shkodra ka 21 herë më pak investime se Durrësi, 16 herë më pak se Korca, 14 herë më pak se Elbasani, 12 herë më pak se Fieri, 11 herë më pak se Vlora. Ky është realiteti dhe shifrat faktike që tregojnë qasjen armiqësore të një kryeministri që duhej të ishte i të gjithëve.

May be an image of 3 people, television, screen and indoor

Është qesharake se si përpiqet të kapitalizojë meritë me stadiumin e Shkodrës, duke mos përmendur kontributin e FSHF-së dhe UEFA-s aty, apo Muzeun Marubi, financimi për të cilin ishte gati dhe Edi Rama preu vetëm shiritin, por mburret edhe pse dihet kjo gjë në Shkodër.

Shkodranët e dinë këtë realitet dhe prandaj mezi presin 25 Prillin për ta larguar, për të sjellë ndryshimin për vete së pari e familjet e tyre dhe janë entuziastë në të gjitha takimet që ne bëjmë për programin tonë ekonomik dhe planet konkrete si në arsim, shëndetësi, bujqësi, çlirim të biznesit e rritje pagash e pensionesh.

PD ka një plan konkret edhe për menaxhimin e pandemisë, ndërsa Edi Rama po e përdor paturpësisht për përfitime politike, si asnjë kryeministër në botë, tashmë me vaksinim elektoral, edhe pse humbi shumë kohë të çmuar duke mos kontaktuar në kohë me kompanitë e vaksinave.

Shqiptarët e shohin qartë këtë mashtrim të rradhës së kryeministrit dhe e dinë që ndryshimi është në dorën e tyre. Ne i nxisim që të dalin të votojnë masivisht, si kurrë më parë sepse ndryshimi do të vijë. E vetmja mënyrë për t’ia dalë mbanë është duke votuar për Partinë Demokratike nën udhëheqjen e Lulzim Bashës.

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix11 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix12 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet12 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore12 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix12 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix12 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar12 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix13 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal13 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook