Lidhu me ne

Mix

8 mënyra sesi mund të humbasim peshë pa qenë nevoja të mbajmë dietë – Ja çfarë thotë shkenca

Të fillosh dietën shpeshherë është një lojë e humbur. Disa kërkime kanë zbuluar se 9 nga 10 njerëz që fillojnë dietë, dështojnë.

Madje edhe njerëzit që janë në gjendje të mbajnë diete luftojnë një betejë të ashpër kundër përpjekjeve të trupit për të ruajtur energji shtesë. Ekspertët bien dakord se dietat ekstreme dhe lëngjet pastruese nuk janë një strategji afatgjatë për mbajtjen e një peshë të shëndetshme.

Por ka disa gjëra të thjeshta që mund të bëni për të arritur rezultate në humbjen e peshës dhe te ndjeheni më mirë. Dietisti Jason Ewoldt nga Klinika Mayo jep disa këshilla për të qëndruar të dobët dhe të shëndetshëm.

Ja këshillat e tij:

Qëndroni të hidratuar. Nëse nuk pini ujë natyral, pini ujin e gazuar, është një mënyrë ideale pa shtuar kalori në dietën tuaj.

Ewoldt thotë se pacientet e ngatërrojnë etjen me urinë. “Në shumë raste njerëzit thjesht kanë nevojë të hidratohen”, tha ai. Me shumë mundësi ato do të arrinin më tepër rezultate nëse pinin më shumë ujë. Një studim i 2016  zbuloi se nga 18 mijë njerëz ato që pinin më shumë ujë ishin më të kënaqur dhe konsumonin më pak kalori ,sheqerna, yndyra dhe kolesterol se pjesa tjetër e individëve që nuk e konsumonin ujin edhe aq.

Çfarëdo që pini, është më mirë të largoheni nga pijet e ëmbla artificiale.

Hulumtuesit mendojnë se ëmbëlsuesit artificiale ndikojnë keq në mënyrën se si trupat tanë përpunojnë yndyrën.

Flini të paktën 7-8 orë gjumë. Shumica prej nesh mendon se mund t’ju dalim fare mirë edhe me pak orë gjumë. Por, ekspertët thonë se kjo është e gabuar. Sipas neuro shkenctarit Mathew Walker mungesa e gjumit po i vret njerëzit. Gjithashtu na bën edhe të hamë më shumë ushqim.

Hani ngadalë. Gjatë mëngjesit, drekës apo darkës shijojeni ushqimin ngadalë. Kjo është një mënyrë shumë e mire për të shmangur ngrënien e tepërt.

Gjithashtu mos e anashkaloni kurrë mëngjesin. Studimet kanë treguar se individët të cilët hanë mëngjes rregullisht janë më në formë dhe më të shëndetshëm sesa ato që nuk hanë mëngjes.

Hani midis vakteve. Porcionet e vogla të ushqimeve ose konsumi i frutave midis vakteve bën që gjatë vakteve të plota të jemi më pak të uritur.

Hani arra.

Kohët e fundit, studiuesit kanë zbuluar se arrat janë gjithashtu një burim proteinash që mund të shpëtojnë jetën.

Një studim i më shumë se 81.000 njerëzve në Amerikën e Veriut gjeti se njerëzit që hanin vetëm një grusht arra të përziera ose farëra në ditë reduktonin rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së zemrës.

Bëni ushtrime në mëngjes.

Studimet kanë treguar se individët të cilët ushtrohen në mëngjes më stomakun bosh djegin 20% më shumë kalori gjatë ushtrimeve sepse “harxhojnë” energjinë rezervë që ato kanë. Hani fruta të thata. Janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të kënaqur oreksin tuaj dhe të qëndroni të ngopur. Plus, ato janë gjithashtu të pasur me kalium, hekur dhe vitaminë B. Frutat janë një mënyrë mjaft e mirë për tu ndjerë të ngopur plus ato janë një burim vitaminash dhe uji dhe ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm.

Bëjani qejfin vetes ndonjëherë.

Mos e privoni vetën nga të gjitha ushqimet e “këqija”. Ndonjëherë edhe mund të konsumoni ushqime të tilla. Por, jo gjithmonë!

/SCAN

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix20 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix20 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix20 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix20 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix20 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix20 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix20 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix20 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar20 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook