Lidhu me ne

Mix

Nga infeksionet më të shpeshta tek harresa; 6 gjërat për të cilat duhet të përgatitet një grua 40 vjeçe

Diku pas të 40-ave, do ta gjeni veten duke vënë syze për të lexuar një libër apo në ekranin e një pajisje elektronike. Por zonja, ky është vetëm fillimi. Me afrimin e menopauzës, trupi dhe mendja fillojnë të pësojnë një sërë ndryshime, shumë prej të cilave mund të shkaktojnë parehati apo edhe dhimbje. E keqja është se gratë nuk i ndajnë këto shqetësime me të tjerët por preferojnë të vuajnë në heshtje. Edhe pse mund të mos ndiheni mirë për ndryshimet që po përjetoni, të dini se çfarë ju pret dhe si mund ta përballoni do t’ju ndihmojë të lehtësoni çfarëdolloj ndjesie të pazakontë. Më poshtë mund të gjeni 7 ndryshime që pëson trupi pas të 40-ave.

Urinoni shpesh: Shtatzënia, lindja e fëmijës dhe menopauza, të gjitha mund të kontribuojnë në humbjen e kontrollit të fshikëzës tek gratë dhe nevoja për të dalë shpesh në tualet. Mund të keni probleme të tilla si urinim të pavullnetshëm kur kolliteni, teshtini apo sforcoheni, pasi, për shkak të niveleve të ulëta të estrogjenit, muskuli i fshikëzës dhe ato të uretrës fillojnë të dobësohen.

Infeksionet urinare bëhen më të shpeshta: Një sërë ndryshimesh poshtë belit falë, e dini tashmë, uljes së niveleve të estrogjenit. Përveç tharjes vaginale, infeksionet urinare bëhen më shpeshta pas menopauzës, për shkak të ndryshimeve të niveleve të estrogjenit. Ky problem vërehet te gati 60-70% e grave pas menopauzës.

Ju bien flokët: Gjatë gjithë jetës kemi rritje dhe rënie të flokëve. Por, me ndryshimin e niveleve të hormoneve, me afrimin e menopauzës fillojnë të bien edhe flokët.

Ju shfaqen qime gjithandej dhe fillojnë të thinjen: Me moshimin e grave, bien nivelet e estrogjenit dhe rriten nivelet e testosteronit, duke çuar kështu në rritjen e qimeve në fytyrë, mjekër dhe gishta. E dimë që thinja e flokëve është pjesë e plakjes, por a duhet të shfaqen kudo? Si duket, po.

Harroni shpejt: Nëse jeni treguar shumë harraqe këto kohët e fundit, mos u shqetësoni. Me afrimin e fazës së menopauzës, fillon të bëhet gjithmonë e më e zakonshme harresa. Një jetë shumë e ngarkuar gjithashtu mund të kontribuojë. Të gjithë ne në momente të caktuara harrojmë. A do të thotë kjo që të gjithë po vuajmë nga alcajmeri? Jo. Do të thotë vetëm që jemi shumë të ngarkuar.

Marrëdhëniet seksuale bëhen të parehatshme: Ka shumë arsye përse kjo ndodh në moshë të mesme, megjithatë arsyeja kryesore është tharja vaginale. Me moshimin, fillojnë të bien nivelet e estrogjenit, duke çuar në dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale dhe humbje të dëshirës.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook