Lidhu me ne

Radar

PD e ka provuar këtë eksperiment në fillim të viteve 2000

Andi Bushati

Po të shohësh qëndrimin e qartë të zyrtares së lartë amerikane, ai nuk ndryshon aspak nga ato që vendi i saj ka mbajtur para përjashtimit të Berishës nga Basha, para kuvendit të 11 dhjetorit, para përplasjes fizike të 9 janarit dhe para zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit.

Por në të gjitha këto përballje, Berisha ka dalë i më fituar dhe grupi i atyre që vetëquhen si “pro amerikanë” në PD, gjithnjë e më i tkurrur në vota dhe më i zvogëluar në numra.

Edhe historikisht kjo nuk është një dukuri e re në gjirin e kësaj partie të djathtë.

PD e ka provuar këtë eksperiment në fillim të viteve 2000 kur prej saj doli PDR e Pollos. Mbështetja e amerikanëve qe e madhe.

Si pasojë e saj edhe ajo e qeverisë Meta dhe mediave që në atë kohë kontrolloheshin nga socialistët. Atëhere u shkua deri aty sa PD-së zyrtre t’i vidheshin simbolet për të konkuruar në zgjedhje. Por rezultati afatgjatë ishte i papërfillshëm.

E njëjta fabul u përsërit edhe pas djegjes së mandateve. Amerikanët thanë se opozita reale e vendit është ajo e Murrizit dhe Rudina Hajdarit, u sollën me sikur dhe i bënë ata pjesë të sistemit, por në fund, kur i hodhën para elektoratit, e panë sesa qesharake ishte butaforia e një opozite që edhe në qoftë pro amerikane, nuk ka asnjë vlerë kur është fallco.

Ky mallkim i kthimit të shpinës ndaj zgjedhësve, për t’u konformuar me tekat e diplomatëve, rrezikon të përsëritet si një leksion i pamësuar edhe mbi Bashën, Alibeajn, Bardhin, Tabakun e me radhë.

MË TEPËR

Kryesore1 javë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore1 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar4 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook