Lidhu me ne

Mix

Seksi në shtatzani, 9 fakte që duhet të dini

A duhet të kryeje një grua shtatzënë duhet të kryeje marredhenie seksuale?

Për fat të keq, edhe në ditët që jetojmë tema rreth seksit mbetet akoma një tabu. Shumë çifte e kanë të vështirë të flasin edhe me mjekun e tyre rreth kësaj teme. Kjo ndoshta lidhet me paragjykimet që kanë njerëzit mbi seksin ose për shkak të kuptimit që gjithsecili i jep.
Nëse seksin e keni menduar si diçka pozitive gjatë periudhës së shtatzanisë do e keni më të lehtë.

A e dëmton seksi fëmijën?

Pyetja është gjithmonë e njëjtë:

Nëse shtatzënia ecën normalisht dhe nuk ka komplikime dhe gruaja ka dëshirë nuk ka asnjë rrezik për fëmijën.

Marrëdhënia seksuale në shtatzani nuk do të jetë njësoj si më parë dhe kjo pasi shpesh partnerët kanë frikë mos dëmtojnë fetusin. Dhe në lidhje me këtë ka disa fakte që duhet të dini.

Seksi në shtatzani, 9 fakte që duhet të dini:

  • Gjatë trimestrit të parë marrëdhëniet seksuale mund të ndalohen edhe nga mjeku duke qënë se implantohet embrioni, zhvilohen organet e tij dhe nga akti mund të shkaktohet edhe një abort spontan. Megjithatë është mjeku që e vendos këtë.
  • Dëshira seksuale e gruas gjatë trimestrit të dytë do të jetë më e lartë gjatë 9 muajve pasi përjetohet një rritje e madhe e hormoneve dhe nga ana tjetër dhe mashkulli tërhiqet më tepër nga trupi i saj në këtë periudhë.
  • Gjinjtë mund të rrjedhin gjatë marrëdhënies intime. Nga ana tjetër mashkulli do të fillojë ta ketë të vështirë të pranojë që ato nuk janë vetëm pjesë e kënaqësisë seksuale.
  • Jo të gjitha pozicionet e seksit janë të përshtatshëm. Duke qënë se edhe trupi i gruas ndryshon duhet të gjeni pozicionin më të mirë.
  • Seksi gjatë shtatzanisë nuk e dëmton beben. Ai është tepër i mbrojtur në trupin e nënës. Megjithatë kujdes me ejakulimin brenda trupit të gruas pasi sperma përmban elementë që zbusin qafën e mitrës.
  • Mund të këshillohet që gjatë 4 javëvë te fundit të ndalohet marrëdhënia seksuale duke qënë se rrit rrezikun e infeksionit.
  • Pas lindjes gruaja nuk mund të ndiejë të njëjtën dëshirë dhe kënaqësi seksuale si më parë.
  • Gruaja do të ketë tharje vaginale pas lindjes si pasojë e rënies së nivelit të estrogjenit dhe kjo mund të shkaktojë dhimbje gjatë aktit.
  • Gruaja pas lindjes mund të ketë vështirësi në mbajtjen e urinës edhe gjatë marrëdhënies seksuale.
Seks ne shtatzani?

Çfarë percepton fëmija gjatë marrëdhënieve seksuale?

Fetusi është i mbështjellë në “qeskën” dhe lëngun amniotik që e mbron atë nga ndikimet dhe zhurmat e jashtme. Prandaj, gjatë aktit seksual të nënës dhe babait, ai nuk ndjen asgjë që mund ta shqetësojë atë.  Fëmija ndjen një ndjenjë pozitive që vjen si pasojë e lëshimit të endorfinës në trupin e nënës.

Gjatë marrëdhënies fetusi zvogëlon lëvizjet e tij.  Për gratë që vuajnë nga të përzierat gjatë tremujorit të parë, seksi mund të jetë një problem. Megjithatë koha më e mirë për të pasur marrëdhënie seksuale është tremujori i dytë. Gratë gjatë kesaj periudhe ndihen më të bukura si fizikisht ashtu edhe në gjendjen e tyre shpirtërore.

Në këtë periudhë është e rëndësishme që partneri juaj t’ju tregojë sa më shumë dashurinë. Ka shumë burra që gjatë periudhës që gratë e tyre janë shtatzëna kanë më shumë dëshirë për të kryer marrëdhënie seksuale dhe ka shumë të tjerë që tregojnë pasivitet në lidhje me këtë gjë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix17 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix17 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix17 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix17 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix17 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix17 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix17 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix18 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar18 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook