Lidhu me ne

Mix

Çfarë duhet të bëj nëse kam kolesterolin e lartë?

Kolesteroli është një molekulë që i përket klasës së lipideve (dmth yndyrave) të pranishme në gjakun tonë. Kjo substancë prodhohet në pjesën më të madhe nga vetë trupi, por një përqindje asimilohet me ushqimin e përditshëm. Kolesteroli është i pranishëm në gjak në forma të ndryshme, dy llojet kryesore janë kolesteroli HDL (Lipoproteina me densitet të lartë, e quajtur zakonisht “kolesteroli i mirë”) dhe LDL (Lipoproteina me densitet të ulët, e quajtur zakonisht “kolesteroli i keq”). Kolesteroli total i tepërt në gjak (hiperkolesterolemia), në veçanti LDL, është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare. Megjithatë, rritja e kolesterolit nuk është ekskluzive për të rriturit: për arsye gjenetike mund të ndodhë edhe tek fëmijët e vegjël, prandaj në familjet me histori hiperkolesterolemie këshillohet gjithmonë të vlerësohet niveli i kolesterolit edhe në mosha të vogla. Një dietë dhe stil jetese korrekte mund të ndihmojnë shumë në mbajtjen e vlerave të kolesterolit LDL brenda kufijve normalë.

Rekomandime të përgjithshme dietike

-Zgjidhni ushqime me sasi të ulëta në yndyrna të ngopura dhe kolesterol;

-Zgjidhni ushqime me sasi të ulëta në sheqerna të thjeshta. Metabolizmi i sheqerit dhe yndyrës janë të lidhur ngushtë: karbohidratet (të thjeshta) të përthithura me shpejtësi komprometojnë profilin e lipideve. Sipas OBSH-së, sheqernat e shtuara, pra jo ato që gjenden natyrshëm në fruta, qumësht dhe produkte qumështi, nuk duhet të kalojnë 10% të totalit të kalorive ditore;

-Zgjidhni ushqime të pasura me fibra. Sasia e rekomanduar është 25-40 gram fibra në ditë;

-Përfshini në dietën tuaj ushqime natyrale me efekt të uljes së kolesterolit (p.sh.: soje, tërshërë, etj.);

-Gatim pa shtuar yndyrë. Preferoni metoda të thjeshta gatimi si p.sh. gatimi me avull, mikrovalë, skarë, tenxhere me presion, etj. në vend të skuqjes;

-Me këshillën e mjekes nutricioniste, është e mundur të përfshini në dietë suplemente që përmbajnë substanca të afta për të reduktuar përthithjen nga zorrët e kolesterolit (beta-glukane,  sterole bimore, etj.). Nëse merrni suplemente ushqimore me sterole bimore, këshillohet t’i konsumoni në vaktin e përditshëm me një përmbajtje më të lartë të ushqimeve me origjinë shtazore (kolesteroli nuk përmbahet në ushqimet me origjinë bimore) dhe në sasi jo më shumë se 2 g në ditë – përveç rasteve që keshillohet nga mjeku.

Ushqimet që nuk rekomandohen

-Ushqime me përmbajtje të lartë yndyrore si  gjalpë,  pana, etj.;

-Të brendshmet e kafshëve si mëlçia, truri, veshka, , zemra etj.;

-Salcice me përmbajtje të lartë yndyrnash të ngopura

-Qumësht i plotë ose i kondensuar, kos i plotë, djathëra me përmbajtje të lartë të yndyrës së ngopur dhe kolesterolit, si mascarpone, gorgonzola;

-Majonezë dhe salca të tjera të përpunuara;

-Pijet alkoolike;

-Produktet e furrës dhe në përgjithësi ushqimet që kanë në paketim fjalët “yndyrna bimore të hidrogjenizuara”, pasi mund të përmbajnë yndyrna trans, vaj palme, vaj kokosi etj., si dhe substanca të pasura me yndyrna të ngopura;

-Ushqimet fast food  (p.sh. proshutë dhe të skuqura, copa pule të skuqura, kroketa djathi të shkrirë të skuqur, etj.) pasi këto ushqime mund të përmbajnë përqendrime të larta të yndyrave të cilat, nëse merren me tepricë, rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

Ushqimet e lejuara dhe të rekomanduara

-Buka, makaronat, orizi, tërshëra, elbi dhe lloje të tjera drithërash, mundësisht ato integrale sepse pakësojnë përthithjen e yndyrave dhe sheqernave të thjeshta;

-Bishtajoret, të konsumohen dy deri në katër herë në javë jo si pjatë anësore, por si pjatë kryesore. Çdo lloj bishtajore është në gjendje të ndikojë pozitivisht në nivelin e kolesterolit;

-Peshq të të gjitha llojeve, ndoshta duke favorizuar atë blu dhe salmonin për përmbajtjen e tyre të lartë të Omega 3;

-Arrat, soja, farat e lirit dhe burime të tjera bimore të Omega-3

-Si mishi i kuq ashtu edhe i bardhë (që vjen nga prerje pa yndyrë dhe i privuar nga yndyra e dukshme). Mishi i shpendëve duhet të hahet pa lëkurë, pasi ajo është i pasur me kolesterol;

-Qumësht dhe kos i skremuar ose pjesërisht i skremuar;

-Djathëra të freskët me përmbajtje të ulët yndyre;

-Vajra bimore të pangopura, të tilla si vaj ulliri ekstra i virgjër, vaj orizi ose vajra me një farë (p.sh.: soje, luledielli, misër, kikirikë, etj.);

-Frutat (dy racione në ditë) dhe perimet (dy-tre racione në ditë), pasi ato ofrojnë sasi të shkëlqyera të vitaminave, antioksidantëve dhe fibrave, të cilat reduktojnë rrezikun e përgjithshëm kardiovaskular.

Këshilla të sjelljes

-Në rast mbipeshe, këshillohet të eliminoni kilogramët e tepërt, të normalizoni perimetrin e barkut, një tregues i sasisë së yndyrës së depozituar në nivelin  e organeve dhe që lidhet kryesisht me rrezikun kardiovaskular dhe të vlerësoni masën tuaj dhjamore, matje këto që kryhen permes aparaturave specifike pranë klinikës FitHealth.

-Bëjeni stilin tuaj të jetesës më aktiv (Braktisni një mënyrë jetese sedentare! Shkoni në punë në këmbë, me biçikletë ose parkoni larg destinacionit tuaj, nëse mund të shmangni përdorimin e ashensorit dhe të ngjitni shkallët në këmbë, etj.);

-Praktikoni aktivitet fizik të paktën tre herë në javë (minimumi 150 minuta në javë, optimale 300). Aktiviteti fizik rrit kolesterolin “të mirë” në kurriz të kolesterolit “të keq”. Zgjedhja duhet bërë në kuadrin e sporteve me karakteristika aerobike, pra me intensitet të moderuar dhe kohëzgjatje të gjatë, si çiklizmi, gjimnastika aerobike, ecja me shpejtësi 4 km/h, noti etj., pasi janë më efektive në eliminimin e dhjamit.;

-Lënia e duhanit: pirja e duhanit ul nivelin e kolesterolit HDL (të mirë);

-Konsultohuni me mjekun tuaj për ndonjë patologji tjetër bashkëekzistuese (p.sh. hipertension arterial, diabeti mellitus, etj.);

-Sipas rekomandimeve të reja, të gjithë burrat pas 40 dhe gratë pas 50 duhet t’i nënshtrohen ekzaminimit të lipideve, i cili duhet të parashikohet në subjektet me histori familjare të sëmundjeve të hershme ishemike kardiovaskulare në prani të faktorëve të tjerë rreziku si hipertensioni, diabeti, obeziteti familjar, dislipidemia, sëmundjet autoimune ose insuficienca renale kronike. Ekzaminimi i lipideve duhet të përfshijë: kolesterolin total, trigliceridet, HDL dhe LDL. Të gjitha këto na japin një tablo më të qartë për yndyrnat tona. Mund ti masni pranë klinikës FitHealth.

Kujdesuni për trupin tuaj sot që ai t’ju falenderojë nesër! 

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix1 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix1 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix1 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix1 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix1 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix1 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix1 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar1 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook