Lidhu me ne

Mix

Shtimi në peshë brenda natës, ja arsyet që e shkaktojnë atë!

Peshorja mund të bëhet armik nëse peshoni shumë shpesh, veçanërisht nëse keni një mënyrë jetese të shëndetshme dhe një peshë normale. Është absolutisht e zakonshme që pesha të ndryshojë, qoftë edhe me disa kilogramë nga një ditë në tjetrën, por cilat janë arsyet?

Fillimisht duhet thënë se variacionet e peshës janë absolutisht fiziologjike, edhe brenda së njëjtës ditë, ndaj nuk duhet të shkaktojnë shqetësim dhe është mirë të shmangni peshimin çdo ditë, madje edhe disa herë në të njëjtën ditë, sepse variacionet që do të lexoni në peshore nuk kanë besueshmëri.

Arsyet pse pesha ndryshon nga dita në ditë

Kapsllëku

Kapsllëku është një problem jashtëzakonisht i bezdisshëm, i cili mund të ndikojë shumë në peshën trupore. Një zorrë e ngadaltë që përpiqet të zbrazet mund të rrisë peshën deri në 2 kilogramë, edhe nëse jeni në një dietë të rreptë. Për të patur një funksion të mirë të zorrëve, dieta duhet të jetë e pasur me fibra, të përmbajë 5 porcione në ditë fruta dhe perime, bishtajore si burim proteinash të paktën 3 herë në javë dhe duke zgjedhur drithëra integrale në vend të drithërave të rafinuara. Për më tepër, një element themelor është uji: duhet pirë të paktën 2 litra e gjysmë në ditë.

Periudha

Ndryshimet hormonale që ndodhin në trupin e femrës në lidhje me ciklin menstrual mund të shkaktojnë mbajtjen e ujit të tepërt në organizëm. Për këtë arsye, në ditët para dhe pas menstruacioneve, pesha juaj do të luhatet përkohësisht. Pas disa ditësh, gjithçka do të kthehet në normalitet.

Mbajtja e ujit

Mbajtja e ujit, e përmendur tashmë më lart, është një grumbullim i lokalizuar i lëngjeve që ndodh kryesisht në vithe, këmbë dhe bark. Kjo mund të jetë një nga shkaqet e ndryshimeve në peshë, e cila mund të shtojë deri në 2 kilogramë. Kripa është një nga elementët që mund të shkaktojë mbajtjen e ujit. Rrjedhimisht, nëse hani ushqime shumë të kripura, nuk do të jetë e çuditshme të shihni peshën e shtuar, për shkak të grumbullimit të lëngjeve. Është gjithmonë mirë ta përdorni kripën me masë, ta zëvendësoni me erëza dhe të përpiqeni të konsumoni vetëm herë pas here produkte që janë të pasura me të, si djathërat e vjetëruar, sallamërat dhe salsiçet, krudot dhe salcat.

Gjumi

Tani ka shumë kërkime shkencore që kanë treguar se gjumi I pakët lidhet me shtimin në peshë: të shkuarit në shtrat vonë çdo ditë, në fakt, ndryshon prodhimin e disa hormoneve në trup, veçanërisht duke rritur nivelet e ghrelinës, hormonit që nxit ndjenjën e urisë dhe duke frenuar prodhimin e leptinës, hormonit të aftë për të stimuluar ndjenjën e ngopjes. Përveç kësaj, gjumi i pakët çon në të ngrënit më shumë për kënaqësi sesa për uri, duke ndryshuar ekuilibrin e qelizave yndyrore dhe duke i bërë ushqimet me kalori të tepërta më të dëshirueshme.

Sporti

Duket e pamundur, por, pas një seance sportive intensive, çekuilibri i elektroliteve i shkaktuar nga humbja e kripërave minerale mund të favorizojë mbajtjen e lëngjeve, duke ndikuar në peshën trupore. Këshillohet gjithmonë të prisni disa ditë përpara se të peshoni, duke i dhënë vetes kohë për të rimarrë lëndët ushqyese të nevojshme për muskujt.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook