Lidhu me ne

Temporal

Ku po e çon Erdogani Turqinë?

erdoganNga Hajro Limaj*

Vazhdoj të ndjek me shumë kujdes zhvillimet  tronditëse në Turqi.Nga 15 Korriku i mini pucit ushtarak e deri sot përvec  lajmeve dhe rubrikave televizive lexoj në Turqisht vecanërisht dy gazetat më të mëdha : Milliyet dhe Hurriyet.Mua me Turqinë më lidh një jetë e tërë,por vecanërisht në periudhën 1993-2001 kam qenë nga aktorët kryesorë të bashkëpunimit  politik ushtarak.Nga shefi I degës së bashkëpunimit Shqiperi-Turqi në Ministrine e Mbrojtjes u emrova atasheu I pare ushtarak i Shqiperise në Ankara.Punova në Kohen e ndritur kur Turqia drejtohej nga elita intelektuale e këtij vendi me president Turgut Ozal dhe vecanërisht Sulejman Demirel,me kryeministrat  Tansu Ciller,Mensut Jellmaz dhe Exhevit,te gjithe të diplomaur në Gjermani,Amerike dhe Angli.Si ekspert I politikave të mbrojtjes dhe  fushës ushtarake që natën e mini pucit më lindën shumë dyshime dhe pikëpyetje.Këto dyshime tashmë janë publikuar nga shumë  studjues,gazetarë dhe politikanë jo vetëm breënda Turqisë,porn ë të gjitha vendet demokratike.

Kaloi një javë nga mini puci ushtarak në Turqi dhe shumë gjëra janë në erresirë,të pa qartësuara.Nje nga analistët më të mirë të Turqisë, Melih Ashëk ,shkruan sot në gazetën Milijet pikerisht për këtë errësisrë.Dhe  e thotë këtë shqetësim nga  Turqia, e cila po zbaton ligjet e ashpëra  të gjëndjes së  jashtëzakonëshme. Ai pyet :

“-Kush ishte truri apo  ekipi trunor I kësaj lëvizjeje për grusht shteti ,kush e shtypi butonin .Perse nuk publikohet ky grup trunor ?

-Kryetari I SHIK-ut, I cili informoi direct Shefin e Shtamadhorise në orën 16,për cfarë shkaku nuk e kërkoi në telefon  gjatë natës  kryeministrin dhe presidentin? Shefi i Shtarmadhorisë  I cili u paralajmëtua  nga kryetari I SHIK-ut në orën 16 përse nuk mori asnjë masë për të siguruar me një herë vehten dhe shtabin .Përse nuk I thirri me një herë  në Ankara komandantët që ndodhsehin jashtë Ankarasë   ? “.

Dhe më poshtë vazhdon : Grusht shtetasit kë kishin caktuar për kryeministër?.Kush do të ishin anatrët e qeverisë ?…Pra këto janë erresirë… “

Po c farë po ndodh.

Shifra të frikëshme:

-Janë arrestuar 13 165 vete.Nga këta: 8 838 ushtarakë,nga të cilët 123 gjeneralë,lista vazhdon me kolonelë,nënkolonëlë,majorë, kapitem …midis tyre edhe komandanti I Armatës së dytë,kosovari  me gradën më të lartë general-armate Adem Hudut,,1485 policë,52 drejtues administrate dhe 689 civilë.

-U shkarkuan nga detyra 1577 dekanët e e të gjitha universiteteve.

-Jnë arrestuar 2277 prokurorë dhe gjykatës nga 14 661 që ka e gjithë Turqia.

-Janë arrestuar 4 rektore universitetesh, 2 antarë të gjykatës kushtetuese dhe mbi 60 prokurore dhe gjukatës të Prokurorise dhe Hetuesisë së Përgjithëshme.

-Janë larguar nga puna 60 000 mësues.

-U hoqën licensën  21 000 mësuesve të shkollave private.

-U mbyllën 15 universitete,1043 shkolla,109 konvikte,104 fondacione,35 qëndra shëndetësore,1229 shoqata dhe 19 sindikata.Të gjitha pasuritë e tryre u sekestruan.Këtë mësymje kundër kundështqarëve Erdogani po e realizon nëpërmjet ligjit të situatës së jashtëzakonëshme,ligj I cili I jep kopetenca shumë të mëdha qeverisë.

-Dje ka arrestuar president të shoqërive Hollding.

-Ka ndaluar daljen jashtë shtetit të akademikëve.

Pra  të arrëstuar nuk ka vetëm nga ushtria për pucin ushtarak.Ka nga policia,administrate,burokracia,universitetet,ministra e arsimit, e shëndetësisë, e ku jo.

Kur Erdogani pretendon për një  grusht shteti nga ushtarakët,cfarë ka me botën akademike te te gjithe Turqisë dhe me civilët që ishin jashtë këtij  mini grushti ?.Prandaj shume politikane dhe analiste të botës demokratike shprehen se “ listat kanë qenë të para përgatitura” dhe Erdogani I vuri ne zbatim mënjehërë “ nga grushti I shtetit që I dha zoti”-sic tha ai.

Turqia prej 17 Dhjetorit 2013 vazhdonte të ishte në një krizë të thellë në politikat e brëndëshme.Është koha kur djali Erdogani u kap në flagrancë me  3 djemt e tre ministrave të qeverisë së Erdoganit, të cilët me një turko-iranian, Zarrabin, u kapën duke pastruar 1 miliardë dollar në Bankën Qëndrore.Tre femijet e tre ministrave ,Zarrabi dhe drejtori I bankës u arrestuan,ndërsa djali I Erdoganit ishte lënë për datën 25.Duke qenë se Gyleni u shpreh se “koha e Erdoganit përfundoi” ai e shpalli atë nga aleat,armik. Erdogani humbjen e autoritetit të tij prej kësaj kohe kërkonte ta mbante me dhunë të gjithanëshme ndaj shtypit,akadamisjenëve,opoziës dhe cfarëdo lloj mendimi opozitar. Janë dënuar dhe janë në process hetimore 1 800 turq dhe të huaj që kanë kritikuar atë ,midis tyre shume të rinjë dhe të reja nëpërmjet facebook-ut.Turko-Iraniani mbas doli me makinacione nga burgu u nis për në Amerikë , I cila sa zbriti ne airport u arrestua dhe tani vazhdojne hetimet e tij  për vëprimtaritë e tij kriminale.Kundërshtitë nëpërmjët protestave u dhunuan,si ajo e Gazisë në Stamboll.Totalitarizmi I tij u rrit dukshem,kohe në të cilën unë botova shkrimin “Sulltanizimi I Erdoganit” dhe “ Totalitarizmi i Erdoganit e rritja e terrorizmit në Turqi”.Hera e parë që unë dola hapur  kundër një lidëri turk.

Në Turqi të gjitha analistët ndërkombëtar parashikonin një konflikt të rëndë civil, e cila mund të shkonte drejt një luftë civile.K     ëtë rrezik e shikonte edhe vëtë  Erdogani.Një lëvizje e heshtur për grusht shteti nga ushtarakët qarkollonte muajt e fundit.Nga analiza e zhvillimeve të fundit nje analistë I sigurisë mbrin në konkluzionin se këtë lëvizje filleëstare e ka manaxhar SHIK-u me Shefin e Shtamadhorisë duke e kthyer në një skenar të vërtetë të një mini puci ushtarak.Fuqia dhe madhesia e ushtrisë turke prej 650 000 trupash jo qeverinë e Erdoganit që e rrëzonte për 2 ore,por pushton shtetet kufitare.Edhe skenari ku lëvizën trupat dhe  mjetet ushtarake tregojne  se ato kanë qenë pa një  skenar të vëetetë të gjenerale turq,të cilët në NATO mbhane si me ekspertet e kesaj fushe.Prandaj Erdogani  mban akoma ne dëtyre shefin e SHIK-ut dhe Shefin e Shtamadhorise,te cilet 4 orë para fillimit të lëvizjes së trupave vlersuan gjendjen së bashku në zyrën e shefit të Shtatmadhorise në Ankara.Dhe të dy nuk kërkuan asnjë herë në telefon presidentin dhe kryeministrin gjate kohës së “pucit ushtarak”.Po të mos ishin para njoftuar këta a mund ti mbantë edhe një minutë në këto detyra kuce Erdogani ?.Këro dhe shumë fakte te tjera plotësojne mendimin e shumë analistëve dhe poltikanëve botror se “puci ushtarak” është skenar I Erdoganit për të shkatërruar të gjithë opozitarët civilë dhe ushtarakë në mënyrë që ai të bëhet I plotëfuqishëm dhe të realizojë ndryshimet kushtetuese për ta kthyer Turqinë  në sistëm presidencial,poër të shkatërruar shtetin laik,demokartik dhe ligjor të Turqisë të përcaktuara nga Ataturku dhe të gjitha strukturat e sigurisë së tanishme.

Prandaj ish presidenti Demirel me të drejtë në një takim zyrtar në Ankara delegacionit tonë I tha “ Nëse vjen në pushtet Erdogani me Partinë Islamike që ai drejton Turqia mund të shkojë drejt shpërbërjes”.Ashti si ai ka dështuar në politikat e brëndëshë të Turqisë , I cili nga krizat e pa ndërprera e futi në gjëndjë të jashtëzakonëshme,ashtu ka dështuar edhe në politikat e jashtme.E filloi me Izrealin,pastaj me Sirinë,Rusinë,Bashkimin Europian dhe Amerikën.Përdor gjuhën e ashpër dhe aspak diplomatike ndaj tyre , sikur ai është sulltani I botës.Ky ishte edhe shkaku që kryeministri I Belgjikës ju përgjigj hapur dhe troc kërkesës së Edoganit për të mbyllur kolegjet Turke ne Belgjikë,kërkesë të cilën e kishte dorëziar amabasori I tij në këtë vend. Ai jo vetëm e hodhi poshte më neveri ketë  presion dhe ndërhyrje ne punët e brendëshme,por deklaroi se ata janë shkolla të sukseshme dhe se Belgjika nuk pranon dhe nuk e njef aspak si terroriste sistemin arsimor te Gylenit.

Këtë bëri dje edhe ministry I Arsimit në Kosove,gjë të ciulën ashtu si herën e parë duhet ti përgjigjet edhe qeveria jonë.

*Ish atashe ushtarak ne Republiken e Turqise/ Drejtor I Institutit të Politikave të Sigurisë Kombëtare.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Donald Trump e pranon: Kam dalë në publik me fjalim të përgatitur nga Inteligjenca Artificiale, ishte shumë i mirë

Donald Trump ka treguar se një fjalim që ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë president, e ka riprodhuar nëpërmjet...

Mix2 ditë më herët

Vila ku kanë jetuar Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton del në shitje, pamjet madhështore

Ka prona që mishërojnë histori, si për shembull vila në Georgetown, Washington, e ndërtuar rreth vitit 1891, ku kanë jetuar...

Mix2 ditë më herët

Jessica Alba tregon sekretin për një martesë të lumtur

Pas 16 vjetësh martesë, Jessica Alba ka mësuar një ose dy gjëra si të mbajë gjallë marrëdhënien dhe harmoninë me...

Mix2 ditë më herët

George dhe Amal Clooney po shkojnë drejt divorcit?

Martesa e George dhe Amal Clooney po merr fund? Burimet raportojnë se aktori 63-vjeçar dhe Amal Clooney janë nën presion...

Mix2 ditë më herët

Nisur nga Pamela Anderson: Pse duhet t’i flasësh vetes para pasqyrës?

GETTY IMAGES Pamela Anderson ka publikuar librin e saj me kujtime “Love, Pamela” dhe dokumentarin në Netflix “Pamela, A Love...

Mix2 ditë më herët

Fruti më i mirë që ju ndihmon të keni një bark të sheshtë!

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga...

Mix2 ditë më herët

Ariana Grande “bën paqe” me Scooter Braun?

Ariana Grande do të vazhdojë të punojë me Scooter Braun dhe kompaninë e tij  Hybe – më pak se një...

Mix2 ditë më herët

Bebe Rexha shpërthen kundër G-Eazy: “Dështak mosmirënjohës”

Bebe Rexha ka shpërthyer kundër ish-bashkëpunëtorit të saj në hitin “Me, Myself & I”, G-Eazy, duke e quajtur “dështak mosmirënjohës”....

Mix2 ditë më herët

Nicole Kidman konfirmon vazhdimin e “Practical Magic”

Nicole Kidman konfirmoi zyrtarisht se ajo dhe Sandra Bullock po kthehen për një vazhdim të “Practical Magic”. Aktorja e “Big...

Mix2 ditë më herët

Kate Middelton njofton daljen e parë publike pas diagnostifikimit me kancer: Po bëj përparim me kurimin e sëmundjes

Pas diagnostifikimit me kancer disa muaj me pare, Princesha e Uellsit, Kate Middelton, njoftoi sot se po “përparon” në rrugën...

Facebook