Lidhu me ne

Mix

Impotenca mashkullore, si duhet zgjidhur problemi

impotenca mashkullore

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 15% e meshkujve në moshë të rritur ankohen për probleme të impotencës. Kjo e dhënë rritet në 40% pas moshës 40 vjeç dhe 70% pas moshës 70 vjeç. Fakti alarmues është se të njëjtat studime thonë se një problem i tillë është në rritje të shpejtë dhe brenda vitit 2025 mund të shkojë në 50%. Megjithatë ka forma të ndryshme për të përballuar impotencën mashkullore dhe për tu zgjidhur më lehtë.

Një pjese të mirë të meshkujve u ka ndodhur të zhgënjehen në shtrat të paktën një herë në jetë, e në këto raste, qoftë pak a shumë e shpeshtë, bëhet fjalë për çrregullim të ereksionit.

SHKAQET

15-20% e rasteve të çrregullimit të ereksionit janë me natyrë psikologjike. Nuk ka një shkak të vërtetë, se sa mungesa e besimit me origjinë psikologjike. Shkaqet kryesore psikologjike të impotencës mashkullore janë:
Stresi- Problemet e punës, ekonomike apo në çift që ndikojnë në aftësinë për të pasur ereksion.
Ankthi- Kur një mashkull zhgënjehet në shtrat një herë apo ka një eksperiencë të keqe të “prishjes së parakohshme”, mund të sjellë ankth që e pengon të ketë një ereksion normal.
Ndjesia e fajit dhe vetëvlerësimi i ulët- Mashkulli ndjen frikë apo ndihet në faj pasi nuk arrin të kënaqë partneren dhe një shqetësime i tillë ndikon në performancën e tij.
Depresioni- Bëhet fjalë për shkakun më të shpeshtë të impotencës mashkullore. Mendja nuk stakohet nga shqetësimet dhe nuk i përgjigjet stimulit seksual. Ndonjëherë dhe vetë trajtimet e depresionit mund të shkaktojnë çrregullim të ereksionit.
Indiferenca- Disa meshkuj janë indiferent ndaj raporteve seksuale. Zakonisht ndodh kur plaken, por mund tu ndodhë dhe të rinjve.
Në shumë raste, megjithatë, çrregullimi i ereksionit varet nga probleme fizike, si për shembull:
Patologjitë kardiovaskulare,
Obeziteti.
Tensioni i lartë
Duhanpirja, alkooli apo toksikodipendenca
Diabeti
Problemet e prostatës
Trajtime me ilaçe me bazë hormonesh, diuretikë apo antidepresivë.

ÇFARË DUHET TË BËNI NË RASTIN E IMPOTENCËS MASHKULLORE

Gjëja e parë që duhet të bëni në rastin e impotencës mashkullore është të ndërgjegjësoheni për të. Nëse keni shqetësimet e mësipërme fizike, duhet të konsultoheni me mjekun për të parë nëse bëhet fjalë për impotencën. Në rast se kjo konfirmohet ekzistojnë trajtime me përshkrim mejëksor që janë një ndihmë e madhe.

Kur problemi i përket sferës psikologjike, mënyra më e mirë për të pasur një ereksion të kënaqshëm është të shijoni raportin seksual dhe të rimerrni në kontroll trupin tuaj.
“Për të pasur një ereksion duhet të jeni të eksituar dhe të qetë”, thotë specialistja e terapisë seksuale Lisa Thomas. Për të arritur një objektiv të tillë ka këshilla të ndryshme dhe teknika për tu vënë në praktikë që mund të jenë të vlefshme.

Ndryshime të stilit të jetës

Meshkujt që lënë duhanin apo pijen përmirësojnë 25% të aftësisë së tyre për të pasur një ereksion optimal dhe të zgjatur në kohë.

Në rastin e meshkujve obezë, kapaciteti përmirësohet deri në 50% nëse adoptojnë ndryshime në mënyrën tyre të ushqimit, siç tregojnë studime të ndryshme. Regjimet ushqimore të shëndetshme dhe të ekuilibruar me proteina, karbohidrate dhe yndyrna janë mjaft efikase në këtë kuptim.

Ushtrimet fizike, si një shëtitje e thjeshtë e përditshme, është gjithashtu një ndihmë e madhe, pasi jo vetëm që ndihmon të dobësoheni por forcon muskujt e legenit.

Ushtrimet Kegel për impotencën mashkullore

Bëhet fjalë për ushtrime të menduara për të forcuar muskujt e legenit. Dhe pse ushtrimet Klegen janë për femrat, për të menaxhuar mospërmbajtjen e urinës pas lindjes dhe për të relaksuar vaginën, gjithashtu kanë rezultuar të përshtatshme dhe për meshkujt në rastin e impotencës.

Muskujt që përfshihen në ushtrimet e Kegel janë ato që përdoren për të ndërpreë flusin urinar gjatë urinimit, dhe për të shmangur shpëtimin e gazrave të zorrëve.

Këshillohet që të bëhen këto ushtrime në seri me 10 përsëritje tre herë në ditë. Përveçse janë ndihmë e madhe për ereksionin, gjithashtu janë të nevojshme për të mbajtur në kontroll dhe prishjen e hershme.

Flisni me partneren

Komunikimi është i rëndësishme në një lidhje. Nëse partneri vuan nga impotenca, gjithmonë është mirë të bëhet një bisedë e hapur dhe e sinqertë për seksin.
Doktoresha Thomas këshillon të flisnin për pritshmëritë e të dyve, për atë që ju kënaq dhe ju bezdis.

Provoni disa kura natyrale për impotencën mashkullore

Përveçse kanë përfitime për organizmin disa kura natyrale ndihmojnë meshkujt të ndjehen më të sigurtë në aftësinë e tyrë për të mbajtur ereksionin.
Xhinxheri i kuq: Përmirëson qarkullimin e gjakut, favorizon fluksin e gjakut në penis. Studimet të ndryshme kanë treguar efikasitet në favorizimin e ereksionit optimal.
Rhodiola Rosea: Një studim i bërë në 35 meshkuj me probleme të impotencës ka treguar se ka një përmirësim të jetës së tyrë seksuale tre muaj pas trajtimit.

Agopuntura:Disa studime sugjerojnë një efekt përfitues të agopunturës për impotencën.

Flisni me një terapist

Në fakt në Shqipëri konsiderohet ende tabu trajtimi në çift në një terapist seksual por është një ndihmë e madhe në zgjidhjen e problemeve seksuale. Ndërhyrja e një personi të tretë, profesionalisht kompetent, me të cilin mund të flisni për problemet intime pa ankthin e gjykimit nga tjetri liron tensionin dhe sjell ide të reja në zgjidhjen e problemit

/ MeMjekun.com

Burimi: Cleveland Clinic

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook