Lidhu me ne

Mix

Kim Kardashian flet për lidhjen e re me Pete Davidson: “I kam kërkuar numrin e para”

 Kim Kardashian ka treguar për herë të parë për lidhjen e saj me Pete Davidson. Çifti janë shumë diskret për lidhjen e tyre, ku vetëm kohëve të fundit kanë nisur të ndajnë më publikun momente intime të tyre.

Mirëpo se si ka nisur që në fillim njohja e tyre të gjithë jemi kuriozë të dimë, pasi është thënë shumë pak. Në një bisedë me motrën e saj Khloe, kjo e fundit e ka ngacmuar të tregojë si nisi gjithëçka me komedianin. Kim tregoi se kishte qenë ajo që kishte kërkuar numrin e Pete e para.

“Mendova, dreqin ndoshta duhet të provoj diçka të re,”-u shpreh manjatja e “Skims”.Më tej ajo shtoi se telefonoi producentin e “Saturday Night Show” për t’i kërkuar numrin e Davidson, dhe sigurisht ka marrë një përgjigje pozitive nga ai.

Mirëpo mesa duket ylli i “The Kardashian” e ka ndjerë energjinë, pasi vetë Pete disa muaj para kësaj është përpjekur të hyjë në kontakt me Kim. Ai është përpjekur nëpërmjet Megan Fox të siguronte numrin e miliarderes. 

“Kur ne dilnim bashkë dhe u krijua diçka, Megan Fox më shkroi dhe më tha: “A është e vërtetë? Sepse ai para disa muajsh më pyeti për numrin tënd dhe unë i thashë: “Djalo, ka më shumë shanse që mua dhe MGK të na hajë një krokodil se sa ti të marrësh numrin e Kim. S’ka për të ndodhur kurrë, mos na pyet” –shtoi Kim.

Ju kujtojmë që Kim Kardashian dhe Pete Davidson u panë për herë të parë së bashku në tetor 2021 disa javë pas paraqitjes së saj “SNL”, ku të dy ndanë një puthje gjatë një prej skeçeve që realizuan së bashku. Page Six konfirmoi në nëntor se Kardashian dhe Davidson, ishin zyrtarisht në lidhje.

Çifti bëri debutimin e tyre në premierën e “The Kardashians” në prill, por nuk kaluan në tapetin e tyre të kuq së bashku deri më 30 prill në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook