Lidhu me ne

Mix

Tastiera shqip /Si të shkruajmë shkronjat e gjuhës shqipe “ë”, “Ë”, “ç”, “Ç”

Si të shkruajmë shkronjat e gjuhës shqipe “ë”, “Ë”, “ç”, “Ç” me një tastierë italiane!

Nëse ne nuk e përdorim mirë gjuhën tonë shqipe, nuk e shkruajmë siç duhet atë, kush do ta bëjë tjetër?! Ky artikull ju vjen në ndihmë duke ju informuar për llojin e tastierës dhe programit që duhet të përdorni për të shkruar drejtë fjalët në shqip me “ë” dhe “ç” edhe kur jeni përpara kompjuterit.

Tanimë materialet tuaja në word të cilat ju duhen për punën, mësimdhënien, apo shkollën do të mund t’i shkruani ashtu siç duhet, në shqip, duke përdorur shkronjat aq të munguara dhe të “të lëna pas dore” “ë” dhe “ç”. Kryesorja është që tastiera juaj e kompjuterit të jetë italiane, sepse nga ana vizive (këto shkronja janë të dukshme në taste) ajo përputhet dhe me programin që do të instaloni. Pasi të keni siguruar këtë lloj tastiere ju duhet të veproni në këtë mënyrë: 

Hapi parë

Shkarkoni programin e krijuar nga “Albacomputer” në këtë link:

Hapi dytë:

File-in .zip duhet ta dekompresoni dhe klikoni tek setup.exe që të instaloni tastierën.

Afër orës së kompjuterit shfaqet ikona e tastierës italisht dhe shqip. Për të shkruar në gjuhën shqipe mjafton të klikoni me mouse mbi SQ Albanese (Albania) ose mund të shtypni ALT dhe Shift. 

Tastiera Italisht:

Tastiera Italo-Albanese:

Siç e shihni kjo tastierë është shumë praktike sepse tasti aktual “ç” mbi tastierën italiane është udhëzues për shqiptarët.

Gjithashtu dhe  tasti me shkronjë “è” është i ngjashëm me shkronjën tonë “ë”. Për të shkruar me shkronjat e mëdha “Ç” dhe “Ë” mjaftojnë rregulla standarde me tastin shift. 

Për shqiptarët që përdorin tastierën italiane dhe që nuk kanë për të shkruar italisht çdo ditë mjafton ta lënë “Predefinito” gjuhën e tastierës në shqip dhe nuk kanë për t’u lodhur ta ndërrojnë me mouse ose me Alt dhe Shift.

Për të mësuar më në detaje mbi programin dhe tastierën që ju mundësojnë shkrimin drejt me “ë”dhe me “ç” të gjuhës shqipe, ju vjen në ndihmë video e më poshtëme

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook