Lidhu me ne

Kryesore

Karburantet/ Selami Xhepa: Bordi i Transparencës vetëm emrin ka të tillë! T’i hiqet funksioni

Ka shkuar nafta sa Edi Rama"/ "Plas" gallata në rrjet me rritjen e çmimit  të naftës (FOTOT) - Lajme Durrës

Eksperti i Ekonomisë Selami Xhepa deklaroi në MCN Live se Bordi i Transparencës i ngritur nga qeveria për monitorimin e çmimeve të karburanteve vetëm emrin ka të tillë. Xhepa theksoi se çmimi që jep bordi është më i lartë se çmimi që reflektojnë kompanitë.

Nëse ka një diferencë mes tregut të lirë dhe sistemit të komanduar është mënyra si formohen çmimet. Në tregun e lirë çdo ndërhyrje është një deformim se si operon sistemi ekonomik. Por për produkte kur konkurrenca është e pamundur, si energjia, uji, karburantet, nëse ka konkurrencë të pamjaftueshme mund të ketë institucione administrative që të shmangin praktikat abuzuese. Në Shqipëri transparenca është vetëm te emri, sepse në praktikë s’e kemi parë. Çmimi që jep bordi është më i lartë se çmimi që reflektojnë kompanitë. Çmimi i bordit duhet të ishte minimal. Praktika e aplikuar në Shqipëri lë për të dëshiruar dhe është bërë shqetësuese për ekonominë, biznesin privat po ashtu”.

Xhepa theksoi se qeveria shqiptare ka marrë rolin e “xhandarit” apo drejtuesit të kartelit për t’u dukur si kujdestare, por në fakt nuk është e tillë. Ai tha se Autoriteti i Konkurrencës duhet të bëjë hetime dhe të japë rekomandime, dhe bordit i duhet hequr funksioni që ka.

Argumenti i servirur është që kemi rritje spekulative të çmimit. Është prirje normale që në ngjarje të jashtëzakonshme. Kjo ndodh edhe në ekonomi tregu të konsoliduar si SHBA. Vetë Biden i bëri thirrje biznesmenëve amerikanë që të mos spekulojnë. Mënyra si reaguan autoritetet shqiptare ishte ndoshta në linjë me praktikën e disa vendeve të rajonit. Vendimi i qeverisë e para duhet të ishte për të bërë presion për biznesin, por duhet të merrte disa vendime që morën vendet e tjera, që kanë lehtësuar barrën. Në Shqipëri qeveria ka marrë rolin e xhandarit apo drejtuesit të kartelit në publik mund të serviret si qeveri kujdestare, por duke parë çmimet e tregut pamë që nuk është reale.

Çmimet e naftës do të vazhdojnë të jenë të larta edhe në vitet në vijim. Nga kjo pikëpamje masat duhet të jenë afatgjatë. Autoriteti i Konkurrencës duhet të bëjë hetime dhe të japë rekomandime. Tregu i karburanteve ka qenë i abuzuar, me cilësinë, sasinë dhe çmimet, dhe qytetarët janë ndjerë të abuzuar. Autoriteti i Konkurrencës disa vite më parë ka përcjellë rekomandime sepse ka përqendrime vertikale, dhe disiplinimi se si duhet të funksionojë gjithë zinxhiri, ka nevojë të disiplinohet. Ai bord duhet të ketë metodologji transparente. Ky funksion nuk duhet t’i mbetet këtij bordi por duhet t’i kalojë një autoriteti që ka ekspertizën e duhur dhe varet nga Parlamenti”.

Xhepa tha se rreziku kryesor me të cilën po përballet ekonomia shqiptare dhe jo vetëm është inflacioni, që po rrezikon jo vetëm fuqinë blerëse, por edhe biznesin.

Rritja e inflacionit po ushtron presion mbi sektorin privat që të bëjë indeksime pagash, që nuk po ndodh, dhe po rritet varfëria dhe skamja në vend. Fenomeni i çmimeve të larta do vazhdojë në vitet në vijim. Perspektiva nuk duket interesante”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook