Lidhu me ne

Mix

Ushqyerja me biberon, ja perse nena nuk duhet te ndihet fajtore!

Ushqyerja me biberon, ja perse nena nuk duhet te ndihet fajtore!

Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për fëmijën. Këto vlera nuk duhet t’i mohojmë në asnjë moment, por pas lindjes për arsye të ndryshme kjo formë e të ushqyerit mund të mos bëhet e mundur. Ndonjëherë fëmija refuzon gjirin, në disa raste sasia e qumështit është e pamjaftueshme, nëna mund të ketë probleme shëndetësore e kështu me rradhë! Por në të më të shumtën e rasteve kjo pamundësi për të ushqyer fëmijën me gji, përjetohet jo mirë nga ana e nënës, e cila fillon të ndiejë brenda vetes së saj ndjesi faji, duke bërë që jo rrallë ato të ndihen inferiore për shkak të kësa pamundësie.

Por nuk është aspak kështu!

Nuk ekziston një nënë e kategorisë A dhe B. Një nënë ka një problem të caktuar, shumë herë më të rëndësishëm se ushqyerja me gji, nuk do të thotë aspak se është një nënë e keqe. Aftësia e saj si nënë nuk vlerësohet aspak nga këto gjëra. Ushqyerja me gji ka shumë përfitime, po ashtu edhe kontakti që krijohet midis nënës dhe fëmijës, e megjitatë nëse edhe ti ke zgjedhur të ushqesh fëmijën tënd me qumësht formule me siguri një arsye e ke patur.

Kjo zgjedhje shpesh e bën nënën të ndihet jo e plotë, edhe pse nuk është aspak faji i saj. Nëna është nënë, edhe pse është duke ushqyer me biberon. Edhe pse në mbështetje të plotë, të ushqyerjes natyrale, pra të asaj me qumësht gjiri, duhet t’ju themi, duhet t’ju japim kurajon e duhur nënave që nuk e kanë këtë mundësi. Ato kanë nevojë të clirohen nga “zinxhiret” e kritikave dhe fajit. Kur një gjë nuk është e mundur nuk është, dhe nëse ke bërë të pamundurën por pa rezultat, është koha të mendosh ndryshe!

Ushqeje fëmijën tënd me biberon dhe dashuri. Kujdesu të zgjedhësh qumështin më të mirë për fëmijën tënd, ta përgatisësh atë në kushtet e duhura higjenike, ta ngrohësh sipas preferencës së fëmijës, dhe mos jeto më me ndjenja faji! Një nënë e lumtur rrit fëmijë të lumtur, dhe këtë do ta bësh edhe ti. Nuk ka nënë më të mirë se tjetra. Një nënë është më e mira nga të gjitha për fëmijën e saj!

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix1 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix1 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix1 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix1 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix1 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix1 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix1 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix1 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix1 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook