Lidhu me ne

Mix

“The Act” me personazh kryesor Gypsy Rose Blanchard dhe nënën e saj, seriali tronditës i bazuar në një histori të vërtetë

“The Act” me personazh kryesor Gypsy Rose Blanchard dhe nenen e saj Seriali tronditës i bazuar në një histori të vërtetë krimi, në listën e filmave më të mirë

"The Act"/Seriali tronditës i bazuar në një histori

Filmat dhe serialet e bazuar në histori të vërteta njerëzore janë gjithnjë më intriguesit, pasi audienca vazhdimisht përpiqet të përfytyrojë përjetimet e personazheve në ekran, pa lehtësinë që të ofron fjalia është thjesht një film?.

Por në serialin me 8 episode The Act, të prodhuar nga Hulu dhe të shfaqur në ekran për herë të parë në mars të 2019-ës, ndjesia është tërësisht e ndryshme, pasi vetëm ideja se e gjitha kjo histori mund të ketë ndodhur në realitet të ngre qimet përpjetë.

Seriali trajton jetën e Dee Dee Blanchard, një nënë beqare e cila ka hequr dorë nga gjithçka, për t’u kujdesur për vajzën e saj të sëmurë, Gypsy Rose, e cila gjithashtu është personazh kryesor në serial. Në serial, Gypsy Rose paraqitet si një vajzë adoleshente me zhvillim të vonuar dhe me probleme të mëdha shëndetësore si kanceri, paraplegjia, epilepsia, alergjia nga sheqeri, etj.

Deri këtu, kushdo mund të mendojë se bëhet fjalë për një histori të trishtë dramatike të një familjeje me probleme, derisa në fund të episodit të parë, fillojnë të dalin detajet e para të një historie thuajse të pabesueshme, që në fakt është dëshmuar nga vetë Gypsy Rose në jetën reale dhe nga familjarët e fqinjët e dyshes nënë e bijë.

Në serial, dalëngadalë fillon të dalin në sipërfaqe serkretet e errëta të familjes Blanchard dhe zbulohet se në fakt, Gypsy Rose nuk është aspak e sëmurë, por e ëma e saj, vuan nga sindroma Munchausen by proxy, një çrregullim mendor që konsiston në trillimin e problemeve shëndetësore të personave/kafshëve shtëpiake që janë nën kujdesin e personit që vuan nga kjo sindromë, në mënyrë që ky i fundit t’i mbajë nën kontroll.

Kështu, si në serial e ashtu edhe në realitet, Dee Dee Blanchard e trajton të bijën si të sëmurë duke e detyruar të lëvizë vetëm me karrocë paraplegjikësh, duke i rruar kokën që ta bënte të dukej si e sëmurë me kancer dhe duke e ushqyer nëpërmjet një tubi.

Gypsy Rose dhe Dee Dee Blanchard në jetën reale

Teksa fillojnë të dalin në pah abuzimet psikologjike dhe fizike të së ëmës, vetë Gypsy Rose, e cila si në realitet ashtu edhe në film mendon se është një vajzë e vogël por në fakt është në fillim të të 20-ave, fillon të dyshojë tek e ëma pasi fillon të kuptojë se ajo në fakt nuk vuan nga gjithë sëmundjet që mendonte se vuante.

Pasi krijon miqësi me fqinjën e saj e cila i flet për herë të parë për tematikat e moshës si djemtë dhe lidhjet, Gypsy përfshihet në rrjetet sociale dhe nis të flasë me një djalë të quajtur Nick (që vuan nga çrregullimi i personalitetit të dyfishtë), i cili më tej shndërrohet në të dashurin e saj dhe nis të eksperimentojë erotizmin dhe BDSM.

Dyshja mban për dy vite një lidhje në distancë dhe pas torturave të nënës problematike të Gypsy-t e cila nis të nuhasë diçka dhe dëshirës së çiftit për të qenë bashkë dhe të lirë, thuret një plan djallëzor.

Në një episod që të lë frymën pezull, vajza e vogël dhe e pafajshme me zërin fëminor Gypsy Rose dhe i dashuri i saj Nick me portretin e frikshëm, organizojnë vrasjen makabre të Dee Dee Blanchard. Siç rrëfehet dhe në dokumentarin Mommy Dead and Dearest të bazuar mbi të njëjtën histori të 2015-ës, e ëma e Gypsy Rose u gjet e pajetë nga fqinjët e saj disa ditë pasi ishte vrarë nga Nick, i dashuri i së bijës.

Vajza të cilën të gjithë e dinin të sëmurë dhe me aftësi të kufizuara u gjet nga policia shëndoshë e mirë së bashku me të dashurin disa ditë më pas dhe u vunë në pranga. Nick Godejohn u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje ndërsa Gypsy Rose, u dënua me 10 vite burg dhe është ende në qeli për atë që është cilësuar si një nga historitë kriminale më të pabesueshme të viteve të fundit.

Gypsy Rose dhe Nick Godejohn pas arrestimit nga policia

Falë historisë rrënqethëse, realizimit mbresëlënës nga ana regjisoriale dhe lojës së shkëlqyer aktoriale nga Patricia Arquette, Joey King dhe Calum Worthy, The Act të fut jo vetëm në shtëpinë rozë të familjes Blanchard ku ka gjithnjë një qetësi të frikshme, por në kokat e secilit prej personazheve duke të mbajtur praktikisht të gozhduar para ekranit me dëshirën për të mësuar më shumë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix1 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix1 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix1 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix1 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix1 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix1 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook