Lidhu me ne

Mix

Je i kënaqur në krevat? Bëj testin e seksit që ta zbulosh

Kur ka qenë hera e fundit që i ke bërë një kolaudim jetës tënde seksuale ? Shumë prej nesh përballen me jetën pa e menduar nëse e shijojnë apo jo. Ose ndoshta mërziten sepse ka diçka që bëjnë në mënyrë të gabuar, ndoshta nuk kanë guxim sa duhet, apo nuk performojnë aq mirë sa duhet. Ndoshta pyesin veten nëse partneri apo partnerja janë të kënaqur apo mendojnë nëse seksi mund të jetë më i mirë me dikë tjetër.
Ky test është realizuar nga Relate dhe do të të ndihmojë të mendosh më shumë për seksin dhe intimitetin në jetën tënde. Nëse nuk je në marrëdhënie me dikë mund t’i përgjigjesh pyetjeve duke menduar për dikë më të cilin ke ndonjë lloj marrëdhënie.


1. Mendimi i seksit me partnerin të bën të ndihesh
a) I eksituar
b) Ok
c) Ankth

2. Kur bëhet fjalë për diskutim emocionesh, unë dhe partneri im …
a) Jemi të hapur dhe komunikues
b) Flasim nëse kemi pasur një zënkë të madhe
c) Nuk flasim shumë shpesh për ndjenjat tona

3. Partneri im dhe unë flasim për seksin
A) Rregullisht
b) Vetëm nëse e kemi të nevojshme
c) Asnjëherë

4. Kur mendoj për seksin me partnerin
A) Me jep shumë kënaqësi
B) Goxha i kënaqshëm
C) Aspak i kënaqshëm

5. Të jesh i/e zhveshur para partnerit më bën të ndihem
a) Shumë rehat
b) Pak rehat
c) Shumë siklet

6. Ne puthemi, prekemi dhe e tregojmë atraksionin fizik ..
a) Shumë shpesh
b) Ndonjëherë
c) Rrallë

7. Të flas për seksin më bën të ndihem
a) I/e lumtur dhe relaksuar
b) Pak çuditshëm
c) I/e turpëruar dhe në siklet

8. Kur mendoj si ndihet partneri për jetën tone seksuale
a) E di që është i/e kënaqur
b) Shpresoj që të jetë kënaqur, por nuk jam i/e sigurt
c) Nuk mendoj që janë të kënaqur

9. Gjatë seksit unë ndihem …
a) Shumë mirë
b) Zakonisht mirë
c) Ankth dhe siklet

10. Gjatë rritjes unë dhe prindërit kemi biseduar për seksin …
a) Rregullisht dhe hapur
b) Ndonjëherë, por nuk ishte shumë e rehatshme
c) Jo, në asnjë mënyrë

11. Kur diskutojmë unë dhe partneri e zgjidhim
a) Shumë lehtë
b) Varet nga diskutimi
c) Nuk ia dalim të zgjidhim diskutime

12. Nëse partneri im do të provojë diçka të re seksualisht unë
a) Zgjedhim diçka dhe e bisedojmë
b) Ndihem çuditshëm dhe shpresoj që të më pëlqejë
c) Ndihem në ankth duke pyetur vete ku gabova

13. Kur nuk ndihem i/e lumtur me diçka në jetën time seksuale
a) Flas me partnerin
b) Duroj sa të mundem derisa vendos të flas me të
c) Shpresoj që problemi të kalojë vetë

14. Ndihem emocionalisht shumë afër partnerit kur bëj seks
a) Po
b) Nuk jam i/e sigurt
c) Jo

15. Imagjinoj seksin me njerëz që nuk janë pjesë e marrëdhënies
a) Rrallë
b) Ndonjëherë
c) Shumë

Përgjigjet:

Më shumë A
Duket sikur ti dhe partneri keni një jetë seksuale shume pozitive dhe të shëndetshme. Ju jeni gati të tregoheni të hapur për atë që dëshironi nga seksi dhe nuk e keni të vështirë ta shprehni këtë gjë. Ju jeni të gatshëm të flisni për ndryshime në çdo fushe dhe të negocioni rreth tyre.
Ju jeni intim me njeri-tjetrin, jeni të hapur dhe jeni rehat në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kjo ju ndihmon të ndiheni më afër dhe të shprehni dashurinë. Çelësi i suksesit është të ruani atë që keni, ne jetën seksuale dhe atë të përditshme. Eksploroni gjëra të reja së bashku, në të njëjtën kohë sigurohuni që të zhvilloni pasionet personale, të cilat do bëjnë që të rrisni dëshirën për njëri-tjetrin


Më shumë B
Ju jeni kryesisht të kënaqur me jetën tuaj seksuale, por duket sikur ndonjëherë ti dhe partneri ty jeni pak të shkëputur.
Ndoshta ka gjëra që dëshironi të ndryshoni, por nuk jeni të sigurt se si ta filloni bisedën. Ndoshta ju ndiheni të shqetësuar sepse nuk doni të lëndoni partnerit tuaj. Tingëllon sikur ka një hendek emocional midis jush, kjo mund të jetë sepse ndonëse jeni të hapur me emocionet tuaja shmangni disa tema të caktuara si kënaqësia.


Nuk është e pazakontë të gjeni veten në një situatë të ndërmjetme kur nuk je saktësisht i lumtur por ku ka dhe hapësirë për përmirësim. Mund të jetë e dobishme që të uleni dhe të përpiqeni të bisedoni sëbashku. Kjo mund të jetë frikësuese, por nga ana tjetër dhe befasuese për shkak të çlirimit të emocionit duke thënë: “Ndihem i trishtuar”, “Ndihem i humbur, irrituar, apo i trishtë”. Ky rrëfim përqendrohet në emocionet tuaja dhe duke filluar fjalinë më “unë” nuk rrezikoni që partneri juaj të shkojë në fazë mbrojtëse. Ndoshta dhënia e një masazhi pas një ditë të gjatë do t’u ndihmojë të relaksoheni dhe të rrisni intimitetin. Nëse mendoni që keni nevojë për ndihmë, këshillimi do sjellë rezultate të shkëlqyera. Mund të përfitoni nga terapia seksuale dhe kur ka një problem specifik seksual.

Më shumë C
Duket sikur midis jush ka vërtetë distancë, seksualisht dhe emocionalisht. Ndoshta nuk ndiheni të aftë të flisni për seksin, ose ndoshta edhe përpjekjet për ta bërë këtë gjë janë shumë të vështira. Ndoshta keni frikë të ndiheni të refuzuar ose keni frikë mos partneri thotë që nuk është kënaqur.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook