Lidhu me ne

Radar

Aleksandër Meksi: Të ndalohet rritja e çmimit të naftës dhe gazit!

Aleksandër Meksi: Të ndalohet rritja e çmimit të naftës dhe gazit!

Aleksandër Meksi: Të ndalohet rritja e çmimit të

Në kushtet e luftës në Ukrainë, Shqipëria ndodhet në një varësi indirekte në rritje prej tregjeve të Rusisë dhe Ukrainës.

Kjo sepse Rusia është një nga furnitorët më të mëdhenj të botës me gaz dhe naftë. Në vitin 2021 Shqipëria importoi 12 përqind të sasisë së naftës që i duhet vendit nga Rusia. Vitin e kaluar importi i naftës dhe gazit arriti në rreth 1 milion ton, ku gati 70 përqind ishte naftë. Nafta në tregun vendas po shënon tani shifra rekord deri në 270 lekë.

Për këtë ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social facebook edhe Aleksandër Meksi i cili shkruan se lufta goditi ekonominë shqiptare dhe jetën e familjeve shqiptare, shtresat më të varfëra të së cilës nuk mund ta përballojnë. Ai propozon të zvogëlohet fillimisht akciza dhe tvsh e lëndëve djegëse së paku me 30-40 Lekë (të reja) për litër për karburantet dhe të mbrohet çmimi i energjisë. Njëherazi të shtohet dhe ndihma për shtresat e varfëra dhe pensionistët.

“Jashtë çdo diskutimi, kriza ekonomike që po trondit jo vetëm Evropën, rezultat i agresionit rus në Ukrainë, rëndon ekonominë shqiptare duke ulur ritmet e zhvillimit të saj, por rëndon dhe jetën e familjeve shqiptare, shtresat më të varfëra të së cilës nuk mund ta përballojnë. Po ndjek për ditë çfarë masash merr BE apo dhe vende të veçanta të saj, për t’u dëmtuar sa më pak që të jetë e mundur, ekonomia në tërësi dhe familjet në veçanti. Masat kryesore janë në drejtim të mosrritjes, brenda mundësive, të çmimeve të produkteve djegëse (nafta, benzina dhe gazi) dhe energjisë elektrike, ashtu dhe duke ndihmuar familjet ne vështirësi në forma të ndryshme e të vazhdueshme. Si rritja e çmimeve pra dhe fitimet ekstra për shtetin dhe tregtuesit e lëndëve djegëse e jo vetëm të tyre janë rezultat i Luftës dhe sanksioneve, ashtu dhe inflacion si pasojë. Pra nuk janë dukuri të zhvillimit apo ecjes së ekonomisë. Mund të jenë të përkohshme, por edhe afat gjatë. Koha do ta tregojë. Shikoj që pak po behët ndër ne në këtë drejtim, prandaj mbi bazën e përvojave të mësipërme po them se Qeveria përderisa ka të ardhura suplementare të pa parashikuara në buxhetin e miratuar për viti 2022, duhet detyrimisht që një pjesë të tyre ta përdori për të ulur çmimet e rritura të këtyre lëndëve të para. Mendoj apo propozoj se duhet të zvogëlohet fillimisht akciza dhe tvsh e lëndëve djegëse së paku me 30-40 Lekë (të reja) për litër për karburantet dhe të mbrohet çmimi i energjisë. Njëherazi dhe ndihma për shtresat e varfëra dhe pensionistët. Po ashtu dhe masa të tjera kundra fitimeve ekstra sipas shembullit të vendeve të BE”, shkruan ai.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook