Lidhu me ne

Mix

Ujë me kastravec dhe limon – efektet në pastrimin e organizmit

Ujë me Kastravec dhe Limon – Efektet në Pastrimin e Organizmit

nga AgroWeb

Kombinimet e ujit janë të larmishme dhe nuk kanë nevojë për shumë imagjinatë. Foto: Flickr

Një nga mënyrat më të mira e të shëndetshme për të nisur ditën është pirja e ujit me kastravec dhe limon.

Pirja e ujit është padyshim zgjidhja e parë për të pastruar organizmin, por duke shtuar kastravecin dhe limonin do të ndiheni dhe do të dukeni më mirë.

Pirja e ujit me kastravec dhe limon në mëngjes me stomakun bosh do të ketë një ndikim të mrekullueshëm në organizëm.

AgroWeb.org rendit më poshtë të gjitha arsyet e forta se përse duhet të pini ujë me kastravec dhe limon çdo mëngjes.

Hidratimi

Hidratimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin.

Njeriu humbet lëngjet çdo ditë nëpërmjet frymëmarrjes, djersës dhe urinës.

Përmbajtja ujore e ushqimeve ndihmon në hidratimin e trupit.

Kur organizmi është i hidratuar, atëherë është më energjik dhe organet më në formë.

Tensioni i Gjakut

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shëndetësor madhor që prek shumë njerëz në botë.

Si pasojë e tij, njerëzit janë më të ekspozuar ndaj ishemisë, sëmundjeve të zemrës, veshkave dhe syve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org kastravecët janë një burim i shkëlqyer i kaliumit, një mineral i rëndësishëm për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Mbipesha

Shpesh etja maskohet si uri, gjë që na shtyn ta teprojmë me të ngrënin.

Uji me kastravec dhe limon është i mirë për të shuar etjen.

Atë mund ta kombinoni me luleshtrydhe, limonë ose portokallë.

Në këtë mënyrë ju mund të shmangni ushqimet e shpejta dhe kaloritë e tepërta që ju bëjnë të shtoni në peshë.

Lëkura

Hidratimi është i domosdoshëm për lëkurën dhe paraqitjen e saj.

Kastraveci përmban 95% ujë dhe e hidraton atë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org farat e kastravecit janë të pasura me vitaminë E dhe kalium që ndihmon në pakësimin e rrudhave, njollave dhe shenjave të tjera të moshës.

Kastravecët mund t’i përdorni edhe për të zbutur rrathët e syve apo kundër djegies nga dielli.

Flokët

Kastraveci ndihmon rritjen e flokëve sepse përmban silikon, fosfor dhe kalçium.

Pirja ditore e ujit me kastravec ju ndihmon të keni flokë të plotë e plot shkëlqim.

Kastraveci përmban shumë antioksidantë që luftojnë radikalet e lira.

Kësisoj, ju mund të pastroni organizmin nga toksinat.

Përgatitja e Ujit Me Kastravec dhe Limon

Lajeni kastravecin dhe limonin mirë duke përdorur sodë buke dhe ujë të rrjedhshëm.

Në këtë mënyrë mund të largoni toksinat dhe pesticidet.

Pas larjes, prijeni kastravecin dhe limonin në feta të holla dhe lëreni në ujë për disa orë.

Shtoni sipas dëshirës limon, mente ose luleshtrydhe./AgroWeb.org

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook