Lidhu me ne

Mix

Si ta kuptoni që pesha juaj ka lidhje me hormonet

Ka shumë arsye pse shtoni peshë dhe një prej tyre janë hormonet. Ka disa shenja që ju japin indikacione se shtimi në peshë vjen për shkakt të hormoneve tuaja si p.sh shtimi i kilogramëve ose pesha statike pavarësisht se zvogëloni sasinë e kalorive që merrni dhe bëni më shumë lëvizje. Në këtë rast, duhet t’ua adresoni hormoneve problemin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur.

Për fat të mirë, ka disa mënyra se si mund të ulni peshën e fituar si shkak i hormoneve siç janë:

Pirja e ujit

Pirja e ujit mund të ndihmojë në rregullimin e hormoneve tuaja, të cilat nga ana tjetër mund të ndikojnë në humbjen e peshës. Kjo për faktin se trupi juaj është i përbërë nga 60% ujë i cili është i nevojshëm për të ekstraktuar energjinë nga ushqimet që hani. Nëse nuk pini ujë mjaftueshëm, metabolizmi juaj nuk do të punojë siç duhet. Kjo është arsyeja pse është mirë të pini deri në 8 gota ujë në ditë.

Uthulla e mollës

Ekziston një numër individësh që vuajnë nga ‘diabesity’ i cili është një kombinim i diabetit dhe mbipeshës në një . Kur ju jeni të dobët ose mbipeshë, nivelet e insulinës tuaj janë të pabalancuara, çka bën që qelizat të mos koordinohen me hormonet. Kjo është një nga arsyet pse vuani nga ngritjet dhe rëniet e sheqerit në gjak. Një opsion i mirë është të përdoni uthull molle e cila ju ndihmon me insulinën tuaj. Shtoni dy lugë gjelle  uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë të cilin dueht ta konsumoni para se të hani një vakt me karbohidrate të larta.

Ushtrime me intensitet të ulët

Një tjetër mënyrë për të ndryshuar shtimin tuaj në peshë të shkaktuar nga hormonet është të bëni stërvitje me intensitet të ulët. Nëse shqetësoheni se duhet të shkoni në palestër gjatë gjithë kohës, nuk duhet të jetë kështu. Bërja e ushtrimeve me intensitet të ulët si vrapi i lehtë, ecja e shpejtë dhe praktika të ngjashme mund t’ju ndihmojnë të ulni peshë nëse i kryeni rregullisht. Ushtrimet me intensitet të lartë i përkeqësojnë problemet tuaja me hormonet për shkak të stresit dhe prodhimit të kortizolit.

Fistikët

Trupit tonë i duhet adiponectin për të ndihmuar djegien e dhjamit dhe jo të gjithë e kanë në sasi të mjaftueshme në trup. Ngrënia e fistikëve duket se ndihmon përmirësimin e niveleve të adiponectin-ës e cila përmirëson nivelin e sheqerit në gjak, uljen e perimetrit të belit, uljen e kolesterolit LDL dhe kolesterolit në përgjithësi.

Përmriësoni sistemin imunitar

Sistemi ynë imunitar është kritik për të na mbrojtur nga bakteret, biruset dhe sëmundjet e tjera, por shumë pak e dinë se ai gjithashtu luan një rol në peshën tonë. Kur jemi të stresuar ose kur hamë ushqime që shkaktojnë inflamacion, sistemi ynë imunitar e përdor shumicën e këtyre ushqimeve në mënyrë të tillë që mund të çojë në shtim në peshë. Mënyra më e mirë për të korrigjuar këtë është të zgjidhni ushqimet me mençuri dhe të jetoni një stil të shëndetshëm jetese gjithashtu.

Përmirësoni shëndetin e zorrëve tuaja

Zorrët tuaja përmbajnë lloje të ndryshme të baktereve që ndihmojnë shëndetin. Këto baktere ndihmojnë në rregullimin e hormoneve, largimin e toksinave dhe në humbjen e peshës së tepërt. Gjithashtu, zorrë të shëndetshme do të thotë që nuk do të shqetësoheni nga krizat e papritura të urisë. Një mënyrë e mirë për të mbajtur zorrët të shëndetshme është të konsumoni ushqime me probiotikë si kosi dhe ushqime të tjera të fermentuara.

Me këto këshilla, do të befasoheni sa e lehtë do të jetë të ruani peshën tuaj krahasuar me disa kohë më parë.

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix12 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix12 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix12 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix13 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix13 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix13 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix13 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix13 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar13 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook