Lidhu me ne

Mix

Si të mbani larg depresionin?

Si të mbani larg depresionin?
Depresioni është bërë diçka e zakontë, por serioze e që ndikon negativisht në aktivitetet e përditshme të një personi dhe bëhet pengesë për cilësinë në punë dhe jetën personale. Sipas psikologëve si çdo sëmundje apo çrregullim tjetër, edhe depresioni mund të parandalohet duke praktikuar rregullisht disa teknika të shëndetshme dhe efektive.

1. Gjeni një qëllim: Të ecësh në jetë pa një qëllim të caktuar duket e mërzitshme. Ndjesia e kuptimit dhe qëllimit në jetë rrit produktivitetin dhe nivelet e energjisë. Gjithashtu ju mban të motivuar, të relaksuar dhe të kënaqur në jetën profesionale, personale dhe shoqërore.

2. Menaxhoni kohën: Menaxhimi joefikas i kohës mund të çojë në ndjesi jo të mira si mungesë vetëbesimi, trishtim dhe pafuqi çka më pas çon në presion psikologjik dhe emocional, duke krijuar kështu një terren pjellor për depresion.

3. Ushtrohuni: Të luash sportin e preferuar ose të kesh një rutinë të përditshme ushtrimesh do të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve fizike dhe mendore. Ushtrimi çliron endorfina (hormonet e ndjeshmërisë) në trup që rrit lumturinë dhe mirëqenien e përgjithshme.

4. Dieta: Ushqimet e yndyrshme, të skuqura dhe me sheqer janë provuar se shkaktojnë simptoma të ngjashme me depresionin tek njerëzit që i konsumojnë rregullisht. Nga ana tjetër ushqimet e pasura me antioksidantë si vitamina C dhe E reduktojnë stresin e oksiduar në trup. Sipas shkencëtarëve personat që nuk hanë mjaftueshëm omega-3 mund të kenë shkallë më të lartë të çrregullimit depresiv. Gjithashtu, njerëzit që nuk hanë shpesh peshk, një burim i pasur i këtyre acideve yndyrore, kanë më shumë gjasa të kenë depresion.

5. Kontrolloni për mangësi të mundshme të vitaminave: Nivelet e ulëta të vitaminës D dhe B12 rrisin gjasat për të pasur depresion. Pra, në takimin tuaj të ardhshëm te mjeku, sigurohuni që t’i kontrolloni këto.

6. Meditimi: Joga dhe forma të tjera meditimi janë provuar të jenë të dobishme në trajtimin e stresit të përditshëm fizik dhe mendor. Nëse stresi i përditshëm akumulohet çon në probleme të ndryshme të shëndetit mendor dhe emocional, teknikat e meditimit mund të ndihmojnë për t’u çlodhur dhe relaksuar.

7. Angazhohuni në shërbimet komunitare: Ndihma për ata që janë në nevojë mund të rrisë ndjenjën tuaj të vetëkënaqësisë, mirënjohjes dhe vetëvlerësimit. Të jep besim në trajtimin efektiv të problemeve personale.

8. Trajtoni sëmundjet fizike: Sëmundjet mjekësore si diabeti, kanceri, hipo/hipertiroidizmi, hipertensioni, sëmundja e Parkinsonit, dhimbjet kronike, sëmundjet kronike obstruktive pulmonare dhe medikamentet e marra për këto sëmundje kontribuojnë në depresion.

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix20 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix20 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix20 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix20 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix20 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar21 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport21 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix21 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix21 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook