Lidhu me ne

Mix

Papunësia, efektet në psikikën tonë

papunesia

Të qenit papunë është një periudhë që secili prej nesh e kalon në jetën e tij. Ndodh kur për herë të parë hyjmë në botën e punës, kur e humbim apo e lëmë atë. Përveç pasojave ekonomike, papunësia ka efekt dhe në mirëqenien tonë psiko-fizike.

Shpesh nënvlerësohen, por ndryshimet e diktuara nga papunësia mund të jenë të paparashikueshme. Që nga humbja e mjedisit social të punës apo mirëqenia ekonomike, ndikimi emotiv përfshin trupin dhe mendjen.

Në këtë situatë, mund të jetë e vështirë të menaxhosh emocionet dhe ndryshimet, sidomos kur sjellin një cilësi më të keqe të jetës. Hapi i parë, është të njohësh se cilat janë efektet e mundshme për ti përballuar më pas me vetëdije.

PAPUNËSIA DHE EFEKTET NË PSIKIKË

Siç e thamë më lart, papunësia mund të ketë pasoja në sferën fizike dhe mendore. Sigurisht mund të jetë i natyrave të ndryshme, dhe sipas rrethanave dhe si e përballojmë këtë situatë. Në përgjithësi, efektet në shëndetin tonë mendor janë këto më poshtë:

I pakënaqur me jetën

Të pasurit një punë në përgjithësi është një burim kënaqësie. Qoftë përfitim financiar, por dhe në kuptimin e rritjes profesionale, pasi të forcon identitetin apo edhe për të gjithë këto arsye bashkë. Të humbasësh punën apo të jesh i papunë krijon një ndjesi boshe dhe pakënaqësie, pasi ky sektor i jetës sonë rezulton i paplotësuar.

Frustrimi

Një nga emocionet më të shpeshta kur je i papunë është frustrimi, i cili është i lidhur ngushtësisht me pakënaqësinë. Kjo ndjesi rritet kur hyn në qerthullin e intervistave që nuk shkojnë kurrë mirë. Për më tepër përkeqësohet me kalimin e kohës dhe punët që përshtatemi për ti bërë.

Humbja e besimit te vetja

Papunësia mund të prekë vetëvlerësimin, sidomos kur zgjat në kohë. Të kalosh muaj e vite pa punë mund të na shtyjë të besojmë se nuk jemi të aftë.

Humbja e rutinës

Kur keni kohë që jeni të papunë, rutina mund të jetë e ndryshme krahasuar me kohën kur punonit. Mbi të gjitha, të shkosh në punë është një mënyrë e rregullit të ditës pasi koha rrotullohet rreth asaj që bëjmë para e pas pune. Duke mos patur një punë do të thotë të humbësh zakonet e përditshme, të ndjesh që jeta është më e organizuar.

Izolimi dhe padukshmëria

Mund të shfaqet ndjesia e padukshmërisë, sikur të mos ishim të rëndësishëm për shoqërinë, pasi nuk jemi pjesë aktive e saj, të paktën në nivelin e punës. Kjo bindje mund të çojë në një izolim social, turp dhe depresion.

Të gjitha simptomat e stresit

Sigurisht, mungesa e punës bëhet burimi kryesor i stresit, sidomos kur ke përgjegjësi dhe shpenzime familjare që nuk presin. Nga ana tjetër, kjo shfaqet me simptoma si pagjumësia, nervozizmi, rritje apo humbje e peshës dhe depresion.

Të sëmuresh nga papunësia

Si pasojë e stresit, sidomos kur bëhet kronik, shfaqet dhe probleme të shëndetit fizik. Sistemi imunitar dobësohet dhe rritet rreziku i sëmundjeve. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me sëmundjet infektive por edhe ato inflamatore, kardiovaskulare etj.

SI TE MENAXHONI SITUATËN E KRIJUAR NGA PAPUNËSIA

Papunësia është një situatë transitore, por jo kronike. Megjithatë puna mund të zgjasë më shumë sesa koha e parashikuar. Më poshtë disa këshilla të dobishme për të përballuar sa më mirë situatën e papunësisë:

Analizojeni situatën në mënyrë racionale. Kjo ju jep mundësinë të bëni një ide të vërtetë.

Pyesni veten nëse është e përshtatshme të insistoni vetëm në një drejtim. Mbase, në këtë moment nuk është zgjedhja e duhur. Mund të jetë e nevojshme të kërkoni rrugë të tjera.

Jeni proaktiv, puna nuk vjen nëse nuk e kërkoni. Kërkimi i punës mund tju jap kënaqësi dhe e konsideroni këtë si një ditë pune.

Forconi aftësitë tuaja. Gjatë kërkimit të punës mund ti dedikoni kohë edhe ndërtimit të aftësive të punës. Mbase të ndiqni një kurs apo të mësoni diçka të re që do të jetë një avantazh për ju në të ardhmen.

Pranojini emocionet, nuk ka rëndësi nëse nuk janë të mira, por mos i bëni protagoniste të vendimeve tuaja.

Besojini dikujt që keni afër. Mbështetja nga miqtë dhe familjarët ju ndihmon në reduktimin e stresit.
Praktikoni mirënjohjen. Ky zakon ju ndihmon të menaxhoni më mirë emocionet. Është mirë të mbani parasysh gjithçka që keni tani.

KUR DUHET TE KERKONI NDIHMEN E PSIKOLOGUT?

Të qënit të papunë është që në fillim një situatë neutrale, pasi çdokush e përjeton në mënyrë të ndryshme. Ka nga ata që përfitojnë nga kjo kohë për të formuar një profesion të ri për shembull. Apo nga ata që ndihen mirënjohës për të kaluar më shumë kohë me familjen.

Por sidoqoftë është normale të ndjeni siklet dhe shqetësim. Nëse këto emocione janë intensive, mund të ndikojë negativisht në fusha të tjera të jetës suaj. Pra, papunësia bëhet dërrmuese mendërisht, dhe është mirë të kërkohet ndihmë profesionale.

Nëse e keni mundësinë, kërkoni një shërbim konsulence punësimi. Në Shqipëri për shembull funksionojnë Zyrat e Punës. Atje mund të merrni ndihmë në përmbushjen e një CV-je më efikase dhe këshilla për të përmirësuar aftësitë dhe kompetencat tuaja.

Në përgjithësi mos u neglizhoni mirëqenien mendore dhe nëse emocionet nga papunësia janë shumë të forta, një psikolog mund tu ofrojë këshillat e duhura për të menaxhuar më mirë situatën.

Mos harroni se për të gjetur një punë të mirë është e rëndësishme mirëqenia emocionale. Prandaj, nëse situata ju ka ikur nga duart, ndërhyrja e një profesionisti është e rëndësishme për tu ri-fokusuar dhe për të marrë vendimet e duhura.

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix23 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix23 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix23 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix23 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix23 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix23 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix23 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix23 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar23 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook