Lidhu me ne

Mix

Vajzë apo djalë? Si të zbuloni gjininë e bebit tuaj

Vajzë apo djalë? Si të zbuloni gjininë e bebit tuaj

Vajzë apo djalë? Si të zbuloni gjininë e bebit tuaj

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta mund të përcaktojë nëse prisni djalë apo vajzë.

Nëse shtoni në zonën e ijeve dhe kofshëve, atëherë mund të jetë vajzë; nëse shtoni shumë në peshë në pjesën e përparme të trupit, atëherë është djalë.

Sipas majave

Majat e parashikonin seksin e bebes duke llogaritur moshën e nënës në kohën e konceptimit dhe vitin në të cilin ishte ngjizur fëmija. Nëse të dy janë numra tek, është vajzë; nëse është një tek dhe një çift, është djalë.

Të vjellat e mëngjesit

Nëse ke shumë të vjella në mëngjes, thuhet se shkaktare është bebja juaj vajzë. Nëse të vjellat janë të lehta, ose nuk keni fare, është djalë.

Nepsi

Nëse ju pëlqen të hani të ëmbla, atëherë është vajzë. Nëse fusni në gojë veç të kripura dhe ushqime të pasura më proteina, është djalë.

Loja e emrit

Zgjedhja e një emri që t’ju pëlqejë të dyve është punë jo e lehtë, por nëse bini dakord në një emër vajze dhe jo djali, atëherë duhet të mendoni të blini gjëra rozë. Nëse është e vërtetë e kundërta, atëherë blijini bojëqielli.

Venat në sy

Tërhiqni poshtë qepallën e poshtme dhe kërkoni dy vena të kuqe. Nëse ato ndodhen në syrin tuaj të majtë, është djalë dhe anasjelltas.

Testi i unazës Vareni unazën e fejesës në një fije peri dhe tundeni mbi bark. Nëse ajo lëviz në formë rrethi, poshtë saj ndodhet në vajzë, nëse lëviz para-prapa, është djalë.

Gjumi

Nëse flini në anën tuaj të majtë, kjo mund të jetë shenjë se do të bëni djalë, nëse flini djathtas, është vajzë.

Rrahjet e zemrës

Nëse rrahjet e zemrës së fëmijës suaj janë më të shpejta se 140/minutë, atëherë do të bëni një vajzë të vogël. E kundërta, nëse janë nën 140.

Hudhra

Thuhet se një grua që është shtatzënë me vajzë mund të hajë hudhra dhe prapë të mos mbajë erën e saj. Nëse aroma e hudhrës del nga poret e saj, ajo është duke pritur djalë.

Soda e bukës Ky është testi i urinës më eksitues që keni bërë pas atij ku zbuluat se ishit shtatzënë! Vini nga dy lugë sodë në një gotë dhe shtoni urinën tuaj. Nëse nuk bën reaksion, tregon se është vajzë. Nëse bën shkumë, është djalë.

Parashikimi kinez Thuhet se kjo metodë është gjetur në një varr të vjetër mbretëror para 700 vjetësh, por disa thonë se kjo mënyrë është 90% e sigurtë. Ajo bazohet në moshën tuaj dhe në datën e ngjizjes, por duhet ta bësh me makinë llogaritëse, sepse është e ndërlikuar.

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix19 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix19 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar19 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar19 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix20 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook