Lidhu me ne

Radar

Ukraina ka gjetur në Krime “Thembrën e Akilit” të Rusisë

Nga Mark Galeotti

Ukraina ka gjetur në Krime “Thembrën e Akilit” të

Një ditë e re, dhe një tjetër depo armësh ruse e hedhur në erë. Sulmi i fundit, që këtë herë ndodhi në një depo municionesh pranë Majskoje në gadishullin e Krimesë, nxjerr në pah 3 aspekte të veçanta të kësaj faze të luftës, dhe shkallën në të cilën Kievi po i përshtatet asaj më shpejt dhe nënjë mënyrë efektive se sa Moska.

E para është që kundërsulmi i ukrainasve i paralajmëruar prej kohësh është deri më tani, më pak një përleshje ballore në terren, dhe më shumë për një përpjekje metodike për të goditur linjat ruse të furnizimit. Deri më tani, kjo ka ndodhur përmes sulmeve me raketa dhe raketa.

Edhe pse nëse është i vërtetë,  pretendimi i Moskës se sulmi në Majskoje u krye nga “diversantë”, do të përfaqësonte një qasje të re interesante. (Por edhe një siklet për forcat ruse të sigurisë, duke pasur parasysh se autorët e supozuar arritën të zhdukeshin pa lënë gjurmë).

Shprehja e vjetër se “amatorët studiojnë taktikat, ndërsa profesionistët studiojnë logjistikën” është veçanërisht e vërtetë për shkak të varësisë së ushtrive moderne nga furnizimi i vazhdueshëm me karburant, municione dhe të gjitha materialet e tjera që i duhen luftës së mekanizuar.

Për rusët kjo është “Thembra e Akilit”. Pasi ata janë të prirur të mbështeten tek disa qendra furnizimi më të mëdha dhe sa më afër vijës së parë të frontit që jetë e mundur, për të minimizuar distancat që duhet të përshkojë flota e tyre e kufizuar e kamionëve.

Tani që ukrainasit po përdorin jo vetëm raketa-hedhësit e rinj amerikanë HIMARS me raketat GMLRS shumë të sakta, por edhe një sërë sistemesh të tjera artilerie dhe raketash të dërguara nga NATO, pretendimi i Kievit se mund të godasë mjaftueshëm të gjitha linjat e furnizimit të Rusisë në jug, është më se i besueshëm.

Me shkatërrimin e dhjetëra rezervave të karburantit dhe municioneve, rusët duhet të mbështeten tani tek rezerva shumë më të vogla dhe më larg vijës së frontit. Kjo nuk është arsyeja e vetme pse javët e fundit kanë sjellë një rënie dramatike të sasisë së zjarrit të artilerisë në vijën e frontit, por sigurisht që është një nga kryesoret.

Meqë rusët janë mbështetur tek bombardimet masive për përparimet që kanë bërë, kjo e degradon seriozisht aftësitë e tyre sulmuese, si dhe aftësinë e tyre për të ndalur çdo kundërsulm të ukrainasve.

E dyta është se sa saktësia e sistemeve të armëve perëndimore që i janë dërguar Ukrainës, po përdoret më së miri falë të dhënave të sakta të shërbimeve sekrete, gjë që lejon shënjestrimin e shpejtë apo edhe në kohë reale. Në disa raste, duket se kjo është falë ndihmës perëndimore, me informacione nga satelitët spiunë dhe mbledhjen e inteligjencës teknike që i dërgohet në fshehtësi Kievit.

Pastaj është përdorimi i mirë i dronëve, skautëve të fshehtë në terren, apo informatorëve në mesin e popullatës që tani qëndron prapa vijës së frontit në zonën tashmë të pushtuar nga rusët. Pavarësisht përpjekjeve për të konfiskuar telefonat celularë të ushtarëve të tyre, dhe për të parandaluar rrjedhjen e informacionit të zbatueshëm, rusët po “notojnë kundër rrymës”.

Për shembull, një sulm raketor i kohëve të fundit mbi një seli të forcës mercenare Vagner në Popasna, u krye falë postimit të pakujdesshëm në mediat sociale të një gazetari pro-rus. Kur

ai ngarkoi në Telegram një foto që tregonte bazën dhe një shenjë në rruge, ai u dha pa dashje ukrainasve të dhëna për të identifikuar vendndodhjen e saj, në mënyrë që mund të shënjestrohejduke përdorur koordinatat GPS.

Së fundmi, sulmi nënvizon mesazhin që përçoi sulmi i javës së kaluar në bazën ajrore Saki:se Krimea është vërtetë në lojë në këtë luftë. Sigurisht, nuk ka të ngjarë të shohim se shpejti një sulm të drejtpërdrejtë ukrainas ndaj gadishullit të mbrojtur shumë rëndë.

Por paprekshëmeria e tij relative –  për shkak të bazave, aeroporteve dhe qendrave të shumta furnizimit – që gëzonte deri disa ditë më parë është tashmë një gjë që i përket së kaluarës. Nga ana tjetër, asnjë nga këto zhvillime surprizuese nuk sugjeron se është e pashmangshme një fitore e Ukrainës.

Është gjithmonë e rrezikshme që Rusia të konsiderohet e humbur. Por këto sulme nënvizojnëshkallën e madhe në të cilën ukrainasit po përshtaten më shpejt dhe më efektivisht se armiku i tyre, duke marrë sasi të mëdha ndihme ushtarake perëndimore dhe duke e përdorur atë në mënyra që maksimizojnë forcat e tyre, dhe ua mohojnë rusëve shfaqjen e forcës së tyre.

Kjo nuk është vetëm një çështje e numrit të madh të ushtarëve apo peshës së bombardimeve, madje as e taktikave dhe cilësisë së komandës. Është një luftë e imagjinatës dhe përshtatjes, dhe këtu ukrainasit kanë demonstruar sërish avantazhin e tyre.

/ “Spectator” – Përktheu Bota.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook