Lidhu me ne

Mix

Meghan Markle mendon të rikthehet në Instagram

Meghan Markle mendon të rikthehet në Instagram

Meghan Markle mendon të rikthehet në Instagram, pasi ka çaktivizuar llogaritë e saj për shkak të bullizmit. ‘Po rikthehem… në Instagram’,– tha ajo për ‘The Cut’ me ‘sytë e ndezur dhe djallëzore’, siç e përshkruan Allison P. Davis.

Meghan Markle mendon të rikthehet në Instagram

Dukesha e Sussex-it u detyrua të dorëzonte kontrollin e llogarive të mediave sociale, pasaportën e saj, si dhe aftësinë për të hapur postën elektronike apo edhe shumë aktivitete të tjera në dukje normale, pasi u fejua me Princin Harry në vitin 2017.

Meghan Markle mendon të rikthehet në Instagram

“Ishte rregull – një rregull i fortë për të kaluar nga ajo lloj autonomie në një jetë tjetër’,- shtoi Meghan. Davis shkroi më vonë se Markle  tha se “nuk ishte më e sigurt se do të kthehej në Instagram”. @KensingtonRoyal ishte si fillim profili i tyre dhe pastaj @SussexRoyal – ky i fundit u hoq përfundimisht pasi ajo dhe Harry u larguan nga familja mbretërore në vitin 2020 – por e gjeti veten në qendër të bullizmit të ashpër kibernetik.

Meghan Markle mendon të rikthehet në Instagram

Ne do t’i rishikojmë mediat sociale kur të jetë koha e duhur për ne – ndoshta kur të shohim angazhime më kuptimplote për të bërë ndryshime – por tani për tani kemi harxhuar shumë energji për të parë mundësinë se si të ndihmojmë”,- tha Harry gjatë një interviste në vitit 2021 me ‘Fast Company’.

Markle foli gjithashtu kundër rregullave të mediave sociale brenda familjes mbretërore duke pasur parasysh se mediat britanike shpesh shfaqnin tone raciste. “Ka, fjalë për fjalë, një strukturë”,– shpjegoi prezantuesja e podcast-it “Archetype” për ‘The Cut’ për postimin e fotove të dy fëmijëve të saj, Archie, 3 dhe Lilibet, 1. Meghan shtoi se nuk ka dëshirë të ndajë në rrjet foto të fëmijëve të saj, kur shikon që edhe për ta ka paragjykime raciste.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook