Lidhu me ne

Mix

Pse Leonardo DiCaprio ndahet nga të dashurat kur ato mbushin 25 vjeç

Pse Leonardo DiCaprio ndahet nga të dashurat kur ato mbushin 25 vjeçLeonardo DiCaprio

Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas katër vitesh së bashku.

Ylli i ” Wolf of Wall Street “, 47 vjeç dhe aktorja Never Goin’ Back , 25 vjeç janë të lidhur që nga janari 2018 dhe debutuan si çift kur u ulën së bashku në rreshtin e parë të Oscars në shkurt 2020, raporton People . DiCaprio ka pasur lidhje të famshme vetëm me modele nën 25 vjeç, dhe siç vunë në dukje shumë përdorues në “Twitter”, Morrone sapo festoi ditëlindjen e saj të 25-të në qershor.

Duke folur për Los Angeles Times në një intervistë të dhjetorit 2019, Morrone foli për diferencën e saj në moshë me DiCaprion, duke thënë në atë kohë, “Ka kaq shumë marrëdhënie në Hollywood – dhe në historinë e botës – ku njerëzit kanë diferenca të mëdha në moshë. Thjesht mendoj se çdokush duhet të jetë në gjendje të takohet me atë që dëshiron të takohet.”

Të dy ishin parë së bashku në fillim të këtij muaji. Në fundjavën e katër korrikut ata ishin bashkë në një plazh në Malibu. Në fillim të muajit gusht Morrone u pa në St.Tropez me nënën e saj. Dhe ata raportojnë se DiCaprio u pa për darkë me miqtë në Los Anxhelos javën e kaluar.

Pak kohë pasi Morrone mbushi 25 erdhi dhe ndarja e tyre. Ishin ndjekësit ata që vunë në dukje se Di Caprio-s i duken shumë të vjetra vajzat 25-vjeçare.

Por pse ndodh kjo? Një burim tha për New York Post: “Në kohën kur vajzat mbushin 25 vjeç, ato kërkojnë më shumë – kërkojnë të martohen. Kjo nuk është ajo që dëshiron Leo. Ai nuk dëshiron të krijojë familje dhe as të jetë ‘nën presion’ nga një femër lidhur me këto gjëra.

Orët fillojnë të numërojnë mbrapsht për një vajzë, që në momentin që takohet me DiCaprio-n. Nëse rritet në moshë, për disa vite do të marrë fund. Nëse afrohet shumë me aktorin, për disa vite do të marrë sërish fund.“, ka treguar burimi.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook