Lidhu me ne

Mix

Letra e Italo Calvino-s mbi abortin që çdo burrë duhet ta lexojë

Letra e Italo Calvino-s mbi abortin që çdo burrë duhet ta

Çështja e të drejtës për të abortuar është një nga temat që ngjallin më shumë debat. Disa e konsiderojnë të rëndësishme të drejtën e çdo gruaje për të zgjedhur, të tjerë mbrojnë të drejtën e çdo embrioni për të lindur. Muajt e fundit është rikthyer edhe më shumë në vëmendje pasi SHBA-të morën vendimin për të rrëzuar Ligjin Roe vs Wande, një ligj që lejonte abortin. Tashmë cdo shtet në SHBA do ta marrë vetë vendimin nëse do ta ndalojë apo lejojë abortin.

Italo Calvino ka shkruar një letër drejtuar burrave shumë vite më parë. Rreshta që do t`i bëjnë burrat ta kafshojnë gjuhën më shumë se njëherë para se të flasin mbi këtë temë.

Letra e tij për një burrë që shkroi një lajm ku dënonte abortin dhe e quante gabim atë.

I dashur Magris,

me shumë keqardhje lexova shkrimin tuaj me titullin “Të gabuarit”. Jam i mërzitur që e ke shkruar, por mbi të gjitha që e mendon ashtu.

Lindja e një fëmije ka kuptim vetëm nëse ky fëmijë kërkohet me vetëdije dhe lirisht nga dy prindërit. Përndryshe është një veprim shtazarak dhe kriminal.

Një qenie njerëzore bëhet e tillë jo vetëm nga kushtet biologjike, por nga një akt vullneti dhe dashurie nga ana e të tjerëve. Nëse nuk bëhet kështu, atëherë njerëzimi bëhet kështu siç është tani, një stallë.

Vetëm ata – burri dhe gruaja – të cilët janë 100% të bindur që kanë mundësinë morale dhe materiale jo vetëm për të rritur një fëmijë, por për ta mirëpritur atë dhe për ta dashur, kanë të drejtën të krijojnë; nëse jo, së pari duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mos konceptuar dhe nëse konceptojnë, aborti nuk është vetëm një domosdoshmëri e trishtueshme, por një vendim shumë moral që duhet të merret në lirinë e plotë dhe ndërgjegje.

Aborti është një gjë e frikshme. Në abort, ajo që masakrohet, fizikisht dhe moralisht, është gruaja; edhe për një burrë të vetëdijshëm çdo abort është një provë morale që lë gjurmët e tij, por sigurisht këtu fati i gruas është më në rrezik. Aq në rrezik saqë çdo burrë duhet të kafshojë gjuhën para se të flasë për këto gjëra. Jo njëherë, por tri herë.

*Italo Calvino, gazetar dhe shkrimtar italian. Calvino ka vdekur 38 vjet më parë, në 18 shtator të 1985-ës.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar9 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar9 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet9 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix9 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore9 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore1 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix1 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix1 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix1 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook