Lidhu me ne

Kritike

Bërtitës, uluritës, arrogantë, kërcënues, imponues, invadues, imamët e Kosovës të kallin tmerrin.

Sa më tepër klithin imamët e Kosovës, aq më tepër i zbulojnë sisët dhe i zvogëlojnë brekët çikat e Tiranës!

NGA EDISON YPI

Sa më tepër klithin imamët e Kosovës, aq më tepër

Imam Kosove

Sa më tepër klithin imamët e Kosovës, aq më tepër i zbulojnë sisët dhe i zvogëlojnë brekët çikat e Tiranës.


Nëse imamët e Kosovës do vazhdojnë të pëllasin nëpër minare, pas pak çikat e Tiranës dhe çikat e Prishtinës do ti zbulojnë krejt sisët dhe do ti flakin brekët.

Imamët, si qeflinj të thekur të sisëve dhe brekëve të çikave, ndaj këtyre zbulimeve dhe zvogëlimeve s’munden me nejt duarkryq; Sa më tepër i zbulojnë sisët dhe heqin brekët çikat, aq më tepër ulurijnë imamët.


Kush do ta fitojë vallë kampionatin me sisë që zbulohen, brekë që zvogëlohen, imamë që klithin, atë një Allah e di.


Mafja, korrupsioni, hajdutllëqet, dallaveret, atentatet, plagosjet, vrasjet, fukarallëku, mungesa e shpresës, mungesa e perspektivës, po ja ftohin Kosovën shqiptarëve të Shqipërisë.

Kosova e Prizrenit elegant, Pejës së çikave shalgjata, Mitrovicës së therur në mes, Prishtinës fantastike, pasulit madhështor, mirjelljes, qytetarisë, urtësisë, dhimbjes, vuajtjes, durimit, heroizmit, sakrificave, po bëhet çdo ditë e më e largët.


Imamat e Kosovës thonë se maca e zezë që të del para kerrit nuk ësht kurrnisen përpos bestytni, e frikën nuk duhet me ja pas macës, por tjerave sene, që i di Imami.


Gomarllëqet si këto fillimisht dukeshin episode sporadike.


Mirpo Imam pas Imami dhe broçkull pas broçkulle, rrëshqet në një gropë të thellë e të errët plot me çudira të papara dhe të padëgjuara, dhe interesimi për imamët të shtohet.
Të kërkosh në Internet “kompjuter”, Interneti bashkë me kompjuterat të sugjeron edhe tableta, laptopa, celulara, kamera, dhe të tjera.

Të kërkosh në Internet “Imam Kosove” gjen vetëm imam Kosove, asgjë tjetër.
Imami i Kosovës nuk ka të përafërt apo të ngjajshëm.


I vetmi i ngjajshëm me Imamin e Kosovës është Imami i Kosovës.


Tullat, tjegullat, kompjuterat, veshjet, të ngrënat, kondomat, vibratorët, ushqimet, janë gjithfarësh. Imamët e Kosovës jo. Imamët e Kosovës janë të gjithë identikë, krejt njësoj si çadrat e beduinëve në shkretëtirë.


Ngjajshmëria rrënqethëse e imamëve të Kosovës secili veç e veç dhe të gjithë bashkë, ta fut frikën.


Bërtitës, uluritës, arrogantë, kërcënues, imponues, invadues, imamët e Kosovës të kallin tmerrin.


Fjalori i njejtë, nervozizmi si i Hitlerit, gjestet si të Musolinit, deliri si i kurvit, fjalori i mjerë, Shqipja skandaloze, retorika idiote, deri edhe shëndeti i imamave të Kosovës, janë identikë. Ke parë njërin, i ke parë të gjithë. Ke dëgjuar njërin i ke dëgjuar të gjithë.

Nëse të ka marrë malli për uniformitetin dhe neverinë e Shqipërisë diktatoriale, shko se e ke të tërën në krismat e çartuna të predikimeve të Imamit të Kosovës.

Zëvendësoje për një moment në të folurën e Imamit të Kosovës; Muhametin me kurvin, xhaminë me Komitetin e Partisë, vetë Imamin me sekretarin e partisë, ata që e dëgjojnë Imamin me një “kolektiv punonjës” të ndonjë ndërmarrje shqiptare. Asnjë dallim, asnjë ndryshim, asnjë diferencë, asnjë distancë. Ngjajshmëria është perfekte; Me të gjitha ligësitë dhe egërsitë e saj, para syve të ka dalë zezona më e madhe njerëzore, vetë Ferri, Shqipëria e viteve ’70.


Për shqiptarët normalë, imami apo Hoxha, janë mëshirimi i urtësisë dhe përunjësisë.
Imami i Kosovës është e kundërta. Imami i Kosovës, tek predikon duket si një sekretar partie apo një operativ Sigurimi që po flet kërcënueshëm para një kopeje budallenjsh.

Imami i Kosovës flet për Allahun krejt njësoj si për kurvin, Stalinin, Leninin.
Imami i Kosovës bërtet, uluret, urdhëron, detyron, imponon, si diktator, si komisar ushtarak, si komandant burgu.
Imami i Kosovës deri edhe “çikat e mbuluara” i quan leperica, magarica, kurva, rruspia, për të vetmen arësye se kanë dalë shetitje me dy frajera.

Për imamin e Kosovës edhe nëna e çikës së Kosovës është një lepericë e magarisë, sepse nuk lejon çikën e vet me marr për burrë një si budallai që ajo vetë, nëna e çikës, ka marrë, por ndonji me pare, me biznes, me kerr.
Që çika duhet me përdor “mbulesën e zezë”, Imami i Kosovës e quan të padiskutueshme dhe të detyrueshme njëlloj si kurvi konsideronte “shallin e kuq” të pionierit.
Islamizmi si stalinizmi, xhamia si Komiteti Qëndror, imami si kurvi, hoxha si shefi i Sigurimit, janë tmerre dhe turpe që Kosova nuk i meriton.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook