Lidhu me ne

Mix

Nga rënia prej lartësisë te ngarja e makinës, çfarë fshihet pas 6 ëndrrave më të shpeshta që shohin njerëzit

E mbani mend ëndrrën e fundit që keni parë apo jeni nga ata njerëz që nuk shohin kurrë të tilla? Edhe pse mund të mos i mbani mend, është e provuar shkencërisht se të gjithë njerëzit shohin ëndrra gjatë gjithë jetës. Psikologu dhe eksperti i ëndrrave Ian Wallace, i cili ka interpretuar më shumë se 150 mijë ëndrra në më shumë se 30 vite praktikë, ka hartuar një listë me 6 ëndrrat më të frikshme dhe kuptimin e tyre.

1.Sikur rrëzoheni: Në qoftë se shikoni në ëndërr sikur rrëzoheni, me siguri po kaloni një moment jo shumë të mirë. Ndjesia e rrëzimit nënkupton që jeni i pasigurtë dhe nuk dini në ç’terren po shkelni.

2.Sikur fluturoni: Kjo ëndërr ka dy kuptime: a.Lartësia shpreh dëshirën për të patur situatën nën kontroll të vazhduesëhm, mund të bëhet fjalë për një gjendje në familje, shoqëri ose në marrëdhëniet personale; b.Kurse sipas interpretimit të dytë, personat shohin këtë lloj ëndrre duan ta lënë vetën të lirë dhe të përhumben në ajër.

3.Ëndërroni sikur ju ndjekin: Kjo është një nga ëndrrat më të zakonshme që shohin shumica e njerëzve. Në qoftë se ju ndodh të shihni vazhdimisht ëndrra të tilla do të thotë që keni frikë dhe po përpiqeni t’i shpëtoni një situate të vështirë.

4.Sikur hani: Ju ka ndodhur të shihni në ëndërr sikur zhyteni kokë e këmbë në frigorifer dhe më pas të jeni zgjuar më të rritur se kurrë ? Kjo ëndërr nuk ka të bëjë aspak me nevojën për t’u ushqyer, por nevojën për dashuri dhe mbështetje.

5.Sikur nuk gjeni banjën: E çuditshme, por kjo është një tjetër ëndërr shumë përcaktuese për një person. Banjoja në ëndërr përfaqëson udhëkryqin e ndjenjave dhe pamundësinë për të marrë vendimin e duhur.

6.Sikur i jepni makinës: Në qoftë se shihni vazhdimisht këtë lloj ëndrre, duhet të merrni nën kontroll timonin e jetës suaj. Kini kujdes shpejtësinë me të cilën merrni situata të ndryshme.

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar20 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar20 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet20 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix20 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore20 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore1 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix1 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix1 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix1 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook