Lidhu me ne

Mix

Karakteristikat e Akrepit / Si është një person i shenjës së Akrepit?

Si është një person i shenjës së Akrepit? 🙂

Si është një person i shenjës së Akrepit? :)

Edhe ata njerëz që nuk janë të fiksuar me horoskopin, me siguri që janë kuriozë dhe kanë lexuar për karakteristikat e shenjave. Linda Goodman, astrologia më e shitur sipas New York Times, ka bërë një përshkrim të detajuar të karakteristikave të çdo shenje të zodiakut.

Kush është Linda Goodman? Mary Alice Kemery e njohur ndryshe dhe si Linda Goodman, lindi në 9 prill 1925 dhe ndërroi në moshën 70 vjeçare, në 21 tetor 1995.  Ajo ka qënë e para astrologe në listën best seller të New York Times. Libri i saj Linda Goodman’s Sun Signs ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm dhe u pasua më vonë nga Linda Goodman’s Love Signs (1978) që gjithashtu u fut në listën e librave më të shitur nga New York Times, duke vendosur një rekord në këtë industri: 2.3 milion dollarë për të drejtat e autorit.

Karakteristikat e Akrepit 

Enciklopedia e përshkruan akrepin si një insekt që lëviz vetëm natën, që sulmon dhe paralizon prenë e tij me një helm të injektuar nga bishti i gjatë, i lakuar, i përdorur si për t’u mbrojtur, ashtu edhe për të sulmuar. Pickimi i tij ndonjëherë mund të jetë fatal. 

Njerëzit shpesh reagojnë dukshëm, kur dikush thotë se ai ose ajo ka lindur në nëntor, duke mërmëritur: “Oh, ju jeni një Akrep”- me një frikë të sinqertë ose me një frikë dhe admirim së bashku. Ndonjëherë nënqeshin dhe padyshim i referohen pasionit legjendar të Akrepave. Personave të shenjës së Akrepit, duhet t’u ketë ardhur në majë të hundës nga këto reagime ndaj shenjës së tyre. Megjithatë ata janë të pamëshirshëm dhe të rrezikshëm, apo jo? Gabim! Sepse kjo varet. Së pari, do të ishte më mirë të mësoni si ta njihni këtë shenjë.

Insekti Akrep pëlqen të lëvizë në fshehtësi. Falë natyrës së tij të mirë-kontrolluar, ai zakonisht e arrin këtë, por arrin të bëjë edhe disa lëvizje të shkurtra, të cilat ia bëjnë më të lehtë që të lëvizë i pazbuluar natën apo ditën. 

Së pari, shikoni sytë e një personi të shenjës së Akrepit. Ata mund të jenë jeshil, blu, kafe apo të zinj, por këta sy kanë një intesitet hipnotizues. Shumica e njerëzve ndihen të shqetësuar dhe këputen fizikisht nën vështrimin e qëndrueshëm të Akrepit. Ju duhet ta shkëpusni shikimin, që të prishni “hipnozën” dhe të shihni diku tjetër. Ai do t’ju ngulë sytë në çdo kohë. Ky është një tipar i pagabueshëm identifikues i personalitetit të njerëzve që udhëhiqen nga Plutoni. Sytë e Akrepit depërtojnë thellë te ty, duke hyrë në shpirtin tënd në mënyrë të pamëshirshme.

Së dyti, dëgjojeni të flasë. Toni mund të jetë si prej kadifeje të butë, i lëmuar, fjalimi i ngadalshëm dhe i matur, por ajo që ai thotë nuk ka ndrojtje brenda. Akrepi ka një ego totale. Ai e di çfarë është dhe çfarë nuk është dhe askush dhe asnjë gjë nuk mund ta ndryshojë. Fyerjet janë të papërfillshme për të dhe komplimentat nuk i bëjnë përshtypje. Ai ka nevojë për dikë që t’i tregojë veset dhe virtytet. Në rastin më të mirë, me qetësi do të jetë dakord me gjykimin tuaj, në rastin më të keq, do të dyshojë te motivet e tua. 

Herën tjetër kur të jeni me një grup kolegësh apo miqsh, hapni një bisedë rreth shenjave të astrologjisë. Përmendi faktin që, me pak praktikë, është e lehtë të dallosh shenjën e çdo personi. Kur dikush nga të pranishmit, ju vështron më një shikim hipnotizues dhe thotë me besim të madh: – ”Ti nuk mund ta dish se çfarë shenje jam unë!” – thuaji me bindje: – ”Ti je shenja e Akrepit”. Mund të jetë hera e parë që ai përplas qepallat, por vështrimi dobësohet vetëm për një çast, sepse ai do fitojë përsëri pamjen e ftohtë që mbante para se t’i vinit në dukje gjetjen tuaj. Nëse ju qëllon ndonjëherë të takoni ndonjë Akrep, që shmang vështrimin ose ul sytë kur ndihet në siklet, duhet ta shënoni si një rast të rrallë, po aq të veçantë sa një specie në zhdukje. Ka disa njerëz të lindur në nëntor, me influenca të mëdha planetare, që rrotullohen rreth kësaj shenje. Por ju duhet të mësoni për Akrepin tipik.

Shumica e njerëzve të udhëhequr nga Plutoni kanë fizik të fuqishëm. Tiparet e tyre janë dukshëm të mprehta dhe të tërhequra në mënyrë të qartë dhe hunda është mjaft e dallueshme, ndonjëherë në formën e sqepit. Zakonisht, ngjyra e fytyrës është e zbehtë, pothuajse e tejdukshme dhe vetullat janë të plota dhe zbresin deri te ura e hundës. Ka një vitalitet elektrizues në praninë e Akrepit që duket që së largu. Sado i qetë që mundohet të jetë ai, një forcë e tillë gjallëruese nuk mund të fshihet tërësisht. Shumica e Akrepave kanë flokë dhe sy të errët. Qetësia sipërfaqësore e karakterit të njerëzve që udhëhiqen nga Plutonit është krijuar më kujdes, që të fshehë natyrën e brendshme që i vlon.

Një zotërim i tillë i personalitetit duhet të jetë diçka për t’u patur zili. Nuk ka rëndësi sa i trazuar emocionalisht mund të jetë; ju rrallë do të shihni një Akrep ta reflektojë këtë në fytyrën e tij të ngrirë. Këta njerëz me krenari dhe me vetëdije praktikojnë një shprehje boshe në fytyrë. Ata i urdhërojnë tiparet e tyre të mbeten të palëvizshme dhe ato binden. Të rralla do të jenë rastet kur mund të shihni një Akrep të skuqur nga turpi apo të vrenjtur nga mërzitja. Buzëqeshjet janë të rralla, por të vërteta. Trupi ndjek të njëjtat urdhëra si fytyra. Nuk ndodh shpesh që të ketë lëvizje të pakontrolluara apo sjellje nervoze.

Personi i shenjës së Akrepit, nuk do të dridhet kurrë nga sikleti ose të fryhet nga krenaria. Reagimi është gjithmonë në minimum, sepse arti i Akrepit është të hetojë natyrën dhe motivet tuaja, duke mbetur vetë i padepërtueshëm.

Është e rëndësishme të keni parasysh se është një lloj i veçantë i Akrepit, i cili lëviz dhe flet mjaft shpejt dhe duket sikur ka një natyrë të hapur dhe miqësore. Shikoni thellë në sytë e tij dhe mendoni disa nga veprimet e fundit që ka bërë. Ai thjesht po luan duke e bërë bisedën të gëzueshme. Brenda, ai është po aq i ashpër dhe i vendosur, siç janë zakonisht njerëzit e udhëhequr nga Plutoni. Ndoshta ai është edhe një shkallë më shumë i rrezikshëm, duke qenë se maskimi i tij është më i mirë dhe ai ju bën për budallenj më lehtë. Jini vigjilentë me të gjithë Akrepat. Nuk po them se ata janë të këqinj. Vetëm që ata nuk janë naivë ose të butë si natyrë.

Nëse jeni njeri i ndjeshëm, mos kërkoni nga një person Akrep këshilla apo opinione, sepse do të merrni të vërtetën lakuriq, në mënyrë brutale. Ju e pyesni , ai përgjigjet. Akrepi nuk të bën komplimenta kot, për të fituar pikë apo aleatë. Kur ai thotë diçka të mirë për ju, vlerësojeni dhe të jeni të sigurt që është diçka e sinqertë. Madje ai do të bëjë gjithçka që t’ju ndihmojë, nëse ia kërkoni këtë. Mos besoni gjithçka që thuhet për egoizmin e Akrepave. Por edhe ata që kanë qejfmbetje me personat Akrep, tregohen të kujdesshëm dhe nuk i sfidojnë hapur. Akrepi tërheq admirues besnikë dhe të përkushtuar ose armiq ziliqar dhe të ligj.

Edhe një burrë apo grua në nivel mesatar që udhëhiqet nga Plutori, mund të ballafaqohet trimërisht me dhimbjet fizike, varfërinë apo dështimet, me një krenari dhe besim të plotë në aftësinë e brendshme, për të kapërcyer çdo goditje që i jep jeta. 
Akrepi është shumë besnik me miqtë. Disa prej tyre e tregojnë këtë besnikëri në kuptimin e vërtetë të fjalës, për miqtë, të afërmit apo të dashurit. Ushtari Akrepi hidhet menjëherë, instinktivisht, drejt plumbave, për të tërhequr shokun e tij nga fusha e betejës. Zjarrfikësi Akrep jep jetën e vet, për të shpëtuar fëmijën në ndërtesën që po digjet. Ndonjëherë duket sikur njerëzit e Plutonit, në mënyrë të pandërgjegjshme kërkojnë rrezikun, si një sfidë për fuqinë e tyre.

Akrepi nuk harron kurrë një dhuratë ose një mirësi dhe e shpërblen atë në mënyrë bujare. Nga ana tjetër, ai gjithashtu kujton gjatë një dëmtim ose një padrejtësi, por ka mënyra të ndryshme për të reaguar. Akrepi tipik do të rrijë zgjuar netëve derisa të gjejë mënyrën si të marrë hak. Ai mund të imitojë një akrep nate, i cili do të pickojë të tjerët, madje edhe veten e vet me thumbin vdekjeprurës vetëm për kënaqësinë e pastër të pickimit.

Panorama shëndetësore e Akrepave është tipike për natyrën e tij. Ai mund ta shkatërrojë trupin me teprimet, punët e vështira apo melankolitë. Akrepat rrallë sëmuren, por kur kjo ndodh, zakonisht është diçka serioze. Ata nuk mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë vetëm dhe natyrisht, ata dinë më shumë se mjeku dhe të gjitha infermieret. Fushat kryesore që sulmohen nga mikrobet dhe aksidentet janë organet riprodhuese, hunda, fyti, zemra, shtylla kurrizore, kurrizi, sistemi i qarkullimit të gjakut, këmbët dhe kyçet. Variçet dhe aksidentet në sport janë të zakonshme. Duhet të shmangin zjarrin, eksplozivët, tymin helmues dhe rrezatimin radioaktiv. Megjithatë, ju do të gjeni shumë prej tyre që kërkojnë profesione që mbartin rreziqe të këtyre llojeve.

Akrepi është thellësisht i interesuar për fenë, intensivisht kurioz për të gjitha fazat e jetës dhe vdekjes, i apasionuar pas çështjeve që lidhen me seksin dhe i tërhequr nga dëshira për reforma dhe ndryshime. Megjithatë, ai është gjithashtu i dedikuar në lidhjet e familjes dhe të dashurisë dhe në mbrojtje të fëmijëve dhe njerëzve më të dobët. Akrepi mund të jetë shenjtor apo mëkatar. Ai mund të eksperimentojë rreth mistereve më të errëta të Hadit, ose mund të jetë shumë i ashpër me blasfeminë dhe mëkatin. 

Akrepi është shumë posesiv për atë që beson se i takon atij, përfshirë edhe suksesin, por ambicia nuk eshtë asnjëherë e dukshme. Ai pret në heshtje mundësinë për të lëvizur përpara, duke e ditur se ai është i kualifikuar për pozicionin sipër tij, jo për atë që aktualisht është. Ai e merr kontrollin ngadalë, por me shumë siguri. Akrepi mund të bëjë pothuajse çdo gjë që dëshiron të bëjë. Nëse me të vërtetë e dëshiron atë, nuk do jetë më një ëndërr. Shumë prej njerëzve më të shquar në botë, në fushën e mjekësisë, janë të frymëzuar nga Plutoni për të shëruar si mendjen dhe trupin, për të diagnostikuar dhe trajtuar me njohuri të çuditshme dhe enigmatike.

Akrepi ka lindur duke i ditur sekretet e jetës dhe të vdekjes dhe me aftësinë për t’i zotëruar të dyja. Misteret e lashta magjepsin mendjen e tij brilante. Nga ndjeshmëria e fuqishme për natyrën e njeriut, dalin detektivë të shquar, kompozitorë të veprave të mëdha muzikore, vepra letërsie të thella dhe të përhershme, apo aktorë që performojnë me intensitet të pazakontë dramatik. Ndonjëherë ai jeton vetëm, pranë detit, i fortë dhe i qetë si dallgët. Ndonjëherë përballet me publikun, duke veshur maskën e qetësisë dhe kontrollit, për të fshehur dëshirën e madhe për të fituar. Ai mund të jetë një politikan apo një yll televiziv, një sipërmarrës ose një barist, por do të jetë në krye të gjithë konkurrentëve. Dhe do ta arrijë këtë kaq lehtë, sa do të duket sikur ishte rastësi, sesa vullneti i tij i fortë.

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Braktisi Italinë për Shqipërinë pas 30 vitesh, Beniada Nishani rrëfen arsyet

Modelja e njohur Beniada Nishani ka treguar se ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur së bashku me familjen u...

Aktualitet14 orë më herët

Një provokim pa shije në tarracën e një bashkie

Dom Gjergj Meta Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirorganizuar nga lobe...

Mix14 orë më herët

Nektarina apo pjeshkë? Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës

Pjeshkët dhe nektarinat janë dy varietete të së njëjtës specie. Ndryshimet midis këtyre dy varieteteve kanë të bëjnë sidomos me...

Radar14 orë më herët

Pasuese e Berishës? Argita e pranon: Jam gati të marr drejtimin e PD

Edhe pse tha se nuk ka asnjë plan konkret, Argita Malltezi u shpreh në A2 CNN se është e gatshme...

Radar14 orë më herët

“Pushteti i drejtësisë ishte marrë peng”, Spiropali: Opozita në mëngjes kërkon drejtësi nga SPAK, në darkë dalin poshtë ballkonit të Berishës

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, foli për Prokurorinë e Posaçme, duke e quajtur si diçka të re në...

Mix3 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix3 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix3 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix3 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Facebook