Lidhu me ne

Sport

Për herë të parë, Warriors kryesojnë renditjen e Forbes të skuadrave me vlerën më të lartë në NBA

Warriors Basketball Wallpapers - Top Free Warriors Basketball Backgrounds -  WallpaperAccess

Për herë të parë, Warriors kryesojnë renditjen e Forbes të skuadrave me vlerën më të lartë në NBA

Pas fitores së titullit të fundit, Golden State Warriors vijojnë të jenë skuadra lider në NBA. Jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në sferën financiare.

Sipas klasifikimit të fundit të Forbes, skuadra e Stephen Curry ka vlerën më të lartë në kampionat. Kështu prishet një magji, ku Los Angeles Lakers dhe New York Knicks kanë shkëlqyer për më shumë se dy dekada.

Warriors i marrin të gjitha

Në sezonin 2021-2022, vlera e Golden State Warriors kapërceu 7 miliardë dollarë, 25% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Ndër të tjera, skuadra e San Francisko gjeneroi të ardhurat më të larta (765 milionë dollarë) dhe të ardhurat më të larta operative (206 milionë dollarë) në historinë e NBA.

Por rekordet e Warriors nuk përfundojnë këtu. Kampionët kanë fituar dy herë më shumë nga sponsorizimet se çdo ekip tjetër, 150 milionë dollarë.

Podiumi

Falë këtyre shifrave, Warriors iu morën kryesimin nga renditja New York Knicks, ekipi me vlerën më të lartë në NBA në 6 sezonet e fundit, që tani renditet i dyti, me 6.1 miliardë dollarë. Podiumi mbyllet me Los Angeles Lakers të LeBron James (5.9 miliardë dollarë).

Shifrat e NBA

Sot, mesatarisht, vlera e ekipeve të NBA është 2.86 miliardë dollarë, 15% më shumë krahasuar me një vit më parë. Ky rezultat është mbresëlënës nëse merret në konsideratë që tregu i aksioneve ka rënë më shumë se 15% në të njëjtën periudhë.

Në sezonin 2021-2022, kampionati regjistroi të ardhura 10 miliardë dollarë dhe fitim 2.7 miliardë dollarë.
Këto shifra tregojnë se si NBA po rritet në nivelet e parapandemisë, e nxitur nga rikthimi i tifozëve në stadiume dhe nga sponsorizimet gjithnjë e më të pasura.

Hapi tjetër i kampionatit NBA do të jetë në sezonin 2025-2026, në të cilin do të nisë marrëveshja mediatike e radhës me ESPN dhe Turner Sports, nga e cila do të përfitojë dyfishin shifrës aktuale 2.66 miliardë dollarë.

1 | Golden State Warriors
Vlera: 7,1 miliardë
Të ardhurat: 206 milionë

2 | New York Knicks
Vlera: 6,1 miliardë
Të ardhurat: 155 milionë

3 | Los Angeles Lakers
Vlera: 5,9 miliardë
Të ardhurat: 115 milionë

4 | Chicago Bulls
Vlera: 4,1 miliardë
Të ardhurat: 135 milionë

5 | Boston Celtics
Vlera: 4 miliardë
Të ardhurat: 137 milionë

6 | Los Angeles Clippers
Vlera: 3,9 miliardë
Të ardhurat: 12 milionë

7 | Brooklyn Nets
Vlera: 3,5 miliardë
Perdite per 34 milionë

8 | Dallas Mavericks
Vlera: 3,3 miliardë
Të ardhurat: 143 milionë

9 | Houston Rockets
Vlera: 3,2 miliardë
Të ardhurat: 113 milionë

10 | Philadelphia 76ers
Vlera: 3,15 miliardë
Të ardhurat: 87 milionë

Forbes

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix23 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix23 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix23 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix23 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix23 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix24 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix24 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix24 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar24 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook