Lidhu me ne

Sport

Cristiano Ronaldo, kjo është periudha më e vështirë e jetës time!

Rrëfehet Ronaldo: Kjo është periudha më e vështirë e jetës time!

Rrëfehet Ronaldo: Kjo është periudha më e vështirë

Ndërsa përgatitet për t’u nisur në Kupën e Botës në Katar, të pestin në karrierën e tij dhe ndoshta të fundit, Kristiano Ronaldo ka plasur “bombën” në emisionin e Piers Morgan, që është një ndër intervistat më shpërthyese të tij. CR7-ta e quan këtë moment periudhën më të vështirë e jetës së tij, si në aspektin profesional dhe në atë personal.

RANGNIK- Në rikthimin e tij, ai ka pasur tre trajnerë deri tani që e kanë drejtuar. Së pari, ishbashkëlojtari i tij Solskjaer, i cili u shkarkua vetëm disa javë pasi Ronaldo u kthye, dhe për të ai nuk ka asgjë tjetër veçse respekt. Për dy të tjerët, Ralf Rangnik dhe trajneri i tij aktual, Erik ten Hag, ai ka disa gjëra për të thënë: “Nëse nuk je as trajner, si do të bëhesh shefi i Mançester Junajtid? As që kisha dëgjuar kurrë për të”, thotë Kristiano për Rangnik, i cili nuk kishte drejtuar një ekip futbolli prej më shumë se 10 vitesh.

KRITIKAT E RUNIT-Sa i përket disa prej kritikave të tij më të zhurmshme, siç është ish-shoku i tij i skuadrës Uejn Runi, i cili ka sulmuar publikisht Ronaldon për disa muaj dhe ka nxitur Junajtidin që të heqë dorë prej tij pasi mund të bëhet edhe një pengesë për titujt që kërkon të fitojë ekipi anglez. Kristiano thotë: “Nuk e di pse më kritikon kaq keq… Mbase sepse ai e ka mbyllur karrierën e tij dhe unë jam duke luajtur akoma në nivele të larta”. Më pas ai nënqesh dhe shton: “Unë nuk do të them se dukem më mirë sesa ai. Gjë e cila është e vërtetë…”.

HUMBJA E FËMIJËS-Në shtëpi, në prill, ai dhe partnerja e tij Georgina pësuan humbjen e padurueshme të djalit të tyre gjatë lindjes, një tragjedi zemër hyese, në të cilën motra binjake e djalit mbijetoi. Në një farë mënyre, ai gjeti forcën për të vazhduar të luante, i nxitur pjesërisht nga mbështetja mahnitëse që mori nga tifozët e klubeve rivale si Liverpul, ku turma këndoi “You’ll Never Walk Alone” në minutën e shtatë, numrin që mban Kristiano në fanellë. Ai pranon: “Nuk e prisja kurrë ta shihja këtë.” Çuditërisht, ai ishte më pak i mbështetur nga klubi i tij, të cilin ai e akuzon për mungesë “empatie”, veçanërisht kur vajza e tij tremuajshe u shtrua në spital në korrik dhe ai nuk mund të kthehej në kohë për stërvitjet parasezonale, sepse donte që të qëndronte me të. Ronaldo thotë se drejtuesit e lartë në “Old Trafford”, madje dyshuan në të kur ai shpjegoi pse nuk mund të kthehej, gjë që e bëri të ndihej “i lënduar” dhe “keq”.

ZHGËNJIMI I MADH-Pak më shumë se 14 muaj më parë, Ronaldo rinënshkroi në mënyrë sensacionale për Junaitedin, në një histori rikthimi, që mahniti dhe magjepsi botën e futbollit. Ai po shkonte drejt rivalëve të mëdhenj të Junajtidit, Mançester Sitit, kur një thirrje personale nga mentori i tij i madh dhe figura e babait, Sër Aleks Ferguson, e ktheu atë atje ku filloi. “Ndoqa zemrën time”, thotë ai duke rrahur gjoksin. “Ai më tha: ‘Është e pamundur për ty të vish te Mançester Siti’, dhe unë i thashë ‘Ok shef’.”

Ronaldo u trondit nga mungesa e përmirësimeve në ambientet e stërvitjes, nga pishina dhe palestra në kuzhinë (ushqyerja dhe dieta) dhe në teknologji. “Përparimi ishte zero,” psherëtin ai. “Që kur Sër Aleks u largua, unë nuk pashë asnjë përmirësim në klub. Asgjë nuk kishte ndryshuar.”, thotë Ronaldo që flet edhe për atë çka mendon Ferguson për situatën. “Ai e di më mirë se kushdo që klubi nuk është në rrugën që meriton të jetë. Ai e di. Të gjithë e dinë. Njerëzit që nuk e shohin këtë… është sepse nuk duan të shohin, ata janë të verbër.”

MË TEPËR

Mix29 minuta më herët

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës: a funksionon vërtet?

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas...

Mix30 minuta më herët

Dieta me magnez: çfarë duhet të hani për mëngjes!

Dieta me magnez është një dietë që po bëhet e popullarizuar në mesin e atyre që duan të humbin peshë...

Kioske33 minuta më herët

Ky duhet të ikë!

Belind Këlliçi, një zyrtar i Rithemelimit ka akuzuar sor kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, se ka ngritur një skemë të ngjashme...

Kryesore37 minuta më herët

Neritan Sejamini analizon deklaratat e Metës: Janë skandaloze, përfiton vetëm qeveria

Ilir Meta dhe Neritan Sejamini Në emisonin “Të paekspozuarit” analisti Neritan Sejamini u shpreh se mënyra se si flet ish-presidenti...

Mix39 minuta më herët

Koha fluturon, vajza e Tom Cruise dhe Kate Holmes bëhet maxhorene

Suri Cruise po feston moshën madhore. Paparaci ka kapur një foto të saj teksa shëtit me një shoqe. Në njërën...

Mix43 minuta më herët

Olivia Munn flet për betejën me kancerin e gjirit

Olivia Munn është duke detajuar diagnozën e saj të kancerit në fazën 4, e cila e çoi në një mastektomi...

Radar51 minuta më herët

Kim Jong Meta bën susta për krahët, “shërbëtorët” e tij mbajnë shënime

Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Çim Pekën. Para intervistës, ai ka publikuar një video nga zyra e vet....

Radar56 minuta më herët

Lulzim Basha: Rama e mund Berishën sa herë t’i dojë qejfi

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ftuar në News24, është shprehur se “problemi i Edi Ramës” është me të dhe...

Radar59 minuta më herët

Monika Kryemadhi konfirmon “ndarjen”: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën. Palë të treta kanë hyrë në jetën tonë

Në përfundim të intervistës për “Opinion” gjatë së cilës Monika Kryemadhi foli për ngjarjet brenda Partisë së Lirisë, sulmet e...

Radar22 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Facebook