Lidhu me ne

Mix

Augsburg, një nga qytetet historike më të vjetra të Gjermanisë që ia vlen ta vizitoni

Augsburg 2022 Top Things to Do - Augsburg Travel Guides - Top Recommended  Augsburg Attraction Tickets, Hotels, Places to Visit, Dining, and  Restaurants - Trip.com

Augsburg, një nga qytetet historike më të vjetra të Gjermanisë që ia vlen ta vizitoni

Augsburgu është qyteti i tretë më i madh në shtetin gjerman të Bavarisë (në rajonin e tij kulturor Swabian). Aty mund të shkoni fare lehtë nga kryeqyteti rajonal i Mynihut dhe sot është më shumë një qytet universitar.

Por, Augsburgu është gjithashtu një nga qytetet historike më të rëndësishme të Gjermanisë. Ai daton që nga epoka e romakëve dhe dikur ishte një nga qytetet më të dalluara në të gjithë Europën.

Për të vizituar Augsburgun mjafton një ekskursion njëditor nga Mynihu, ose, edhe më mirë akoma, ky qytet duhet të jetë një nga atraksionet kryesore nëse bëni një itinerar udhëtimi në Gjermaninë jugore.

Pjesa më e madhe e asaj që konsiderohet si tipike gjermane vjen kryesisht nga Gjermania jugore, ku Augsburgu është një nga qytetet më të vjetra dhe më të njohura.

Historia e lashtë e Augsburgut, nga qytetërimi romak deri në epokën e Rilindjes

Ka vetëm pak qytete në Gjermani të cilat janë më të vjetra sesa Augsburgu (ndoshta, qytetet më të vjetra janë Neuss, Trier, Këln dhe Xanten).

Ky qytet u themelua nga romakët në vitin 15 para Krishtit, në bashkimin e lumenjve Lech dhe Wertach. Atëherë, ai njihej me emrin Augusta Vindelicorum (në nder të perandorit romak Augustus).

Në vitin 120 pas Krishtit, ai ishte kryeqyteti administrativ i provincës romake të Raetia. Më vonë, ky qytet u pushtua nga Hunët në shekullin X pas Krishtit. 

Gjatë Mesjetës dhe deri në epokën moderne (nga viti 1276 deri në vitin 1803), ai kishte statusin e Qytetit të Lirë Perandorak.

Në shekullin XVI, Augsburgu ishte një nga qendrat dominuese të kapitalizmit të hershëm, i cili gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm gjatë periudhës së Reformimit. Ai ishte një nga qytetet më të shquara gjermane në epokën e Rilindjes.

Që nga viti 2019, Sistemi i Menaxhimit të Ujit në Augsburg është renditur si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, falë kanaleve dhe kullave të tij unike mesjetare.

Pse ia vlen të vizitohet Augsburgu dhe çfarë mund të shihni aty

Sot, Augsburg është një nga qytetet më të mira historike për t’u vizituar në Gjermani dhe ndodhet në Rrugën Romantike të Gjermanisë (Romantishe Strasse), i cili njihet si itinerari kryesor i udhëtimit rrugor në Gjermaninë jugore.

Rruga Romantike përfshin shumë nga peizazhet tipike gjermane dhe disa qytete historike. Ai është një qytet i Rilindjes i cili duhet vizituar me patjetër.

Gjëja më e mirë që mund të bëni në Augsburg është të zbuloni qytetin e vjetër historik duke shëtitur në këmbë. Nëse koha e udhëtimit tuaj përkon me festat e fundvitit, duhet të vizitoni tregun e famshëm të Krishtlindjeve atje.

Ka shumë ture të organizuara në qytet të cilat mund t’i konsideroni. Ai njihet edhe si kryeqyteti i rajonit kulturor gjerman të “Swabia”.

Vendet e famshme në Augsburg:

-Fuggerei – Kompleksi më i vjetër social në botë 

-Teatri i Kukullave i Augsburgut

-Muzeu i Brechtit dhe i Mozartit 

-Bashkia e Rilindjes dhe Maximilianstraße 

-Muret e qytetit, rampat dhe portat e tij

-Manastiri i Ulrich dhe Shën Afras 

Augsburg është vetëm pakashumë një orë larg me makinë nga Mynihu dhe vetëm rreth 30 minuta me tren. Pra, është një ide e mrekullueshme për të bërë një udhëtim ditor këtu për të gjithë ata që vizitojnë Mynihun.

Augsburg Fuggerei – Kompleksi më i vjetër i banesave publike në botë

Fuggerei është i famshëm për faktin se është kompleksi më i vjetër i banesave publike në botë, i cili vazhdon të përdoret edhe sot e kësaj dite. Ai u themelua në vitin 1516 (pra, një ndërtesë mbi 500 vjeçare) nga Jakob Fugger i Riu.

Dinastia e Fuggerit ishte një familje e shtresës së lartë borgjeze në Gjermani, të cilët ishin bankierë tepër të shquar të asaj kohe, madje aq të rëndësishëm sa kontrollonin pjesën më të madhe të ekonomisë europiane gjatë shekullit XVI.

Jakob Fugger themeloi Fuggerei si një vend për qytetarët në nevojë të Augsburgut. Ai është përshkruar si një qytet brenda qytetit. Ky kompleks u zmadhua duke arritur në total 67 ndërtesa, 142 rezidenca dhe një kishë.

Portat e qytetit mbylleshin natën, njësoj si në qytetet e tjera mesjetare, dhe ato vazhdojnë të mbyllen edhe sot, çdo ditë, në orën 22:00. Banorët që mbërrijnë pas këtij orari duhet të paguajnë rojën rreth 50 cent për të hyrë në qytet.

/ The Travel

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Donald Trump e pranon: Kam dalë në publik me fjalim të përgatitur nga Inteligjenca Artificiale, ishte shumë i mirë

Donald Trump ka treguar se një fjalim që ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë president, e ka riprodhuar nëpërmjet...

Mix1 ditë më herët

Vila ku kanë jetuar Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton del në shitje, pamjet madhështore

Ka prona që mishërojnë histori, si për shembull vila në Georgetown, Washington, e ndërtuar rreth vitit 1891, ku kanë jetuar...

Mix1 ditë më herët

Jessica Alba tregon sekretin për një martesë të lumtur

Pas 16 vjetësh martesë, Jessica Alba ka mësuar një ose dy gjëra si të mbajë gjallë marrëdhënien dhe harmoninë me...

Mix1 ditë më herët

George dhe Amal Clooney po shkojnë drejt divorcit?

Martesa e George dhe Amal Clooney po merr fund? Burimet raportojnë se aktori 63-vjeçar dhe Amal Clooney janë nën presion...

Mix1 ditë më herët

Nisur nga Pamela Anderson: Pse duhet t’i flasësh vetes para pasqyrës?

GETTY IMAGES Pamela Anderson ka publikuar librin e saj me kujtime “Love, Pamela” dhe dokumentarin në Netflix “Pamela, A Love...

Mix1 ditë më herët

Fruti më i mirë që ju ndihmon të keni një bark të sheshtë!

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga...

Mix1 ditë më herët

Ariana Grande “bën paqe” me Scooter Braun?

Ariana Grande do të vazhdojë të punojë me Scooter Braun dhe kompaninë e tij  Hybe – më pak se një...

Mix1 ditë më herët

Bebe Rexha shpërthen kundër G-Eazy: “Dështak mosmirënjohës”

Bebe Rexha ka shpërthyer kundër ish-bashkëpunëtorit të saj në hitin “Me, Myself & I”, G-Eazy, duke e quajtur “dështak mosmirënjohës”....

Mix1 ditë më herët

Nicole Kidman konfirmon vazhdimin e “Practical Magic”

Nicole Kidman konfirmoi zyrtarisht se ajo dhe Sandra Bullock po kthehen për një vazhdim të “Practical Magic”. Aktorja e “Big...

Mix1 ditë më herët

Kate Middelton njofton daljen e parë publike pas diagnostifikimit me kancer: Po bëj përparim me kurimin e sëmundjes

Pas diagnostifikimit me kancer disa muaj me pare, Princesha e Uellsit, Kate Middelton, njoftoi sot se po “përparon” në rrugën...

Facebook