Lidhu me ne

Mix

Si i fitojnë paratë Meghan Markle dhe Harry?

Princi Harry dhe Princi Andrew kishin veshje civile në funeralin e Mbretëreshës

Hoqën dorë nga privilegjet mbretërore, si i sigurojnë paratë Meghan dhe Harry?

Episodet e para të një seriali që në fokus ka Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it, Princin Harry dhe Meghan Markle, do të transmetohen në Netflix nisur nga dita e sotme.

Çifti nuk merr më para nga Familja Mbretërore dhe një pjesë të madhe të të ardhurave i fiton tashmë nga marrëveshjet tregtare.

Por përse hoqën dorë Harry dhe Meghan nga privilegjet mbretërore?

Duka dhe Dukesha e Sussex-it u larguan nga familja mbretërore në janar të vitit 2020. Ata bënë të ditur se ishin të “lodhur” nga ndërhyrja e medias dhe të zhgënjyer që Pallati Buckingham i kishte ndaluar të çonin përpara markën e tyre “SussexRoyal” .

Harry mbeti Princ dhe çifti mbajti titujt e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, por nuk trajtohen më si Lartësia e Tij/Saj Mbretërore.

Harry, gjithashtu, hoqi dorë nga titujt e tij ushtarak, dhe për këtë arsye nuk veshi uniformë në funeralin e mbretëreshës Elizabeth.

Si i fitojnë paratë Meghan dhe Harry?

Kompania mediatike e tyre, Archewell Productions, po bën një sërë programesh për Netflix, një marrëveshje që mendohet të ketë një vlerë prej dhjetëra miliona dollarësh.

Archewell gjithashtu bën podkaste për Spotify, duke përfshirë serinë Archetypes për gratë e famshme.

Për shembull, Harry dhe Meghan bënë një intervistë me prezantuesen amerikane Oprah Winfrey në mars 2021, por thanë se nuk ishin paguar për të.

Libra

Meghan botoi një libër për fëmijë të quajtur The Bench në 2021, ndërsa autobiografia e Harry-t, Spare do të publikohet, më 10 janar 2023.

Sipas marrëveshjes, shtëpia botuese Penguin Random House do të bëjë dy donacione me vlerë 1.5 milionë dollarë dhe 300.000 £ për organizatat e bamirësisë Sentebale dhe WellChild.

William dhe Harry morën pjesën më të madhe të pasurisë prej 13 milionë paundësh të mbetur, kur nëna e tyre, Princesha Diana, vdiq në vitin 1997.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook