Lidhu me ne

Radar

Ron DeSantis kryeson ndaj Donald Trump me 5 pikë në përplasjen e mundshme në primare

Guvernatori republikan Ron DeSantis kryeson ndaj ish-Presidentit Donald Trump me pesë pikë në një ndeshje të mundshme paraprake në primaret e republikanëve të vitit 2024, sipas një sondazhi të Yahoo News/YouGov të enjten.

Nëse zgjedhjet paraprake do mbaheshin sot, 47 për qind e votuesve të regjistruar republikanë do mbështesnin DeSantis, ndërsa 42 për qind thanë se do mbështesnin Trump.

Sipas sondazhit të YouGov, DeSantis ka humbur 13 pikë në javët e fundit në mbarë vendin. Sondazhi i YouGov nga mesi i nëntorit tregon se DeSantis kryesonte me 18 pikë (51-33 përqind).

Kur votuesit u pyetën asokohe: “Nëse zgjedhjet presidenciale republikane në shtetin tuaj në vitin 2024 për president do mbaheshin sot, për kë do të votonit?”. Trump kryesoi ndaj DeSantis me pesë pikë (35-30 përqind), shkruan Breitbart.

Të anketuarit u pyetën gjithashtu: “Kush mendoni se ka një mundësi më të mirë për të fituar zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024 për president?” Republikanët e vlerësuan Trumpin me një mundësi më të madhe për të fituar presidencën sesa një tjetër republikan (48-38 përqind).

Kur sondazhi bëri të njëjtën pyetje konkretisht midis Trump dhe DeSantis, 46 përqind e republikanëve thanë se Trump. 41 për qind thanë DeSantis.

DeSantis nuk ka njoftuar nëse do të kandidojë për president. Por pas rizgjedhjes së tij guvernator me gati 20 pikë më shumë se rivali demokrat në zgjedhjet afatmesme nëntor, shumë kanë spekuluar se ai mund të kandidojë për president.

Pas zgjedhjeve afatmesme, Trump njoftoi se do të kandidojë për president.

Sondazhi u krye nga 1 deri më 5 dhjetor 2022, mes 1635 të rriturve.

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix3 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix3 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix3 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix3 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix3 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix3 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix3 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix3 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix3 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook